×

Eklipsi i Henes.

Eklipsi i Henes.

· 5 · 5787

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 03-03-2007, 12:26:13
Banorët e Evropës, Afrikës dhe një pjesë nga Azia të shtunën do të mund të vëzhgojnë eklipsin e plotë të Hënës. Kjo dukuri astronomike do të mund të vëzhgohet edhe nga Shqipëria.

Ngjarja do të fillojë në orën 21 e 16 minuta, kur Hëna do të hyjë në gjysmëhijen e Tokës, e cila do të jetë relativisht e vështirë të vërehet, ndërsa në orën 22 e 30 minuta do të hyjë nën hije.

Errësimi i plotë i Hënës do të zgjasë prej orës 23 e 43 minuta deri në 58 minuta pas mesnatës. Në këtë periudhë planeti ynë natyror nuk do të errësohet tërësisht, por do të marrë ngjyrë të kuqe karakteristike si rezultat i thyerjes së një pjese të dritës së Diellit nga shtresat e sipërme të atmosferës së Tokës.

Hëna do të dalë nga hija e Tokës në orën 2 e 11 minuta, ndërsa gjysmëhija do të largohet në orën 3 e 25 minuta, kur edhe zyrtarisht do të përfundojë e tërë ngjarja.

Herën e fundit, eklipsi i plotë i Hënës ndodhi në tetor të vitit 2004.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 04-03-2007, 12:51:26
Mbreme e pash kete spektal derisa hena u mbulua nga hija e tokes...nuk munda me teper  :S

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 10-03-2007, 18:36:25
Vertete e bukur.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 20-12-2011, 15:11:16
Eklipsi total i hënës do të shihet të shtunën nga 15:06 me kohën e Evropës qendrore në Azi, Australi dhe një pjesë të Amerikës Veriore, Evropën lindore dhe Skandinavi, për rreth një orë, nëse moti do të jetë pa re.
Eklipsi në tërësi, si dhe fazat individuale të tij “do të mund të shihen nga Azia deri te Australia”, tha astronomi amerikan Fred Espanak. Në perëndimin e Amerikës Veriore do të mund të shihet një pjesë e mirë e eklipsit para se Hëna të perëndoj. “Në Evropë dhe në Afrikë vëzhguesit nuk do të mund të shohin fazat e para të eklipsit të cilat do të ndodhin pa gdhirë Hëna”, shtoi ai në faqen e internetit të NASA-s.

Fazat e eklipsit total do të mund të shihen vetëm nga lindjen e skajshme të kontinentit afrikan, në bririn e Afrikës dhe në brigjet e Detit të Kuq. Në kohën e eklipsit Dielli, Toka dhe Hëna ndodhen në një vi, kështu që deri te Hëna nuk arrin drita e diellit për shkak se ajo është nën hijen e Tokes.

Prapëseprapë Hëna asnjëherë nuk mbulohet nga errësira totale, por ajo merr ngjyrë të kuqërremtë, për shkak se një pjesë e dritës së Diellit “anashkalon” Tokën për të ardhur deri te ajo. Ngjyra e kuqe te eklipsi i Hënës ndodh për të njëjtat arsye për të cilat edhe Dielli bëhet i kuq kur perëndon.

Të shtunën “gjysma veriore e Hënës do të jetë më e errët se ajo jugorja, për shkak se do të jetë në hije më të thellë”, tha Espanak.
Hëna do të filloj të hyj nën hijen e Tokës nga 13:45 sipas kohës së Evropës qendrore. Kjo hije shenjat e së cilës mund të dallohen qartë me syrin e njeriut do të lëviz nëpër diskun e Hënës derisa ta mbulojë në tërësi nga 15:57 deri në 16:06. Eklipsi do të vazhdoj të jetë i pjesshëm deri në orën 17:18.

Gjatë vitit 2011 do të ndodhin katër eklipse të pjesshëm të Diellit dhe dy eklipse totale të hënës, në mesin e të cilave edhe ky i 10 dhjetorit, i cili është kombinim i rrallë që do të ndodhë vetëm gjashtë herë gjatë shekullit 21.

Eklipsi total i Hënës i radhës do të ndodhë vetëm me 15 prill të vitit 2014. /Telegrafi/

  • Postime: 2
lori27
#4 ne: 25-09-2012, 16:05:18
 

Eklipsi unazor

Nisur nga erlehtaRubrika Astronomi

Postimi i fundit 23-05-2012, 01:15:26
nga erlehta
Eklipsi i Diellit i dates 4 Janar 2011

Nisur nga TiRoNci_MiZeRjeRubrika Astronomi

Postimi i fundit 01-01-2011, 05:25:39
nga TiRoNci_MiZeRje
Ne 15 janar, eklipsi me i gjate i mijevjecarit

Nisur nga M A XRubrika Astronomi

Postimi i fundit 16-01-2010, 14:30:05
nga erlehta