Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: 12:51
« ne: 01-06-2020, 22:05:06 »

 

Teleskopi hapësinor "Hubble" i NASA-s festoi këtë javë ditëlindjen e 30-të, ndërsa vazhdon pritja për pasardhësin e tij. Teleskopi hapësinor "James Webb" ishte menduar të nisej për në hapësirë në vitin 2018, por u shty për në vitin 2021. Dhe tani NASA ka ndaluar operacionet e testimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas gati një dekade të plotë përgatitjesh, teleskopi "Hubble" u lëshua në orbitë me anijen hapësinore "Discovery" 30 vjet më parë, më 24 prill 1990.

NASA dëshironte një obzervator pamjet e të cilit nuk do të shtrembëroheshin nga atmosfera dhe, në disa raste, nga përthithja e dritës.

Yjet, për shembull, nuk duket se pulsojnë kur shihen nga hapësira. Teleskopi mori emrin e astronomit amerikan Edwin Hubble, i cili në vitet 1920 përcaktoi se universi po zgjerohet.

Por, ngazëllimi i madh u shndërrua në agoni pa fund, kur u mësua se pasqyra kryesore e teleskopit ishte fryrë gjatë prodhimit, duke rezultuar në shikimin e paqartë. Douglas Broome, ish-menaxheri i teleskopit hapësinor Hubble lajmëroi mediat në vitin 1992:

"Ekziston një zhvlerësim sferik domethënës në sistemin optik të teleskopit".

Tre vjet më vonë, ndërsa rrezikohej reputacioni dhe e gjithë e ardhmja e NASA-s, një ekip astronautësh arritën të rikthejnë vizionin e premtuar të Hubble-it duke montuar pjesë ndërrimi.

Astronautët kanë vizituar gjithsej pesë herë teleskopin Hubble, nga viti 1993 deri në vitin 2009, për të bërë përmirësime dhe riparime të obzervatorit, i cili ka përmasat e një autobuzi shkolle.

Në fillimet e tij, "Hubble" vërtetoi ekzistencën e super vrimave të zeza dhe zbuloi se ato janë të vendosura në qendër të shumicës së galaktikave.

Teleskopi ndihmoi gjithashtu në përcaktimin e moshës së universit 13.8 miliardë vjeçar, duke përcaktuar shkallën aktuale të zgjerimit të universit, me një pasiguri prej vetëm tre përqind.

"U mahnitëm kur pamë për herë të parë këto imazhe. Dua të them se ka gjëra në astronomi për të cilat jeton, dhe ajo që ndjemë kur pamë për herë të parë këto foto të shfaqen në ekran ishte e tillë", tha studiuesi i hapësirës Jeff Hester në 1995.

NASA thotë se Hubble shikon thellë duke kapur nga galaktikat e largëta dritën, të cilës i është dashur më shumë se 13.4 miliardë vjet për të arritur tek ne.

Teleskopi "Hubble" ka bërë mbi 1.4 milion vëzhgime. Astronomët i kanë përdorur ato për të shkruar mbi 17 mijë punime shkencore.

Hubble udhëton me shpejtësi 17 mijë milje në orë dhe lëviz përgjatë një orbite 340 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Teleskopi hapësinor përmbush një orbitë rreth Tokës çdo 95 minuta.

Pasardhësi i "Hubble", teleskopi hapësinor "James Webb", që fillimisht do të nisej në vitin 2018, do të shikojë nga një pikë e favorshme një milion milje larg. Pas shtyrjes disa herë, NASA pati vendosur lëshimin e tij për në vitin 2021. Muajin e kaluar, NASA njoftoi se kishte pezulluar operacionet e integrimit dhe testimit në teleskopin hapësinor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"James Webb" do të jetë i specializuar në gjatësinë e valës infra të kuqe, duke e lejuar atë të futet në disa nga pjesët më të zbehta dhe më të largëta të universit.

Kjo duhet të mundësojë që teleskopi, i cili mori emrin e administratorit të ndjerë të NASA-s që drejtoi programet "Mercury" dhe "Gemini", dhe të hidhte bazat për zbarkimet në hënë të misionit "Apollo" - të shikojë edhe më larg në kohë sesa "Hubble" dhe do të zbulojë galaktikat e formuara vetëm 200 milion vjet pas Big Bang-ut.
Postuar nga: erlehta
« ne: 10-12-2009, 18:58:34 »

Teleskopi hapsinor "Hubble" ka zbuluar Galaktiken me te vjeter.
Kjo Galaktike ndodhet 13 milion drite larg planetit tone dhe mendohet te jete krijuar  600 milion vjet me pare.
Postuar nga: M A X
« ne: 21-11-2009, 03:06:02 »

Teleskopi hapesinor Hubble u ka dhene nje ndihme te madhe shkencetareve ne Tokepasi ka arritur te fotografoje ne menyre te qarte universin.
Sipasfizikanteve, keto foto i japin nje sens te qarte universit, ndersamatematiciene t kundershtojne duke thene se format jane krijuar ngarregullat matematikore.

Por kjo gje pak rendesi ka, duke paremadheshtine e ketyre fotove qe do pasurojne edhe me shume arkivin epamjeve te dokumentuara nga universi qe na rrethon.