×

Bërthama e Tokës

Bërthama e Tokës

· 5 · 1141

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 03-04-2011, 12:01:53
Bërthama e Tokës shtrihet në qendër të planetit Tokë. Fillon nga thellësia rreth 2900 km dhe diametri i saj është rreth 7000 km. Kryesisht përbëhet nga hekurit dhe nikelit ( NiFe).

Është e ndërtuar prej dy pjesëve me dendësi të ndryshme: pjesës së jashtme (bërthama e jashtme) dhe pjesës së brendshme (bërthama e brendshme).

Mendohet se bërthama e jashtme është në gjendje të lëngët e të zjarrtë, kryesisht nga hekuri, ndërsa bërthama e brendshme është në gjendje të ngurtë, (për shkak të shtypjeve shumë të mëdha 3.5 mil. atmosfera, dendësisë shumë të lartë dhe temperaturës shumë të lartë, rreth 6000 C, materiali është në gjendje të metalizuar), ku përveç hekurit, gjendet edhe nikeli.

Bërthama ndryshe quhet edhe barisferë ose metalosferë.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 30-11-2011, 00:25:23
Bërthama e Tokës, e varfër në oksigjen

Ja që përqindja e oksigjenit  në bërthamën e Tokës është shumë më e ulët sesa besohej.

Ky rezultat ka ardhur si pasojë i një studimi i kryer nga një ekip studiuesish në Washington.

Sipas këtyre parashikimeve,  sasia e oksigjenit në Tokë nuk i kalon 2.5 %, kundrejt 10%  në të cilën  mendohej më parë.

Nuk duhet të harrojmë se marrja e një sasie të madhe oksigjeni rrit aktivitetin e funksioneve mendore si motivimi, mësimi përmendësh dhe kuptimi. /shekulli

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 30-11-2011, 00:29:31
Pra me fjale te varfera po behemi budallenj jo per fajin tone por te memes natyre

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 20-12-2011, 22:40:49
Në kushtet e temperaturave dhe presionit ekstrem që verifikohet në bërthamën e Tokës, metalet ndryshojnë dhe marrin veti të panjohura më parë.

Ky është përfundimi i një studimi shkencor, i cili studioi mënyrën se si oksidi i hekurit reagon në kushtet e temperaturave deri 1 650 gradë dhe përballë trysnisë 690 mijë herë më të lartë se ajo në nivelin e detit.

I publikuar në “Physical Revieë Letters”, studimi ishte i përqendruar në fakt në mënyrën se si formohet fusha manjetike, por midis testimeve, u pa papritmas se lëndë si oksidi i hekurit, i cili gjendet me shumicë në thellësi të planetit, fitojnë veti të panjohura të përcjelljes së rrymës elektrike.

Diçka e tillë ndodh pasi vetë struktura e bërthamës së lëndës ndryshon, me protonet dhe elektronet që veprojnë në mënyrë të ndryshme nga kushtet natyrore apo ato laboratorike që simulojnë vetëm ndryshimet drastike të temperaturës, por jo atë të presionit. Oksidi i hekurit, në gjendjen natyrore nuk e përcjell energjinë elektrike, i vendosur përballë trysnive 1,4 milion herë më të larta se e zakonshmja dhe temperatura deri 2 200 gradë, ai shndërrohet në një përcjellës të shkëlqyer.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 26-12-2011, 15:48:05
Nën presion të madh dhe nën ndikimin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, njëri nga materialet kryesorë në korën e Tokës, tregoi ndryshime të papara deri tani.
Oksidi i hekurit ishte nën ndikimin e kushteve të ngjashme me ato që ndodhin në brendinë e Tokës ku takohen dy shtresat më të thella të saj. Nën 1650 shkallë celsius dhe shtypjen 690,000 herë më të madh se shtypja atmosferike në nivelin e detit, erdhi deri te ndryshimi në vetinë e përçueshmërisë së elektricitetit.

Por, ajo që është mbresëlënëse, e që është theksuar në revistën Physical Review Letter nga ana e ekipit i cili kishte kryer eksperimentin, është se përkundër ndryshimit të këtillë të vetisë së metalit, nuk ka ardhur deri te ndryshimi i strukturës së të njëjtit. Kjo është e pazakontë, duke pasur parasysh se ndryshimet e këtilla te materialet gati gjithmonë përcjellën me ndryshimet e strukturës së këtyre materialeve.

Zbulimi i këtillë mund të jetë i rëndësishëm për kuptimin më rrënjësor të ndikimit të bërthamës së Tokës mbi fushën magnetike e cila rrethon planetin tonë.

Ekipi i shkencëtarëve nga Carnegie Institution for Science në Uashington përsëriti eksperimentin me të njëjtin material por kësaj here e kanë nënshtruar ndaj temperaturës prej 2,200 shkallë celsius the shtypjen 1.4 milion herë më të madhe nga ajo atmosferike në nivelin e detit, dhe kanë ardhur deri te zbulimet e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, ky metal, varësisht nga temperatura dhe shtypja, mund të jetë edhe izolatorë dhe përçues i elektricitetit dhe atë pa ndryshim të formës.

Përndryshe, ky oksid i hekurit, së bashku me magnezin përbëjnë pjesën më të madhe të shtresës së brendshme të Tokës që përthekon bërthamën e saj, dhe pikërisht për shkak të kësaj duke falënderuar këtë zbulim mund të vij deri te zbulimet e reja për fushën magnetike të Tokës. /Telegrafi/