×

Hena ime

Hena ime

· 11 · 2281

  • Postime: 7
Astroalb
ne: 14-07-2008, 00:37:02
Ja hena qe arrita te realizoja para disa muajsh me telescopin tim dhe me webcam 'Philips vesta'.nje webcam e vjeter jashte prodhimi,por shume e keshilluar per ambjente te erreta.

Cfare duhet:
1-Nje teleskop me te pakten 500mm fokale(i imi 750mm)
2-nje montature ose trepied te forte,mundesisht i motorizuar per ndjekjen e objekti(pasi toka rrotullohet, dhe me zmadhime te tille nuk te rrin as 5 sekonda ne ekranin e laptopit)
Une perdor nje montature go-to te kompjuterizuar dhe maksimum peshe prej 12 kg.Marka Skywatcher- Heq5
3-Nje webcam dosido,por qe te kete mundesine ti rregullosh'ndricimin' kur filmon.Ne te shumten e rasteve cdo webcam ben pune ;)
4-nje laptop per marrjen e filmimeve,dmth aty futet webcami tek spina usb dhe rregjistron frame-t te cilat do perpunohen me nje software( freeware pa pagese) p.sh  Iris,Registax,K3ccd etc.
Shpresoj te mos ju duket shume e pakuptuesme menyra akuizicionit se fotos se ne realitet nuk eshte shume e veshtire,mjafton te filmosh dhe perpunosh me software.
Shpresoj tju pelqej,pres shume pyetje prej jush,e do pergjigjem me gjithe qejf.
Pershendetje
Ardiani
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 12:25:32 nga M A X »

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 04-08-2011, 12:04:27
Disa shkencëtarë kanë filluar të besojnë se hëna jonë është formuar nga përplasja e dy hënave . Teoria e d hënave të përplasura shpjegon pse dy faqet e hënës janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra.



Është e pranuar nga shumë se një trup me përmasat e marsit goditi tokën, nga i cili u nda një pjesë duke krijuar hënën. Kjo teori sidoqoftë shpjegon diferencat midis tokës dhe hënës, por jo ato ndërmjet dy faqeve të hënës. Prandaj shkencëtarët besojnë se edhe një hënë e vogël është formuar përplasja objektit, e cila u përplas me tjetrën dhe formoi hënën e sotme.

Shkencëtarët thonë se hëna e vogël kishte përmasa sa 1/3 e hënës. Ata pretendojnë se përplasja me një shpejtësi subsonike nuk krijon një krater. Impakti krijon një shtesë materiali dhe jo një krater. Foto nga Hapesira.

(a.h/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 04-08-2011, 12:27:58
Zbulohet “tulla” për ndërtesat në Hënë



Bëhet fjalë për një turp drejtkëndor me dendësi shumë të madhe, ngjyrë gri, një tullë që mund të përdoret për të bërë ndërtime në Hënë.  Tulla hënore është pjesë e projektit “Kozmik” që drejtohet nga kimisti Gjakomo Kao, profesor në universitetin e Kaliarit, në Itali. Projekti është financuar nga Agjencia Hapësinore Italiane (ASI) me një shumë prej 500 mijë eurosh.

“Tulla përbëhet nga materiale të ngjashme me ato që ndodhen tashmë në hënë. Kjo për arsyen e thjeshtë të përshtatjes më të mirë me ambientin e ri, si dhe për të ulur koston e një ndërtimi të mundshëm i cili do të kishte domosdoshmëri transportimin e materialit në Hënë”, thotë profesor Kao.

Struktura organike me te cilën vishet tulla bënë të mundur mbrojtjen nga rrezatimet e hapësirës si dhe nga rëniet e mundshme të metrove. Kjo përbërje sipas specialistëve që po merren me projektin bënë të mundur mbrojtjen e astronautëve, të cilët brenda një ndërtese të tillë mund të punojnë të qetë duke mos u rrezikuar nga rrezatimet.  /Shekulli

