Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 30-11-2020, 11:14:33 »

Jupiteri dhe ne nga henat e tij.
 
Postuar nga: M A X
« ne: 29-11-2020, 23:26:59 »

Pamje te planetit Jupiter te marra nga teleskopi Hubble me 25 gusht 2020.
 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 17-11-2011, 14:57:53 »

Nën hënën e Jupiterit ka një oqean

Shkëncëtarët kanë gjetur provën më të mirë që nën sipërfaqen e një prej satelitëve të Jupiterit shtrihen sipërfaqe të mëdha me ujë, lajmëroi ditën e mërkurë një revistë shkencore.

Hëna e quajtur Europa ka ngjallur gjithmonë interesim shkencor, pasi është e mbulluar nga një sipërfaqe akulli disa kilometra të trashë. Megjithatë, në fotografimet e fundit të bëra mbi hënën janë zbuluar disa vija të formuara në akull, që duket se është avull që del në sipërfaqe, si rrjedhojë e ngrohjes së brendshme të trupit qiellor.

Zbulimi i bërë nga fotografimi nga sateliti e shndërron Europën në trupin kryesor qiellor të dyshuar për ekzistencën e jetës brenda sistemit tonë diellor, pasi uji është elementi kyç për ekzistencën e saj.

Nga modelet e forcave magnetike dhe imazhet e sipërfaqes, shkencëtarët kanë dyshuar prej koëhsh se në brendësinë e hënës së Jupiterit, nën 10-30 kilometra akull, mund të ndodhet një oqean gjigant, i cili nga ana e tij duhet të jetë 160 kilometra i thellë.
Postuar nga: erlehta
« ne: 05-06-2010, 13:11:18 »

Nje astronom amatar, australian ka ber te ditur te enjten e kaluar, se Jupiteri eshte goditur nga nje rrufe.



Planeti i zjarrte  per dy sekonda u be i dukeshem dhe shume i shndritshem
Amatori Wesley eshte i njohur edhe me pare. Ne vitin e kaluar ai vuri re nje njolle ne polin jugor te Jupiterit, ku mendohet te kete qene nje gjuajtje asteroidi.

P.s
me 1994 jupiteri eshte goditur nga kometa Shoemaker-Levy 9 (D/1993 F2)
Postuar nga: M A X
« ne: 13-05-2010, 19:45:36 »

 

Planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri, ka mahnitur atsronomët dhe studiuesit pasi me kalimin e kohës ka humbur një shirit, karakteristikë identifikuese e këtij planeti.


Jupiteri përbëhej nga dy shirita të errëta me ngjyrë kafe poshtë dhe sipër zonës ekuatoriale, por tashmë vetëm shiriti verior është i dukshëm.

Fotot janë marrë në datën 9 maj nga një astronom amator, i cili i ka publikuar në internet. Ndërkohë, shkencëtarët nuk dinë të japin ende një shpjegim pse ka ndodhur kjo. Një prej hipotezave të hedhura nga NASA është ajo e mbivendosjes së shtresave të reve sipër planetit.

Jupiteri ka një diametër 143 mijë km dhe është një prej objekteve më ndricues në qiellin që ne shikojmë. Pamjet e fundit të marra në fund të vitit 2009, tregonin qartë shiritin kaf në pjesën jugore.  Top Channel