×

Fjalor astronomik

Fjalor astronomik

· 15 · 5255

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
ne: 01-04-2009, 22:28:53
                 Fjalor astronomik

                 Te sqaruara nga Erling Poulsen

Aberacion
Shtytja e vendit te vertete te nje ylli ne trupin qiellor, qe rezulton nga levizjet e Tokes dhe shpejtesise perfundimtare te drites.

Akse
Nje vije e imagjinuar rreth te ciles nje trup rrotullohet.

Albedo
Nje mase per sa sa drite reflekton nje trup jo ndricues.

Antoniadi-skala
Numer Romak qe jep kvalitetin observativ (veshtrues).
I.   Perfekt, pa dridhje.
II.   Veshtrime te qeta per disa sekonda, por me dridhje te dobeta here pas here.
III.   Veshtrime mesatare, dridhje tejet te medha ne ajer.
IV.   Veshtrime te motit te keq, dridhje te medha.
V.   Veshtrime te motit shume te keq.
Apertur
Diametri i hapjes se nje instrumenti optik.

Apeks
Pika e gjithesise drejt se ciles leviz sistemi diellor. Gjendet ne foton qiellore te quajtur Herkules.

Aphelium
Pika ne rrugen e nje planete ku ajo eshte me larg Diellit.

Aurora (drita polare)
Shtresa ajrore afer poleve magnetike te nje planete, te jonizuara-prandaj ndricuese. Jonizimi behet nga qe mbushja e copezave elektrike prej Diellit shtangon ne atmosferen tutje.

Azimuth
Ana horizontale prej veriu i nje projektimi horizontal te nje trupi qiellor poshte horizontit.

Ångstrøm
Njesi matjeje rralle e perdorur per gjatesi valore te drites, 1Å=10-10m.


Bueminut
1° ndahet ne 60 bueminuta('), qe serish ndahen ne 60 buesekonda(").


Caldera
Krater vullkanik

Cephide
Yll ndryshues me nje periudhe shume te shkurter. Ka nje mvarshmeri ndermjet periudhes dhe dergimit te drites se yllit.


Deklinacion
Largesia e cepeve te nje ylli prej ekuatorit qiellor.

Drite Zodiaku
Drite ovale qe mund te shihet mbi horizont pak para lindjes dhe perendimit te diellit. Kjo vjen nga reflektimi i drites se Diellit ne pluhur qe ndodhet rreth Ekliptika-s.


Efekti Doppla
Ndryshimi i gjatesise valore qe veshtrohet kur valederguesi dhe valepritesi ndryshojne largesine prej njeri tjetrit. Kur nje burim drite afrohet, drita shihet ne te kaltert dhe kur ajo largohet shihet ne te kuqe.

Efemeride
Nje tabele qe tregon se ku ndodhet nje trup qiellor i levizshem ne nje pike kohore te dhene.

Ekliptika
Rruga ndermjet yjeve ndermjet te cileve Dielli leviz gjate vitit. 

Ekstinkcion
Dobesimi i drites se trupit qiellor qe ndodh kur ai kalon neper atmosfere; Me dukshem kur trupi qiellor ndodhet poshte horizontit.

Elongacion
Largesia e nje planete nga Dielli.

Ekscentricitet
Nje mase se sa rruga e nje planete ndryshon prej nje rrethi.

Ere Dielli
Copeza te elktrizuara qe dalin jashte prej Diellit.

Erresire tejet e madhe
Ka tre lloje te kesaj erresire qe zgjasin ndryshe:
Qytetare - kur Dielli eshte ndermjet 0° dhe 6° nder horizontin.
Nautike - kur Dielli eshte ndermjet 6° dhe 12° nder horizontin.
Astronomike – kur Dielli eshte ndermjet 12° dhe 18° nder horizontin.


Ekuator
Projektimi i ekvatorit te Tokes ne topin qiellor.

Faklat (Faculae)
Planeta teper ndricuese ne siperfaqen diellore.

Fortesia e Drites
Masa e drites qe shendrit prej nje ylli.
 
Faza
Ndryshimi i formes se nje trupi qiellor si rezultat se ai nuk e kthen te gjithe anen ndricuese kah ne.
 
Flares
Shperthim ne Diell apo ne je yll tjeter.