Tema te tjera te ngjashme:
http://www.zeriyt.com/neser-me-19-mars-hena-do-jete-me-e-bukur-se-kurre-shikojeni-dhe-shijojeni-t82162.0.html
http://www.zeriyt.com/hena-eshte-krijuar-nga-shperthimi-nuklear-ne-toke-t63525.0.html
http://www.zeriyt.com/hena-blu-ne-mbremjen-e-31-dhjetorit-t62458.0.html
http://www.zeriyt.com/google-moon-hena-gjithnje-e-me-afer-t57493.0.html
http://www.zeriyt.com/astronomi/ne-15-janar-eklipsi-me-i-gjate-i-mijevjecarit-t62841.0.html
http://www.zeriyt.com/hena-mund-te-jete-formuar-nga-perplasja-e-dy-henave-t88811.0.html

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 05-08-2011, 16:20:04
Një hënë e vogël mund të ketë qenë në orbitën e tokës përpara se të përplasej me hënën ekzistuese, gjë e cila mund të shpjegojë pse dy pjesët e hënës së mbijetuar janë të ndryshme nga njëra-tjetra.



Hëna e dytë e tokës mund të ketë qenë rrethe 1 200 km e gjerë dhe mund të jetë formuar nga përplasja e Marsit me një objekt të mesëm.

Pjesa e hënës që quhet e largët, e cila ka qenë e panjohur deri në vitit 1959 është shumë e ndryshme nga pjesa tjetër që është më afër tokës. Pjesa e largët ka vullkane dhe quhet maria (latinisht dete) ndërsa pjesa e afërt është përgjithësisht e rrafshët. Ana e largët është mesatarisht 1.9 km me e gjerë se pjesa tjetër.

Me anë të stimulimit kompjuterik tregohet se si nga përplasja e dy hënave është krijaur kjo që është sot. Mbetjet e hënës së zhdukur mund të shihen tek pjesa e lartët e hënës së sotme. Përllogaritjet tregojë se hana e dytë është krijuar në të njëjtën kohë me hënën që kemi sot.

Shekulli

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 05-08-2011, 16:32:29
Toka ka pasur dy Hëna

Një hënë e vogël mund të ketë qenë në orbitën e tokës përpara se të përplasej me hënën ekzistuese, gjë e cila mund të shpjegojë pse dy pjesët e hënës së mbijetuar janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Hëna e dytë e tokës mund të ketë qenë rrethe 1 200 km e gjerë dhe mund të jetë formuar nga përplasja e Marsit me një objekt të mesëm.

Pjesa e hënës që quhet e largët, e cila ka qenë e panjohur deri në vitit 1959 është shumë e ndryshme nga pjesa tjetër që është më afër tokës. Pjesa e largët ka vullkane dhe quhet maria (latinisht dete) ndërsa pjesa e afërt është përgjithësisht e rrafshët. Ana e largët është mesatarisht 1.9 km me e gjerë se pjesa tjetër.

Me anë të stimulimit kompjuterik tregohet se si nga përplasja e dy hënave është krijaur kjo që është sot. Mbetjet e hënës së zhdukur mund të shihen tek pjesa e lartët e hënës së sotme. Përllogaritjet tregojë se hana e dytë është krijuar në të njëjtën kohë me hënën që kemi sot. /shekulli

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 09-11-2011, 23:22:49
Eksperimenti i gravitetit në Hënë

Nëse bie një çekiç dhe një pendë në të njëjtën kohë, kush arrin e para në tokë? Në tokë patjetër që bie çekiçi për shkak të rezistencës së ajrit. Shkencëtarët, edhe pse Galileo e kishte menduar dhe testuar këtë eksperiment të thjeshtë shumë kohë më parë, mendonin se pa rezistencën e ajrit të gjithë objektet do të bien në të njëjtën kohë. Galileo e kishte testuar këtë parim vetë dhe vuri në dukje se dy topa të rëndë të masave të ndryshme arrijnë në tokë në të njëjtën kohë, edhe pse shumë historianë janë skeptikë se ai e bëri këtë eksperiment nga kulla e pjerrët e Pizës në Itali. Një vend i mirë për të provuar këtë parim është Hëna, sateliti ynë.
Dhe kështu Apollo 15 me astronaut David Skot, lëshoi një çekiç dhe një pendë drejt sipërfaqes së Hënës. Padyshim ashtu siç e kishin parashikuar të gjithë shkencëtarët, përfshirë Galileon dhe Ajnshtajnin, objektet në fjalë arritën në sipërfaqen e Hënës në të njëjtën kohë.
Ata treguan se përshpejtimi ndodh për shkak të gravitetit dhe se sipas parimit të ekuivalencës, përshpejtimi i trupave nuk varet nga masa, dendësia, përbërja, ngjyra, forma apo ndonjë gjë tjetër...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 11-03-2012, 19:07:10
Ndërkohë që dy trupat tanë qiellorë vazhdojnë të jenë së bashku në të njëjtën orbitë, Hëna është duke u larguar nga Toka shumë, po shumë ngadalë, me një shpejtësi prej 3.8 centimetrash çdo vit

