Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 28-12-2020, 00:57:54 »

Kufiri i fundit nuk është hapësira: Është vetë Toka. Ne kemi dërguar njerëz në Hënë, robotë në Mars dhe sondën hapësinore “New Horizons”5.3 miliardë km nga Toka për të shkrepur foto nga Plutoni, ndërsa vetëm 6400 km nën këmbët tona, nxehtësia dhe presioni i padepërtueshëm e bëjnë qendrën e Tokës të paarritshme nga njeriu.

Por shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë se çfarë ka brenda Tokës, përfshirë kristalet e gjelbra të ullirit dhe një det prej hekuri të shkrirë. Ata e kanë bërë këtë duke studiuar meteoritët, shpërthimet vullkanike dhe valët sizmike që shkaktojnë tërmetet.

“Ne shkojmë dhe eksplorojmë planetë të tjerë. Por në shumë mënyra, hyrja në brendësi të Tokës për të kuptuar se çfarë ka aty është teknologjikisht më e vështirë sesa të shkosh në hapësirë”-thotë Vedran Lekiç, sizmolog në Universitetin e Merilend.

Toka ka 4 shtresa kryesore koren, mantelin, bërthamën e jashtme dhe atë të brendshme, së bashku me zonat e tranzitit midis këtyre shtresave. Bota që ne njohim shtrihet në pllakattektonike që përbëjnë koren e Tokës, e cila ndryshon në trashësi nga 4.8 mbi 64 km.

Nën kore qëndron manteli, shtresa shkëmbore që përbën 84 për qind të vëllimit të Tokës. Shkëmbinjtë në mantelin e sipërm janë të nxehtë e të bardhë. Por nëse mund të ftohen në temperaturën e dhomës, ata do të jenë ngjyrë jeshile si ulliri falë mineralit olivinë.

Nën mantelin shkëmbor, ekziston një bërthamë e jashtme prej hekuri të lëngshëm dhe pak nikel, që rrethon një bërthamë të brendshme prej hekuri të fortë,dhe që përbën rreth 70 për qind të madhësisë së Hënës. Qendra e Tokës është po aq e nxehtë sa sipërfaqja e Diellit, rreth 5420 gradë Celcius, me një presion të tillë që i bën forcat shtypëse në fundin e oqeanit të duken si një lojë fëmijësh.

Por ne nuk kemi qenë në asnjë nga këto vende brenda Tokës. Nuk i kemi parë ato, dhe as kemi dërguar kamera apo sonda për të sjellë shembuj të hekurit të ndezur si prush qymyri. Atëherë, si mund t`a dimë se çfarë ka atje?Kur pllakat tektonike që përbëjnë koren e Tokës lëvizin drejt njëra-tjetrës, ato nganjëherë përplasen dhe thyhen.

Kjo thyerje, së bashku me valët e energjisë që krijohen quhet tërmet. Valët sizmike të lëshuara, që janë valët zanore shumë të ulëta,që mund të dëgjohen nga veshi i njeriut, udhëtojnë shumë larg burimit të thyerjes, dhe mund t’u tregojnë shkencëtarëve kur dhe ku ka ndodhur një tërmet.

Zbulimi i valëve sizmike nuk është i ri. Shkencëtari kinez Zhang Heng ndërtoi një sizmometër të hershëm gati 2.000 vjet më parë. Por në vitin 1889, një studiues gjerman afër Berlinit zbuloi një tërmet. Por kishte një problem:Atë ditë nuk kishte asnjë tërmet aty afër. Rezultoi se kishte qenë një tërmet në Japoni, dhe valët e tij sizmike arritën në Gjermani pas  më shumë se 1 orë pasi ai ndodhi.

Ai moment shënoi një pikë thelbësore në sizmologjinë moderne. Lekiç e krahason sizmologjinë me mënyrën se si ne përdorim rrezet X për të parë brenda trupit të njeriut. “Ne nuk mund të dërgojmë rrezet X nëpër brendësinë e Tokës, pasi ato nuk do ta mbërrinin dot deri në fund. Në vend të tyre, ne përdorim valët sizmike”- thekson Lekiç.

Tërmetet dërgojnë dridhje në të gjithë planetin tonë, dhe ato udhëtojnë nëpër botë në mënyra të ndryshme. Sizmometrat që i regjistrojnë këto dridhje, mund të na japin një lloj panorame të asaj që është poshtë nesh. Lekiç thekson:“Ne mund të përdorim modelimin kompjuterik, për të provuar të hartojmë imazhe të asaj që gjendet brenda Tokës, dhe ato na tregojnë në thelb se sa shpejt udhëtojnë valët sizmike nëpër pjesë të ndryshme të Tokës”.

Sizmologët interpretojnë të dhëna nga tërmetet, dhe madje simulojnë aktivitetin sizmik me shpërthime të ndryshme. Puna e tyre ka treguar se brendësia e Tokës ka shtresa të ndryshme. Në disa prej tyre valët sizmike kalojnë më lehtë se në gjithë të tjerat.

Ndërkohë Endrju Kampbell, fizikan i mineraleve në Universitetin e Çikagos, thotë se ka kufizime kimike astronomike dhe kozmike,në përpjekjen për të kuptuar se cilat janë blloqet e mundshme ndërtuese të planetit tonë. Në thelb, shpërndarja e elementeve në Tokë duhet të përputhet përafërsisht me elementët e pranishëm tek meteoritët dhe Dielli.

Kjo pasi reaksionet kimike brenda yjeve, prodhojnë elementet që përbëjnë planetët si Toka.