Fotosfera
Siperfaqja ndricuese e dukshme e Diellit


Galakse
Nje permbledhje e miliarda yjesh ne gjithesi. Rruga e Qumeshtit eshte nje galakse.

Grupi Lokal
Nje grup prej rreth 30 galksash, ku Rruga e Qumeshtit gjithashtu eshte anetare e saj.

Galaksa Seyfert
Nje galakse me berthame me drite te forte. Shpesh me nje radio burim te forte.

Gjiganti i Kuq
Nje stadium i zhvillimit te nje ylli.

Halo
Nje rreth (unaze) ndricues qe here pas here mund te shihet rreth trupave qiellor te ndritshem dhe qe rezulton si nje lufte drite ne kristalet e akullta te atmosferes.

Konjunkcion
Kur nje planete shihet afer nje ylli thuhet qe ndodhet ne (k). Kur planetet e brendshme ndodhen ndermjet Diellit dhe Tokes thuhet qe ndodhen ne (k) te poshtme, kur jane ne anen tjeter te Diellit thuhet qe ndodhen ne (k) te siperme.

Konstellacion
Nje grup yjesh ne qiell, shpesh te nje kuptimi me foto yjesh.

Korona
Pjesa e jashtme e atmosferes se Diellit. Mund te shihet vetem gjate nje Eklipsi total.

Kozmologji
Mesimi mbi strukturn e madhe te Univerzit.

Kromosfera
Ajo pjese e atmosferes se Diellit qe ndodhet permbi siperfaqen e dukshme te tij.

Kulminacion
Kur nje trup qiellor e tejkalon meridianin. Kur kjo ndodh me afer zenitit thiret (k) e siperme dhe me larg zenitit thiret (k) e poshtme.

Levizja direkte
Levizja e nje trupi qiellor prej perendimi kah lindja ne qiell. E kunderta eshte Levizje Retro.

Levizje Retro
Levizja e nje trupi qiellor lindje – perendim.

Liberacion
Nje ndricim i Henes qe eshte rezultat i formes elipse te saj. Kjo ben qe nga Toka mund te shihet 59% e siperfaqes se saj, por vetem 1x 50% 

Lunacion
Muaj sinodik, koha ndermjet dy Henave te reja, mesatarisht 29 dite, 12 ore, 44 minuta dhe 2,9 sekonda.

Montimi-Altazimuth
Nje montim teleskopik qe ben te mundshem levizjen e teleskopi ne nje akse horizontale dhe vertikale.

Magnetosfera
Pjesa rreth nje planete ku fusha magnetike e saj mbisundon.

Magnitude
Masa per fortesine e drites se nje planete. Kemi (m) absolute dhe te perafert. E para eshte e matur direkt, a dyta e perafert, nese ylli ishte ne largesi prej 10 pc ose 32,26 vite drite, keshtu qe (m) absolute behet nje mase per dergimin e drites se yllit. Klasa e madhesise se perafert eshte e definuar me m=k-2,5*log(fluksi i drites se matur), ku (k) eshte zgjedhur ne ate menyre qe ylli qe shihet me sy ka m=6, keshtu qe fitohet klase madhesie e njete me kataloget e kohes se vjeter. Dallimi i nje klase madhesie prej 1 eshte i barabarte me nje dallim fluksi prej 2,512.

Meridian
Rreth i madh ne topin qiellor permes zenitit, nadir dhe poleve qiellore.

Meteor
Nje copez qe gjate dergimit te drites shtangon ne atmosferen e Tokes.

Meteorit
Nje trup qe deperton neper atmosferen e Tokes, prandaj i bie siperfaqes.

Mjegull Planetare
Nje levozhge prej nje gazi te harxhuar si nje shkurtabiq i bardhe. Ylli e ben mjegullen te shendrise.

Montimi Ekuatorial
Nje montim teleskkopik qe ben te mundshem drejtimin e teleskopit ne nje akse paralel me aksen e Tokes dhe nje akse drejt cepit te saj (ekuator).


Nadir
Pika ne topin qiellor qe gjendet vertikalisht gjate veshtrimeve.

Nebula
Mjegull prej materje dhe gazra ne hapesiren interstelare.

Neutron
Nje copez elementare neutrale. Gjendet ne berthamen atomike.

Nova
Nje yll qe papritur digjet.

