Çfarë janë kometat? - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë janë kometat?

Çfarë janë kometat?

· 1 · 1622

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-06-2011, 00:18:34
 

Kometat janë lëmshe gazi, pluhuri, shkëmbinj dhe uji, të gjitha të ngrira, që rrotullohen përreth Diellit në orbita shumë të gjata. Kur i afrohen Diellit, përreth tyre formohet një shtëllungë, një re avujsh, e cila nëse shtyhet nga era diellore formon bishtin e kometës, që mund të jetë i gjatë edhe qindra milionë kilometra dhe është i vendosur gjithmonë në drejtim të kundërt me Diellin.


Shtëllunga dhe bishti i një komete janë të dukshme ngaqë shpërndajnë dritën diellore. Ndërsa kometa i largohet Diellit, pak nga pak, bishti i shkurtohet deri sa zhduket krejt.

Çfarë janë yjet që bien?

Yjet që bien, me të vërtetë, janë fragmente të vogla shkëmbinjsh ose metali brenda një komete. Kur hyjnë me shpejtësi të madhe në atmosferën tonë, shndërrohen në avuj të zjarrtë dhe ndezin në qiellin e errët një vazhdë të shndritshme.

Bishti i dyfishtë
Në të vërtetë, bishti i kometës është i dyfishtë: ai formohet nga një bisht i drejtë me përbërje gazesh dhe një tjetër i harkuar e i gjatë i përbërë nga pluhura. Emri shkencor i yjeve që bien është meteor.

Në muajin gusht, Toka përshkon një re meteorësh, nga meteorët më të mëdhenj nuk shpërbëhen në atmosferë, por bien në tokë dhe, në këtë rast, quhet meteorit dhe, po të jenë shumë të mëdhenj mund të formojnë kratere gjigante në sipërfaqen e tokës.
« Editimi i fundit: 19-10-2020, 09:47:48 nga M A X »

Temat e fundit