Familja hapësinore - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Familja hapësinore

Familja hapësinore

· 2 · 485

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-04-2011, 11:53:44
Në hapësirë jetonin shumë mbretëri të ndryshme, por më kryesorja ishte Mbretëria Univers. Mbreti i kësaj mbretërie ishte Dielli ndërsa vajza e tij e vetme ishte Toka. Dielli si mbret ishte krenar për mbretërinë e tij, por për Tokën kjo jetë nuk ishte shumë e pëlqyer.

Asaj nuk i pëlqente Mbretëria Univers, dëshironte të shikonte një jetë më të mirë tek mbretëritë e tjera. Megjithatë, Dielli si baba i saj gjithmonë e këshillonte: “Ti je ende e vogël, ndërsa universi është i madh”.

Një ditë Toka kishte ditëlindjen e tetëmbëdhjetë dhe kjo do të thoshte se Toka ishte vajzë e pavarur. Ajo ishte shumë e gëzuar për këtë. Ditën tjetër kur mbreti dëshironte ta takonte vajzën e tij, ajo nuk ndodhej aty.

Nga lajmi i keq mbreti lajmëroi të gjithë mbretërinë që ta kërkonin Tokën. Të gjithë oficerët me gradat më të larta filluan kërkimin. Por ishte e kotë, tashmë Toka kishte shkuar tek Mbretëria Alien.

Mbretëria Alien ishte universi tjetër, i cili ishte armik me Mbretërinë Univers, por për fat të keq Toka nuk ishte e informuar për këtë gjë. Kur mbreti i Mbretërisë Alien e pa Tokën menjëherë urdhëroi ushtarët që ta burgosnin.

Toka e trishtuar rrinte e burgosur në duart e armikut. Ajo qante e penduar për veprimin e saj. Kaluan vite gjersa Toka mbushi njëzet vjet. Kur ajo u afrua afër dyerve të qelisë papritmas u lirua, sepse ajo u bë një mbretëreshë.

Ajo iku fshehurazi natën dhe shkoi në Mbretërinë Univers. Premtoi se nuk do të largohej më kurrë nga mbretëria e babait të saj. Ajo u bë mbretëreshë e zonja dhe sundoi mbretërinë e saj, më mirë se i ati i saj, Dielli.

Lendë Gashi, Shk. Fill. “Faik Konica”, Prishtinë

  • Postime: 98
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-04-2011, 13:36:57
lol berni

Temat e fundit