10 gjërat që nuk i dini për Hënën

Në kërkim të akullit
Mund të mos duket si një shkencë ekzakte, por studiuesit kanë shpresa se duke kërkuar në sipërfaqen e Hënës me mjetet e duhura hapësinore mund të dalë në pah një shtresë e fshehur uji e ngrirë. Një satelit i NASA-s do të hedhë një raketë në një krater të errët dhe të akullt. Impakti do të jetë i barabartë me forcën e 15 ton eksplozivi dhe do të ngrejë lart një re prej gjashtë miljesh mbeturina. Sateliti LCROSS më pas do të fotografojë dhe analizojë përbërjen e resë së mbeturinave hënore, për të zbuluar gjurmë uji në kometat e përplasura me njëra-tjetrën. Pas disa momentesh observimi, mjeti hapësinor do të zhytet gjithashtu në sipërfaqen e Hënës. Imazhet e marra nga një satelit indian këtë vit kanë sugjeruar se ka në të vërtetë ujë në Hënë. Nëse zbulimet konfirmohen do të realizohen ëndrrat e shkencëtarëve që ëndërrojnë të krijojnë jetë njerëzore në Hënë, Mars apo dhe planete të tjera një ditë.

Hëna po largohet
Ndërkohë që dy trupat tanë qiellorë vazhdojnë të jenë së bashku në të njëjtën orbitë, Hëna është duke u larguar nga Toka shumë, po shumë ngadalë, me një shpejtësi prej 3.8 centimetrash çdo vit. Tani Hëna është më shumë se 238 mijë milje larg Tokës, por në fillim të krijimit të saj ka qenë vetëm 14 mijë milje larg.
Nga e dinë këtë shkencëtarët? Distanca e Hënës nga Toka matet nëpërmjet reflektorëve me rreze lazer në sipërfaqen e Hënës, të cilët u vendosën aty nga astronautët e misionit Apollo. Shkencëtarët mund të masin kohën që i duhet rrezeve që të arrijnë nga Hëna këtu dhe të masin distancën me një nivel të lartë saktësie. Një distancë shumë e madhe e Hënës do të mund të dobësonte shumë baticat e oqeaneve dhe eklipsi total i Diellit do të ishte i pamundur të dukej nga Toka, por për këtë do të duhen edhe disa biliona vite të tjera.

Golf në Hënë
Cili ka qenë sporti i parë i luajtur në Hënë? Golfi. Në vitin 1971, astronauti i Apollo 14, Alan Shepard, nxori një shkop golfi të improvizuar dhe filloi të luante, por nuk e gjuajti dot topin. Në tentativën e dytë, topi i tij i golfit përfundoi duke fluturuar milje e milje larg, siç tregonte ai, por në fakt topi fluturoi vetëm për disa qindra metra. Kjo jo për faj të astronautit, por për faj të gravitetit të Hënës, i cili është gjashtë herë më i vogël se ai i Tokës...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 04-05-2012, 23:28:32
Natën mes së shtunës dhe së dielës, 6 maj hëna do të shfaqet më e madhe se zakonisht, duke krijuar të ashtuquajturin fenomen astronomik të “Super hënës”.

Ajo do mund të shikohet pas orës 5:35 të mëngjesit, kur fillon hëna e re.

Distanca e satelitit tone natyror ndryshon çdo muaj me një minimum rreth 357 mijë km dhe një maksimum prej 406 mijë km, sepse orbita rreth Tokës e bën atë një formë eliptike. Si rezultat i kësaj afrie ju do keni mundësi ta shihni hënën 16 për qind më të mëdha se normalja e hënave të plota, e njëkohësisht më të ndritshme se zakonisht.