Objektiv
Linsa perpara qe mbledh drite ne nje teleskop linse.

Okultacion
Kur nje trup qiellor leviz para nje trupi qiellor tjeter dhe e mbulon ate. Nje Eklipse eshte nje Okultacion.

Okular
Linsa qe eshte me afer syrit ne nje teleskop.

Opozicion
Vendosja e nje planete kur ajo, shikuar nga Toka, gjendet kundrejt Diellit.

Planetat e brendshme
Merkuri dhe Venera qe jane me afer Diellit se sa ne.

Pika grushtore
Pika ku rruga e nje planete-komete ose e Henes e pret Ekliptiken.

Paralaksa
Cepi shtytes i nje trupi kur veshtrohet nga dy vende te ndryshme

Perihelium
Pika ne rrugen e nje planete kur ajo ndodhet me afer Diellit.

Pole
Ato dy pika ne topin qiellor ku aksa rotulluese e Tokes e pret ate.

Protuberans
Gaz i ndritshem qe shtyhet larte mbi siperfaqen e Diellit.

Precesion
Levizjet e ngadalshme te poleve qiellore si rezultat i ndryshimeve te ngadalshme te drejtimit te akses se Tokes.

Planete te jashtme
Planete qe jane mel arg Diellit se sa Toka.


Quasar
Objekt i ngjajshem me yjet por por shume i larget. Nje parastadium i nje galakse.

Rrezatimi Kozmik
Copeza prej gjithesise se jashtme qe e prekin atmosferen. Copezat shperndahen kur bien dhe vetem disa pjese te mbetura arijne deri ne toke. Nuk dihet me siguri se nga vijne.

Radiant
Pika ne qiell ku shi meteoresh mendohet te ndaloje.

Rektascenzion
Koordinata qiellore. Per nje trup qiellor eshte ajo kohe qe kalon prej pikes pranverore kulminacion deri tek kulminacioni i trupit qiellor.

Roche - Kufiri
Largesia minimale qe nje trup qiellor mund te kete gjate qarkullimit rreth nje trupi tjeter pa u copetuar nga gravitacioni. Ajo eshte rreth 2,44 × radiusit qendrore te trupit qiellor.


Spektri Absorpcionar
Nje spekter qe perbehet nga nje rresht vijash te erreta. Arsyeja eshte se materja ndermjet neve dhe dritedhenesit gelltit ngjyra perkatese gje qe mvaret nga perberja e materjes.

Spektri emisionar
Nje spekter qe perbehet prej vijave ndricuese dhe rypave. Vjen si zakonisht prej gazrave ndricues.

Sfera qiellore
Nje levozhge rreth i imagjinuar me Token ne qender. Pasi qe shumica e trupave qiellore ndodhen shume large, duket sikur ato ndodhen ne nje levozhge me ne ne qender.

Spektrum
Ridhenie e drites ose nje rrezatimi tjeter me gjatesite valore te thjeshta te ndara.

Super Gjigante
Yje te vecanta te renda arijne kete stadium ne fundin e jetes se tyre.

Supernova
Kur berthama e nje Super Gjiganti harxhon materjen djegese prandaj lirohet nje mase energjie gravitare qe ben yllin te shpertheje shume.


Shkurtabiqi i verdhe
Nje yll sikur Dielli.

Shkurtabiqi i bardhe
Nje yll i vogel qe ka perdorur ”gazrat djeges”.

Shpejtesia Radiale
Shpejtesia e nje trupi qiellor gjate vijes shikuese.

Shpeshtesia
Volum mase, p.sh. g/cm3.

Terminator
Vija ndarese ndermjet pjeses ndricuese dhe jo ndricuese te Henes apo te ndonje planete.

Tranzit
Pasazha kryq e nje trupi qiellor drejte nje veshtruesi meridian. Nje psazhe me e vogel e nje trupi qiellor drejte nje pjese te nje planete.

Vijat Frauenhofe
Vijat e erreta ne spektrin diellor.

Viti i Drites
Gjatesia e rruges qe ylli e kalon per nje vit, rreth 9,46 bilion km.

Vrima e Zeze
Ajo qe mbetet prej nje ylly te rende pas shperthimit perfundimtar.

