Fotoja e parë e një planeti jashtë sistemit diellor - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fotoja e parë e një planeti jashtë sistemit diellor

Fotoja e parë e një planeti jashtë sistemit diellor

· 3 · 2297

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-11-2008, 23:43:57
“Gati sa nuk pësova një atak në zemër kur pashë përpara meje fotografinë e parë të një planeti jashtë sistemit diellor”. Paul Kalas, shkencëtar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, e ka të vështirë të përmbajë entuziazmin për zbulimin historik falë teleskopit Hubble të Nasës. Imazhi i pari, ai që do të mbetet në libra, është i planetit “Fomalhaut b” në orbitë, përreth yjeve Fomalhaut në konstelacionin “peshku austral”. Një yll pranë tokës (25 vjet dritë larg) shumë i ri, vetëm 200 milionë vjet dhe 16 herë më i shndritshëm se dielli.

Historia e ka zanafillën në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar, kur sateliti Iras regjistroi prezencën e një materiale që rrethonte yllin. Ky ishte dhe spuntoja e parë nga e cila Kalas, atëherë ende student nis studimin e tij me bindjen se mund të ketë dicka më interesante sesa një re me pluhur. Në 2001 Kalas dhe 6 astronomë të tjerë bashkuan forcat dhe drejtuan Hubble në drejtim të Fomalhaut, me shpresën për të parë më qartë se cfarë ndodhte. Qindra fotografi analizoheshin dhe dëshmonin një botë tashmë të organizuar mirë. Por surpriza arrin pas një krahasimi mes një fotografie të bërë në 2004 dhe një tjetre në 2006. Një pikë e vogël e verdhë që për një sy joekspert dukej si një nga qindra pikat rreth yllit ishte në të vërtetë një trup konsintent: Kjo është fotograma e parë e një planeti jashtë sistemit diellor.

Kohë më parë një informacion i tillë përflitej por më pas hidhej poshtë me mendimin se kjo pikë e vogël e verdhë ishte vetëm një yll i vogël pak i ndrycuar. Deri tani me teknika të ndryshme në qiell janë gjetur deri në 300 planete jashtë sistemit diellor, por asnjë nuk është parë ndodnjëherë. Prezenca e tyre certifikohej në mënyrë indirekte për ngjashmëritë në sjelljen e yllit mëmë ose për një vegim të ndriçimit të saj.

Me ndihmën e teleskopit Hubble shkencëtarët kanë arritur të paralajmërojnë profilin e Fomalhaut në diskun me pluhur dhe trupave të akullt që rrethojnë yllin mëmë analog, sipas Kuper, me Tokën tonë ku gjendet Eris dhe Plutoni. “Fomalhaut b” është një planet i nxehtë dhe i ngjashëm me Jupiterin tonë por me një madhësi tre herë më të madhe dhe ka unazat si Saturni.

Për të folur që tani për mundësi jete është e pamundur, të paktën nëse nuk vërtetohen se ka forma biologjike të çuditshme sic kishte ëndërruar Karl Sagan. Për të realizuar një xhiro përreth planetit duhen 872 vite tokë (për Tokën duhen 365 ditë) ndërsa pozicionin i saj është në bordin e brendshëm të një disku me material të lëngshëm rreth 17. 6 miliardë kilometra nga sipërfqja e yjeve. Pikërisht kjo distancë e largët e ka lejuar Hubble ta shikojë dhe ta ndjekë: Nëse do të klishte qenë më afër, atëhere do të kishte qenë i pamundur vëzhgimi i tij. Por karakteristikat e ambientit të tregojnë se ky kërkim është vetëm një hap i projektuar drejt prezencës së planetëve të tjera.

“Besojmë se në hapërisë mes trupit të ri dhe yllit nënë ka ende objekte të tjera që janë të ngjashme me tokën por për të arritur për ti dalluar duhet të presim lëshimin e pasardhësit të Hubble, teleskopin James Ëebb Space Telescope i cili do të niset në hapësirë në 2013” thotë Mark Clampin, i qendrës Goddard të Nasas një ndër autorët e këtij studimi dhe koordinator i projektit të teleskopit të ri. Zbulimi i papritur rindez ende mundësinë se në hapësirë mund të ketë një planet binjak me tokën tonë.

("Corriere.it", Pergatiti Suela Gera, BalkanWeb)

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 21-11-2008, 18:03:50
Eshte ylli me ndricues ne bllogun e yjeve dhe i 18-i ne radhe me ndricuesi ne qiell...eshte nje planet i nxehte,qe mendohet te shuhet pas 1 milirde vitesh

ja dhe disa foto te ketij Exo-Planeti







ja dhe linkun ne origjinal,per ato qe njohin gjuhen Angleze:
http://hubblesite.org/newscenter/archive/releases/2008/39/image/

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 21-11-2008, 18:08:46
Nje video:

Hubble directly observes planet orbiting Fomalhaut


Temat e fundit