Fjala "super hënë" u konceptua në vitin 1979 astrologu Richard Nolle.

Shkencëtarët argumentojnë gjithashtu, se gjatë 3 ditëve kur shfaqet super hëna rriten edhe rreziqet për ndonjë tërmet, apo shpërthim vullkanik, për shkak të forcës më të madhe gravitacionale të Hënës. Megjithatë ka edhe studime që hedhin poshtë këto argumente.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#8 ne: 30-08-2012, 22:31:24
Shfaqet nesër “hëna blu” e fund-gushtit

Hëna blu në natën e fundit të gushtit. Kështu quhet hëna e plotë e muajit, një ngjarje astronomike tepër e rrallë, e cila ndodhë pasi kalendari i formuar nga 12 muajt e vitit nuk është kalibruar në mënyrë të përkryer për fazat hënore.

Hëna e dytë e plotë, fenomen i cili quhet “blue moon”, hëna blu nuk është në fakt ngjyra e vërtetë e hënës, por quhet kështu sepse është një shfaqje e rrallë.

I njëjti fenomen do të përsëritet sërish në fund të muajit korrik në vitin 2015, dhe mesatarisht hëna blu shfaqet çdo 2-7 vjet.

Shfaqja e fundit ka qenë në datën 31 dhjetor të vitit 2009 dhe ky fenomen është parë në Europë, Azi, Afrikë dhe në disa vende të Alaskës.

Hëna blu këtë vit do të shfaqet në datën 31 gusht rreth orës 15:58 minuta.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#9 ne: 30-08-2012, 23:42:57
lesh do shifkena...ne ate ore shendrrin dielli si hosten

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 28-05-2019, 16:23:48
“Një analizë e re”, NASA jep alarmin: Hëna drejt shkatërrimit, po copëtohet…
 

Një analizë e re, duke përdorur të dhëna nga misioni i NASA-s, sugjeron që Hëna po zvogëlohet. Shkencëtarët e krahasojnë procesin me mënyrën se si rrushi gradualisht shndërrohet në rrush të thatë.

Hulumtimi i ri u mundësua nga krijimi i një algoritmi që përpunoi të dhënat sizmike që u morën në vitet 1960 dhe 1970, gjë që ndihmoi për të hedhur dritë mbi. Të dhënat e vendndodhjes së hënës u gjeneruan pas pamjeve që u morën nga një studim i vitit 2010, që përdorte fotografi nga Orbiter Lunar Reconnaissance Orbiter i NASA-s.

Kjo ndihmoi në konfirmimin se Hëna ende po përjeton aktivitet të vërtetë tektonik, sipas gazetës së re të botuar në Nature Geoscience. Instrumentet e mbetura nga astronautët e Apollonit në të kaluarën përfunduan punën e tyre në vitin 1977, por shkencëtarët mendojnë se kjo dridhje dhe tkurrja e hënës po ndodh ende sot, me imazhe që duket se tregojnë prova të lëvizjes së kohëve të fundit, të tilla si gurët dhe rrëshqitjet e shkëmbinjëve.

Të dhënat sizmike janë marrë nga instrumentet që astronautët lanë në sipërfaqe gjatë misioneve të Apollo. Apollo 11 mbaroi pas disa javësh, por pjesa tjetër mbajti matjen, duke arritur deri në 28 hapa të huaj të ndryshme mes viteve 1969 dhe 1977.

Shkencëtarët tani shpresojnë të kthehen në Hënë dhe të mësojnë më shumë për atë që po ndodh me të. Administrata e Trump ka urdhëruar NASA-n që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpreson të ketë astronautët në sipërfaqe në pesë vjet./ Burimi: The Independent
 

Si eshte formuar Hena?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 22:16:14
nga M A X
Kur lind hena?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:46:25
nga InfoZ
Sa larg eshte hena nga toka?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 23:36:11
nga M A X
Kur eshte hena e re?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 11:40:33
nga InfoZ
Kur eshte hena e plote?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 11:40:09
nga InfoZ