Van Allen rrypi
Disa vende rreth Tokes ku copezat e elktrizuara kapen dhe akselerojne nga fusha magnetike e Tokes.

Yll Cirkumpolar
Nje yll qe eshte aq afer poleve te qiellit sa qe asnjehere nuk shuhet.

Yll i dyfishte
Dy ose me shume yje qe shihen shume afer njera tjetres. Mund te jene te nderlidhura fizikisht (afer njera tjetres ne gjithesi) ose thjeshte ndodhen afer ne te njejten vije shikuese.

Yll Flares
Si zakonisht yll i kuq qe ka shperthim tejet te forte.

Yje neutrone
Nje yll qe perbehet prej neutroneve. Ajo qe mbetet pas nje Supernove. Nese ai dergon radiopulse te shpejta me variacione-thiret pulsar.

Yll i dyfishte Spektroskopik
Nje yll i dyfishte qe nuk mund te dallohet ne teleskop, por qe tregon dyfishtesine gjate doppla-ve te rregullta ne vijat spektra.

Zodiaku
Nje brez rreth Ekliptikes, ku Dielli, Hena dhe te gjitha planetet (- Plutoni) gjithmone shihen. Shkaku eshte se te gjithe trupat e medhenj te sistemit Diellor shtrihen ne te njejjtin plan.

Zenit
Pika ne topin qiellor qe ndodhet vertikalisht  ndaj veshtruesit.
 









  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 27-03-2012, 19:41:50
Shtesë...


Accelerometër
Njësi që regjistron accelerimet.

Aerolit
Meteorit prej guri.

Aeronautik
Shkenca mbi konstruktimin dhe operimin e mjeteve ajrore.

Aeroponik
Mbjellje e bimëve në mungesë të tokës(truallit) ,ku rrënjët marin ushqim në formë të aerosoleve.

Akkrecion
Akumulimi i pluhurit dhe gazit në brendi të trupave gjigantë sic janë: yjet, planetet dhe hënat.

Aldebaran
Aldebaran (arabisht): yll gjigant i kuq i klasës së parë në foton yjore Tyren; largësia rreth 70 vite drite.

Aldrin, Edwin
Aldrin, Edwin E. ( 1930): Astronaut Amerikan me doktoraturë teknike në astronautikë (1963). Mori pjesë si pilot i dytë në " Gemini 12" në nëntor 1966 dhe ishte pilot për " Apollo 11" në korrik 1969, kur bashkë me Neil A. Armstrong, pë herë të parë në histori, bënë një aterim hënor.

Alfa partikël
Një bërthamë heliumi e përbërë prej 2 protoneve dhe 2 neutroneve. Një alfa partikël lirohet nga një atom radioaktiv.

Almukantarat
Një rresht pikash që kanë të njëjtën lartësi mbi horizont (rrethi azimutal).

Annihilacion
Procesi ku pjesë të barabarta të trupit dhe antitrupit vijnë në kontakt dhe shkatërojnë njëra tjetrën. Pastaj lirohet energji që mundëson vrullin e një mjeti kozmik.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#2 ne: 21-04-2012, 21:01:58
Shtesë...



Ballistik
Lëvizje e lirshme e projektilit.

Bar
Masa e shtypjes. 1 bar = 0,987 atmosferë = 1,02 kg/cm2 = 100 kilopascal (= 14,5 lbs/square inch).

Barnard, Edward Emerson 1857-1923

Astronom amerikan; zbuloi hënën e Jupiterit Amalthea  dhe yllin Barnard, të dytin nga afërsia me diellin.

Barsoom
Emri lokal për Marsin në librat (science fiction) të Edgar Rice Burrough.

Basalt
Shkëmb i errët i rërrëzuar i krijuar nga ngurtësia e llavës. Shumica e vullkaneve janë nga basalti.

Beryllium
Materje elementare metalike me shpeshtësi të ulët dhe pikë të lartë të shkrirjes.

Beta bartikël
Një elektron apo anti-elektron (positron) që dërgohet nga bërthama radioaktive e atomit, nga një neutron shëndrohet në një elektron që gjuhet nga bërthama dhe një proton bërthamë.

Big Bang
Sipas teorive kozmologjike moderne, momenti para 13,7 miliardë vitesh kur univerzi filloi të zgjerohet nga një gjendje shpeshtësie e pafundshme.

