Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 24-11-2020, 00:09:04 »

Sipas perllogaritjeve me te reja Apophis mund jete me te vertete kercenues per Token. Per shkak te ashtuquajturit Jarkowski-Effect, sipas te cilit trupa qiellore sikurse ky asteroid, per shkak se ngrohen nga rrezet e diellit vetem ne disa pjese te vecanta te siperfaqes se tyre, dhe si rezultat shkaktohet nje rrezatim termal vetem ne nje ane, qe si rezultat mund te shkaktoje levizje shume te lehta nga orbita qe ka aktualisht. Keto levizje nga orbita jane shume te vogla, por qe me kalimin e viteve behen te medha dhe te konsiderueshme. Keshtu Apophis me 13 prill 2029 me nje probabilitet prej 2.7% mund te jete ne te njejten orbite me Token, duke sjelle dhe perplasjen me te. Edhe ne vitet 2036 dhe 2068 orbita e ketij asteroidi mund t'i afrohet rrezikshem asaj te Tokes.
 

Postuar nga: M A X
« ne: 02-01-2010, 13:56:26 »

Toka eshte e kercenuar nga nje asteroid gjigant, i cili duhet shkaterruar para perplasjes.

Keshtu thote per Fox News, shefi i Agjencise Hapesinore Ruse, Anatoly Perminov, sipas te cilit perplasja e asteroidit me planetit mund te ndodhe te dielen e Pashkeve, te vitit 2036.

Kercenimi hapesinor ka nje emer: Apophis, prej Zotit antik te Egjiptit Apofi, i quajtur ndryshe "Shkaterruesi".

Ekzistenca e trupit qiellor eshte vene re nga studiuesit prej vitit 2004.

Fillimisht astronomet perllogariten nje mundesi 1 ne 37 mije te perplasjes me Token, me pas ne 1 ne 45 mije, ndersa ne tetor NASA e reduktoi ne 1 me 250 mije probabilitetin e  perplasjes se Apophis me Token.

Por Perminov thote se asnje hipoteze nuk duhet hedhur poshte, madje pritet qe ne vitin 2029 asteroidi do te jete aq prane Tokes sa do te mund te shihet me sy te lire per 7 vite me radhe, derisa te perplaset me planetin tone.

Per kete motiv, ruset do te organizojne nje samit nderkombetar per te pare nese duhet derguar nje anije hapesinore per te shkaterruar Apophis. /top channel/
Postuar nga: M A X
« ne: 10-10-2009, 11:33:39 »

Asteroidi “Apophis” eshte me pak kercenues per Token.

Pas nje rillogaritjeje te trajektores se tij ne “Jet Propulsion Laboratory” te NASA-s, eshte zbuluar se mundesite qe trupi qiellor te bjere mbi planetin tone ne 13 prill te 2036-es ka zbritur nga 45 mije, ne 4 ne 1 milion.

Rezultati eshte nje fryt i shume muajve vezhgimesh kryesisht te kryera nga nje grup astronomesh te Universitetit te Hawait te cilet kane perdorur teleskope 2.2 metra duke llogaritur rrugen e asteroidit.

Kur “Apophis” u zbulua ne 2004-en ishte llogaritur nje mundesi prej 2.7 perqind qe te perplasej me Token ne 2029, por vezhgime te metejshme nxorren perfundimin se do te mberrinte tek ne ne 13 prill te 2036-es ne nje distance prej 29450 kilometra nga siperfaqja e Tokes.

TOP CHANNEL