“Unë them se bërthama e Tokës është prej hekuri në formë të ngurtë, dhe jo nga ndonjë element tjetër i rëndë”- thotë Kampell. Dhe sizmologjia na tregon në fakt se Toka ka një bërthamë të fortë dhe të dendur.

Megjithëse shkencëtarët nuk kanë zbuluar një mënyrë për të udhëtuar në qendër të Tokës, bashkëpunimi midis këtyre disiplinave të ndryshme është thelbësor për të kuptuar se çfarë qëndron poshtë këmbëve tona. / Discover – Bota.al
Postuar nga: M A X
« ne: 21-01-2020, 20:19:06 »

 

Shkenca ka përparuar në nivele shumë të larta, përsa i përket çështjeve të planetit tonë dhe gjithçka rreth universit.

Por, ekzistojnë disa detaje rreth Tokës që mund t’u kenë “shpëtuar”, apo i mbajnë të fshehta. Sot po paraqesim 9… fakte të pabesueshme që ndoshta nuk i dinit për planetin tonë.

Kanë kaluar shumë vite, ndoshta shekuj që kur u braktis ideja se Toka është e sheshtë, si dhe koncepti se gjithkush nga ne tashmë dimë gjithçka rreth plantit tonë.

Por, jeni të sigurt se dini gjithçka për Tokën?

Atëherë:

1. Toka nuk është e rrumbullakët!

Nëse Toka është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një “gungë” rreth meridianit për shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit është 3.963.34 milje.

2. Emërtimi “Earth” vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.

Të gjithë plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta, veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone Erda, që do të thotë “tokë, arë etj.” dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare. Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka këtë elementë të çmuar.

3. Dita nuk ka 24 orë!

Njerëzit vazhdojnë të thonë se nuk… kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të vendndodhjes së tij në orbitë.

4. Toka është planeti i vetëm me pllaka tektonike!

Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka tektonike të cilat transferohen në drejtime të ndryshme, deri në 4 inç për vit.

Kur përplaset njëra pllakë tektonike me tjetrën, sipas teorisë, krijohen male, ndërsa kur largohen nga njëra-tjetra, krijohen lugina.

5. Toka ka një planet binjak që quhet “Hyjnor”!

Shkencëtarët besojnë tashmë se dikur nuk kishim vetëm në orbitë rreth diellit. Toka kishte një planet “binjak” me madhësinë e Marsit, që quhej “Hyjnor” dhe ishte 60 gradë, qoftë para apo pas planetit tonë. Por, para 4.533 miliardë vite dritë, ky planet u përplas me Tokën. Pjesa më e madhe e këtij planeti u bashkua me Tokën, ndërsa pjesa e mbetur krijoi Hënën.

6. Misteri i orbitës perfekte të Hënës!

Duhet theksuar se ekzistojnë disa gjëra të cilët nuk njihen, si për shembull, qendra e Hënës është 6.000 këmbë më pranë Tokës, gjë që do i shkaktonte më shumë paqëndrueshmëri, por orbita e saj është thuajse perfekte.

Hëna mbulohet nga një pluhur i cili mban erë baruti, edhe pse përbëhet nga materiale të ndryshme. Gjithashtu, ndërsa nuk ekziston “anë e errët” e Hënës, forca e gravitetit të Tokës, e bën hënën të ngadalësojë në mënyrë të atillë saqë Hëna të rrotullohet vetëm një herë gjatë gjithë muajit, ndaj dhe ne shikojmë gjithnjë vetëm njërën anë të Hënës.

Madje ekziston një koiçidencë, që Dielli është 400 herë më i madh se Hëna, por 400 herë është Hëna më e vogël se Toka, dhe të duket në hapësirë si të kenë të njëjtën madhësi.

7. Më shumë se 90% e oqeaneve vijon të mbetet e paeksploruar!

Ndoshta mund të dimë shumë rreth Hënës dhe Marsit, por e vërteta është se sapo kemi filluar të hulumtojmë dhe të eksplorojmë oqeanet e pafund. Deri më sot është hulumtuar vetëm 10% e oqeaneve të pafund. Oqeanet disponojnë 97% të ujit të globit dhe 99% të botës së kafshëve. Janë zbuluar vetëm 212.906 specie të ndryshme detare, kurse parashikohet që të ekzistojnë 25 milionë akoma specie të cilat nuk janë zbuluar ende.

8. Temperatura më e ulët që është regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte -89.2 °C

Antarktida është rajoni më i ftohtë i planetit tonë. Temperatura më e ulët natyrale që është regjistruar ndonjëherë arriti -89.2 °C, u shënua nga stacioni i Vostokut në Antarktidë më 21 qershor 1983. Përkundër, temperatura më e lartë u regjistrua në 13 shtator 1922 në El Azizia të Libisë, ku termometri shënoi 57 °C.

9. Lartësia me e madhe e Tokës nuk është Everesti!

Është e vërtet se është njëri prej maleve (alpeve) më të njohura në botë dhe është 8.848 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si Maja e Tokës. Megjithatë, duke marrë parasysh se Toka nuk është tërësisht e rrumbullakët në formë perfekte, çdo gjë që është pranë meridianit është shumë më pranë yjeve. Kjo do të thotë se edhe pse malet Chimborazo në Ekuador janë vetëm 6.268 m mbi nivelin e detit, por pikërisht ngaqë ndodhen sipër një “fryrje” janë shumë më larg qendrës së Tokës, pra shumë më pranë yjeve dhe shumë më lartë se Everesti.
https://faktoman.com/2018/07/19/9-fakte-te-pabesueshme-per-token-2/