Big Crunch
Një teori e re se si univerzi do të përfundojë. E gjithë materia do të tkuret dhe do të shpërthejë në një apo më shumë vrima të zeza.

Big Rip
Një teori e njgjajshme me Big Crunch,ku bëhet fjalë për fundin e univerzit.

BL Lacertae-objekti
N-galaksa, bërthama me energji të jashtëzakonshme e të cilës ndryshon shpejtë në forcën e dritës dhe spektri i së cilës ka mungesë të linjave. E emëruar sipas BL Lacertae, galaksa e parë e ketij lloji.

Bode, Johann Elert 1747-1826
Astronom gjerman i njohur për ligjin empirik të  Bod-it, që jep madhësinë e rrugëve planetare.

Bolide
Top i zjartë, meteor tejet i shëndritshëm që disa herë eksplodon në rrugen e tij nëpër atmosferë.

Bolometër
Një instrument për të matur masën e energjisë totale që lëshohet nga një objekt.

Bond, William Cranch 1789-1859
Një nga astronomët amerikan të hershëm dhe të rëndësishëm. Rrjedh nga një familie e varfër, u bë udhëheqësi i parë i Harvard College Observatory, ku studjoi Saturnin (bashkë me Lassell) zbuloi hënën e tij Hype.

Brahe, Tycho 1546-1601
(alias Tyge Ottesen) Astronom danez observimet precize të të cilit bënë bazën e ligjit të Keplerit për lëvizjet planetare.



  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 21-04-2012, 21:41:10
 :)

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#4 ne: 24-04-2012, 17:19:42
Shtesë...


C-linja
Radiofrekuencë me 5 gigahertz, që përdoret gjatë radiokomunikacionit në lidhje me Mercury- dhe Gemini-misionet.

Cassini, Giovanni Domenico 1625-1712
(alias Jean Dominique) astronom francez i lindur italian dhe udhëheqësi i parë i Royal Observatory në Paris; zbuluesi i katër hënave të  Saturnit (Tethys, Dione, Rhea dhe Iapetus) dhe ndarjen e madhe në unazat e tij.

Catena
Zinxhir/varg krateresh.

CCD (Charge Coupled Device)
Një chip-silicium i ndijshëm ndaj dritës që përdoret në vend të një filmi fotografik dhe që shpesh përdoret në Astrofoto.

Cepheide-variacion
Një lloj yjejsh të ndryshueshme, që pulsojnë në një ritëm stabil, periudha e të cilëve është direkt e mvarur nga forca e dritës absolute.

Cerenkov-rrezatimi
Rrezatim i dërguar nga truptha që lëvizin nëpërmjet një materie me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës në materien përkatëse. Materie kozmike me energji të lartë  që mund të shihet si dritë e kaltërt kur ndeshet me atmosferën e Tokës.

Chaos
Hapësirë karakteristike me teren të shkëputur.

Chock-valët
Valë e vetështypur që krijohet kur një trup lëviz me shpejtësi mbindëgjuese nëpër një gaz ose medium në formë lëngu dhe që karakterizohet me kërcim të jashtëzakonshëm në temperaturë, shtypje dhe shpejtësi.

Cirkumpolare (yje)
Yje që mbesin mbi horizont nën lëvizjen e topit gjithësorë rreth poleve të topit gjithësorë.

  • Postime: 525
erionmuca
#5 ne: 24-04-2012, 19:04:58
Dark Matter. 70% e universit qe nuk shofim
Dark Energy 26% e universit qe nuk shofim.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 14-06-2012, 15:51:43
d'Arrest, Heinrich Louis
Astronom danez që ndihmoi Galle me observimet e para të Neptunit. Pasi që morën pozitën e parashikuar nga Le Verrier ,Galle dhe d'Arrest filluan të bëjnë kërkimet. Galle me teleskop, ndërsa  d'Arrest lexonte hartën e gjithësisë.

Deseleracion
Akseleracion negativ d.t.th. ulje e shpejtësisë.

Deep sky objekte
Objekte (yje, mjegulla dhe galaksa) jashtë sistemit diellor.

Deuterium
Izotop hidrogjeni  që thiret edhe hidrogjen i rëndë. Një bërthamë hidrogjeni përmban një proton të vetëm, ndërsa një  bërthamë deuteriumi përmban një proton dhe një neutron.

