Dielli “më i qetë” se zakonisht - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dielli “më i qetë” se zakonisht

Dielli “më i qetë” se zakonisht

· 2 · 478

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-06-2011, 14:01:33
Ndryshe nga sa parashikonin shkencëtarët dhe astronomët, Dielli ynë po tregohet më “i qetë” se zakonisht.
Pikërisht ky fakt ka bërë disa shkencëtarë të hedhin hipotezat se një “epokë e akullt” e pret njerëzimin.

Njollat diellore janë ato që përdorin shkencëtarët vëzhgues të Diellit për të matur aktivitetin tij. Sa më shumë njolla diellore të ketë, aq më i fortë është aktiviteti i tij. Por sipas tyre, ndryshe nga pritshmëritë e deritanishme, ylli i sistemit tonë, “nuk është aq agresiv” dhe njollat janë gjithnjë në pakësim.

Kjo ka shtyrë disa shkencëtarë të hipotezojnë se po shkojmë dretj ripërsëritjes së të ashtuquajturit “minimumi i Maunderit”, kur përreth 70 vjet, nga 1645 deri në 1715 nuk është regjistruar asnjë njollë diellore dhe paralelisht, në Tokë gjatë kësaj periudhë u regjistruan temperatura minimale të pazakonta në shumë vende.

Megjithëse mbrohet me fanatizëm nga shumë shkencëtarë, kjo teori hidhet poshtë nga shumë të tjerë të cilët mendojnë të kundërtën. Sipas këtij grupi të dytë shkencëtarësh, Dielli arriti pikun minimal në vitin 2008 dhe maksimalen duhet ta arrijë brenda vitit 2013, cka mund të sjellë edhe crregullime në klimën e Tokës. /top channel

  • Postime: 1753
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 20-06-2011, 14:33:54
Disa informacione shtesë.
Kjo mbase është vetëm një parashije e maksimumit në vijim. Ky konkluzion është i bazuar në gjurmime të ndryshme të Diellit, që këtë javë u prezentua në një konferencë në New Mexico State University në Las Cruces. Shkencëtarët kanë hulumtuar strukturën e brendshme të Diellit duke parë në ndryshimet e sipërfaqes së tij. Ata kanë parë fuqinë e fushës magnetike të njollave diellore dhe në fund aktivitetin në polet diellore.

Huazuar nga Michael J.D. Linden-Vørnle

Temat e fundit