Hëna po zvogëlohet - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hëna po zvogëlohet

Hëna po zvogëlohet

· 4 · 1410

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-08-2010, 09:22:36
Londër, 19 gusht - Të çarat e vërejtura në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, tregojnë se Hëna po zvogëlohet, shkruan gazeta londineze “Telegraph”.
Hëna po zvogëlohet me ftohjen e brendësisë së saj, mendojnë shkencëtarët. Ftohja e ka zvogëluar radiusin e Hënës për rreth 100 metra, gjatë historisë prej afro 1 miliardë vitesh.



Mirëpo, astronomët amatorë nuk do të mund të vërejnë çfarëdo ndryshimi në madhësinë  Hënës gjatë të ardhmes së afërt.

  • Postime: 1570
  • Karma: +12/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 20-08-2010, 09:31:35
avash avash po vje fundi ibotes:(

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 20-08-2010, 09:33:09
lol mos u merzit ti moj :P

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 22-08-2010, 20:26:50
Hëna humbet shkëlqimin, plaket dhe zvogëlohet

Sateliti i Tokës i studiuar nga sonda “Lro”. Mbi sipërfaqen e Hënës janë shfaqur rrudhat e para.



Ashtu si njeriu edhe Hëna plaket, zvogëlohet dhe mbushet me rrudha. Edhe pse të padukshme për syrin tonë, me kalimin e viteve shenjat e para të plakjes kanë filluar të duken qartë. Sipas shkencëtarëve, kjo është një nga arsyet që ajo humbet shpesh nga sytë tanë. Për të parë ngushtimin e rrezes së saj (njëqind metra në një total prej 1700 kilometrash), nevojitej një mision i NASA-s. Një mision i studiuar mirë për të mbledhur çdo detaj të përmasave të një metri mbi sipërfaqen e satelitit. Aparaturat në bordin e “Lunar Reconnaissance Orbiter” (sonda “Lro” e cila prej qershorit të vitit 2009 ndodhet në orbitë përreth Hënës) kanë vënë re se ngushtimi i rrezes prodhon një efekt dytësor mbi sipërfaqe.

Shkarjet nga të cilat përbëhet sipërfaqja e Hënës gjendjen shumë pranë njëra-tjetrës, fillojnë të shtyjnë dhe krijojnë kështu disa të ngritura që të sjellin ndërmend pamjet e murit të madh kinez të marra nga satelitët tonë artificialë.

Ato që i vunë re “rrudhat” e para të Hënës ishin misionet “Apollo 15, 16, 17” në fillim të viteve ‘70, por në atë kohë shkencëtarët nuk u dhanë shumë rëndësi atyre shenjave. Një nga arsyet ishte se vëzhgimet e tyre u kufizuan vetëm në një të pestën e sipërfaqes, pra pranë Ekuatorit.

Tani sonda e NASA-s ka zbuluar edhe 14 “gunga” të tjera - të gjata disa dhjetëra kilometra dhe të larta njëqind metra – të shpërndara përgjatë gjithë sipërfaqes së satelitit. “Janë efekt i ftohjes së bërthamës së Hënës dhe këto shenja kanë filluar të shfaqen kohët e fundit”, shpjegon Thomas Watters, shkencëtari i “Smithsonian Institution”, i cili së bashku me disa kolegë ka kryer studimin, që e ka publikuar më pas në revistën “Science”.

Kur përdor fjalën “janë të freskëta”, Watters nuk arrin të përcaktojë me saktësi datën e shfaqjes së rrudhave të para “në fytyrën” e Hënës. Megjithatë, ai nuk heziton të thotë se kjo gjë ka ndodhur para një milion vitesh (rreth një të pestën e moshës së satelitit), epokë kur ftohja e vazhdueshme e bërthamës së Hënës ndaloi të gjitha aktivitetet vullkanike.

Prej atij momenti, vetëm përplasja me meteorët e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Hënës. Fakti që relievet janë bërë të dukshme për sytë e sondës së NASA-s me gunga të mprehta e të thepisura, si edhe fakti që nuk ka asnjë shenjë përplasjeje me trupa të tjerë qiellorë, i ka shtyrë shkencëtarët t’i quajnë rrudhat si shumë “të freskëta”.

Kalimi nga një fazë e lëngshme dhe e valuar në një ftohje të vazhdueshme, gjë që ka sjellë edhe zvogëlimin e përmasave, nuk është një fenomen i cili ndodh vetëm në satelitin tonë. Edhe Marsi e Mërkuri e kanë sipërfaqen me valëzime, njësoj si ato që janë zbuluar së fundmi nga sonda “Lro” në Hënë, por me një ndryshim, që janë pak më të larta: arrijnë deri në një kilometër lartësi.

Mbi njërën nga këto kreshta, rezultat i shtytjeve tektonike dhe një Hëne që vazhdon të plaket, u ngjitën edhe dy astronautë të “Apollo 17”, Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt. Ishte viti 1972, kur u krye edhe vizita e fundit e njeriut mbi yllin e bukur. Që nga ajo kohë, përveç tkurrjes, ftohjes dhe plakjes, Hëna po largohet nga ne me një ritëm prej 4 centimetrash në vit. Shqip

Temat e fundit