Difus-mjegull
Re e crregullt nga gazzrat dhe pluhuri që shkëlqen apo reflekton dritën e yjeve të përafërt.

Drabant
Një objekt në qarkullimn e një trupi tjetër.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#7 ne: 19-10-2012, 19:29:59
Effemerider
Tabelë për parashikimin e qëndrimit dhe lëvizjeve të trupave qiellorë. Sipas rregullave, eferidet parapublikohen vetëm për një vit.

Ekliptika
1.Rruga e cila e përshkruan Tokën rreth Diellit.
2. Rrethi kryesor në qiell të cilin paraprakisht Dielli e përshkruan gjatë një viti.

Ekliptika
Orbita e Tokës rreth Diellit e projektuar mbi sferën qiellore si një linjë. Nga Toka duket sikur Dielli lëviz në këtë linjë, ndërsa në realitet ndodh e kundërta.

Ekstragalaktike
Përdoret për objekte jashtë rrugës së qumështit.

Elektromagnetik-spektrumi
Një ngjarje  e llojeve të ndryshme të rrezatimit elektromagnetik sipas gjatësisë së valëve, që nga radiovalët me valë të gjata dhe frekuencë të ulta e deri te rrezatimet gama me valë të shkurtëra dhe frekuencë të lartë.

Elektromagnetik-rrezatimi
Rrezatim i përbërë nga fusha elektromagnetike periodikisht të ndryshme, që lëvizin nëpër gjithësi me shpejtësi të dritës.

Elektromagnetizëm
Forca që tërheq grimcat e ngarkuara të kundërta dhe zmbraps grimcat e ngarkuara të vetes. Elktromagnetizmi nuk i ndikon grimcat neutrale të tilla si neutrinot.


Elektron
Grimcë elementare. Ajo ka 1836-fish më pak masë se një proton, dmth 9.1. 10exp-23 gram. Përmbushja e saj negative elektrike është 1.6. 10 exp-19 coulombs. Elektroni është i lidhur në një nivel të caktuar të energjisë rreth bërthamës atomike.

Elementare-grimcë
Njësitë më të vogla të substancave si p.sh. elektronet dhe protonet.

Elevacion
Këndi për lartësinë e një objekti(zakonisht në lëvizje) mbi horizont; përdoret bashkë me azimut për të përcaktuar pozicionin e anijeve kozmike në qiell.

Ellipsë
Një vijë e lakuar e mbyllur, pikat e të cilës kanë shumë të njëjtë të largësisë të dy pikavet të dhëna. Një rreth është një ellipsë nëse dy pika shkëlqyese përputhen me qendrën. Të gjitha planetet e sistemit diellor lëvizin në orbita elliptike.

Elliptike- galaksë
Galaksë e formuar si një top i shtypur apo zgjatur, pa karakteristika të vecanta, si p.sh. një disk.

Elongacion
Këndi i lartësisë së një planete nga Dielli, ashtu sic matet nga Toka.

Elongacion
Parë nga toka, është ai këndvështrim ndërmjet një planete dhe Diellit ose ndërmjet një planete dhe hënave të saj.

EVA
(Extra Vehicular Activity) D.t.th. aktivet jashte anijes kozmike.

Ekscentricitet
Synimet për ndarjen në mes dy pikave shkëlqyese të një ellipseje dhe prandaj një tregues se sa devijon ajo nga forma rrethore. Orbitat e zgjatura të Merkurit janë p.sh. shumë më ekscentrike se sa e Tokës.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#8 ne: 27-07-2013, 12:54:29
Fazë
Gjendja  ndryçuese e një trupi qiellor, i përcaktuar nga Toka. Një objekt si Hëna apo Venera që lëvizin në rrugën e tyre, rritin apo pakësojnë pjesën e dukshme  (ndtritshme) në një mënyrë periodike.

Fiks - yje
Një trup me formë rrethore që sipas proceseve atomike në bërthame, vetëformon një bazë ndryç uese. Edhe Dielli është një Yll Fiks. Yjet tjera janë të dukshme vetëm si pika ndryçuese , shkaku i largësisë edhepse diametri  dhe forca ndyçuese e tyre e tejkalojnë atë të Diellit.

