Çfarë është dielli? - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë është dielli?

Çfarë është dielli?

· 1 · 876

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-06-2011, 12:55:31
 

Dielli është yll, një glob gjigant gazi të zjarrtë, në qendër të të cilit, në temperaturë 15 milionë gradë centigradë, ndodhin reaksione bërthamore të afta për të çliruar sasi të jashtëzakonshme energjie.

Vetëm një pjesë krejt e vogël e kësaj energjie arrin dhe është e domosdoshme për zhvillimin e jetës në planetin tonë.

Dielli është në qendër të sistemit planetar, tek i cili bën pjesë dhe Toka dhe është larg nesh rreth 150 milionë kilometra. Për të pasur një ide të përmasave të tij, përfytyroni që Dielli mund të nxjerrë një milion e gjysmë planetë të mëdhenj sa Toka.

Mosha e diellit

Në krahasim me yjet e tjerë, Dielli nuk është shumë i vjetër: është yll i verdhë, ka lindur 5 miliardë vjet më parë dhe sipas gjasave do të shkëlqejë edhe 5 miliardë vjet të tjerë.

Mbrojtja nga dielli

Atmosfera, mbështjellja e gazit që rrethon Tokën, mbron planetin tonë nga rrezet diellore, duke lënë të kalojnë vetëm të dobishmet dhe duke bllokuar, në lartësi të ndryshme, të dëmshmet.

Lindja dhe perëndimi i diellit

Lëvizja e Diellit nga agimi deri në perëndim është vetëm në dukje e tillë, në fakt është Toka që lëviz duke u rrotulluar rreth vetes e në të njëjtën kohë përreth Diellit.
« Editimi i fundit: 19-11-2020, 16:52:45 nga M A X »

Temat e fundit