Astronomia - Çfarë na pret në 50 vite - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Astronomia - Çfarë na pret në 50 vite

Astronomia - Çfarë na pret në 50 vite

· 1 · 589

  • Postime: 27931
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-12-2011, 14:58:31
Astronomia/Çfarë na pret në 50 vite

Në shekullin e fundit, astronomia ka qenë një prej sektorëve më pjellorë të kërkimit. Falë përparimeve teknologjike, jo vetëm njeriu shkoi në Hënë, por ka arritur të kolonizojë me satelitë dhe anije kozmike hapësirat fqinje me planetin e tij dhe tani përgatitet për të shkuar drejt Marsit. Nga pikëpamja teorike, teleskopë të rinj dhe të fuqishëm, me një kapacitet përllogaritjeje të paimagjinueshëm në vitet 900 dhe gjenia e mijëra shkencëtarëve që kanë ditur të japin interpretime koherente të të dhënave të vëzhguara, kanë hartuar një kuadër gjithnjë e më të qartë se si ka lindur dhe është zhvilluar kozmosi dhe ajo që e përbën atë.
Megjithatë, mbetet ende shumë për të zbuluar, aq sa Giovanni Bignami, astrofizikan me famë ndërkombëtare dhe president i Institutit Kombëtar të Astrofizikës ka vendosur t'i kushtojë një libër të tërë, ku paraqet hartën e linjave të kërkimeve që do të zhvillohen deri në kalimin e ardhshëm të kometës Halley, në 2062, jo vetëm në fushën astronomike. Dhe guxon të bëjë ndonjë parashikim, i vetëdijshëm se po riskon duke qenë se, siç thuhet në hyrje "të shkruash se çfarë mbetej për të zbuluar një shekull më parë, në vitet Njëzet të Nëntëqindës dhe të shpresosh të bësh të paktën një parashikim do të kish qenë e pashpresë".
- Fillojmë nga çfarë kemi pranë: Hëna dhe Marsi. Ju hidhni poshtë një rikthim të njeriut tek e para, por shpresoni për një program për dërgimin e astronautëve në planetin e kuq? Përse?
Sepse në Hënë kemi qenë tashmë dhe nuk kemi shumë për të mësuar: përbërja e saj është shumë e ngjashme me atë të Tokës dhe nuk ka burime të mëdha për të shfrytëzuar. Marsi është një planet shumë i ndryshëm nga i yni dhe mund të ketë gjurmë jete, të sotme apo të kaluar. Nëse do i gjenim, do të ishte një zbulim i jashtëzakonshëm. Në vitet e fundit është hedhur hipoteza për t'u rikthyer në Hënë për të ndërtuar atje një bazë, prej ku të niseshim më pas drejt planetit të kuq; por, duke vepruar kështu do të humbisnim shumë energji dhe shumë karburant. Ka shumë aspekte teknikë që duhet të saktësohen për në udhëtimin drejt Marsit, që mund të përsosen me një mision "stërvitor" drejt një asteroidi, me kohëzgjatje një apo dy muaj.
- Cilat janë pengesat për t'u kapërcyer?
Kryesorja është zhvillimi i një sistemi shtytës në gjendje të bëjë të udhëtojë një anije kozmike, e cila duhet të jetë e madhe sa një airbus, me një shpejtësi dhjetëra kilometra në një sekondë. Këto janë kushtet për të mundësuar që një ekuipazh prej gjashtë personash. RD

Temat e fundit