Filament
Strukturë gazrazh me formë fijesh, yje apo galaksa.

Finderscope - Fushëveprimi Finder
Një teleskop më i vogë i montuar në teleskopin kryesor, që ka për qëllim të lehtësojë procesin e kërkimit të objekteve të caktuara.

Fision
Proces bërthamor që lëshon energji gjatë transformimit të bërthamës atomike nga të lehtat në të rrënda.

Fluxbunter
Koncentrimi i linjave të forcës magnetike, të cilat gjenden në jonosferën e Venerës.

Fotometër
Një pajisje për matjen e shkëlqimit të një objekti.

Foton
Njësi  në një gjatësi  vale të veçantë korresponduese  e njësisë minimale e energjisë elektromagnetike. Sillet si një grimcë e pa shkarkuar , pa peshë,  që lëviz me shpejtësi të dritës.

Frekuencë
Numri i ndryshimeve gjatë rrotullimit për një sekondë për një valë drite, apo  cilësdo vale tjetër.

Fuzion
Përdoren për bomba hidrogjenike dhe bëhen përpjekje të përdoren për qëllime paqësore.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#9 ne: 15-11-2013, 14:54:32
Shtesë...


Galaksë
Grumbullim i madh i yjeve, të lidhura së bashku nga graviteti i ndërsjellë. Ai gjithashtu përmban sasi të ndryshme të gazit dhe pluhurit. Ndahet në tri lloje kryesore: galaktikave eliptike, galaktikat spirale dhe galaktikat e parregullta (si dhe disa nënndarjeve të tjera).

Galaktikat
Grumbullim i madh i yjeve në numër, në miliona apo miliarda. Diametrat e tyre janë të matur nga mijëra deri në disa qindra mijë vite drite.

Gama rrezet
Formë rrezatimi elektromagnetik më energjik, që karakterizohet me gjatësi valore të shkurtër dhe frekuencave të larta.

Gaz
Komponenti i galaktikave, me përgjegjësi për një pjesë të konsiderueshme të masës së një galaktikë. Pjesa më  e madhe e gazit ne univers është hidrogjeni.

Gaskromatograf
Pajisje për analiza kimike të komponimeve të drogës/substancave.

Geostacionar (geosinkron)
Përdoret në orbitën satelitore, ku periudha orbitale është një ditë, kështu që sateliti ndodhet konstant vertikalisht mbi të njëjtën pikë mbi sipërfaqen. Ekuivalenti është 35900 km.

Giring
(Duke u kthyer, anglisht yaw) Një lëvizje e mjeteve fluturuese rreth një boshti vertikal (ku hunda dhe bishti lëvizin anash).

Graviteti
Një forcë tërheqëse që vepron në mes të gjithëckaje që ka një shumë. Ajo është një forcë e dobët, por që ka efekt mbi distanca të gjata.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#10 ne: 15-11-2013, 15:58:38
Dark Matter. 70% e universit qe nuk shofim
Dark Energy 26% e universit qe nuk shofim.

e frikshme
Gerti1
#11 ne: 15-11-2013, 19:09:38
Dmth 4% shofim. Imagjino sa te verber jemi.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#12 ne: 15-11-2013, 19:32:10
Une them se kjo na sherben per mire, nese do i shihnim cdo gje...do vdisnim nga frika
Gerti1
#13 ne: 15-11-2013, 19:36:39
Eshte teper vone tani me ndejt budall.
Po te kisha lind ne vitin 1 ku injoranca ishte lumturi atehere po.
Kshu qe tani qe jam ne ket periudhe tranzicioni shof i deshperuar hapat e para te civilizimit drejt nji te ardhme moderne edhe mendoj kushedi si do jet jeta ne vitin 2830 dhe deshperorem me shume qe nuk do jem aty ta shikoj dhe filloj bej marjuan.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#14 ne: 15-11-2013, 23:19:23
Marjuana nuk bohet ..drink-et
 

fjalor i gjuhes shqipe shprehje..

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:59:13
nga InfoZ
fjalor i gjuhes shqipe shprehje

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:39:21
nga InfoZ
fjalor shqip italisht

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:15:07
nga InfoZ
shqip gjermanisht fjalor online.

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:13:23
nga InfoZ
fjalor italisht shqip online

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:11:00
nga InfoZ