Katastrofë në Jupiter, ndikimi edhe në Tokë - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Katastrofë në Jupiter, ndikimi edhe në Tokë

Katastrofë në Jupiter, ndikimi edhe në Tokë

· 1 · 1105

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-06-2010, 15:52:12
Një kometë ose asteroid me përmasa disa kilometra ka rënë në atmosferë

Misteri i trupit qiellor që ka rënë në planetin e Jupiterit, duket se është kthyer në një makth për shkencëtarët e NASA-s. Historia ka nisur në fillim të muajit qershor kur astronomi australian Anthony Wesley, duke vëzhguar planetin më të madh të sistemit diellor, vuri re rastësisht se një re e madhe e kishte qarkuar atë dhe e gjithë kjo kishte ndodhur për shkak se një trup qiellor kishte goditur planetin. Në të njëjtin moment në Filipine, Chris Go regjistroi të njëjtin fenomen. Imazhet janë duke bërë xhiron në të gjitha observatorët e botës, qofshin ata profesionale, por edhe amatorë, gjithmonë në kërkim të shkakut që e nxiti këtë fenomen. Në 7 qershor pikërisht teleskopët e NASA-s, madje edhe më të fuqishmit e saj u përqendruan pikërisht në zonën ku edhe ndodhi rrëzimi i objektit. Hubble është duke analizuar në mënyrë të detajuar efektet që mund të shkaktojë kjo përplasje, ndërkohë që janë filmuar gjurmët e rrëzimit të këtij objekti. Sipas studimit të deritanishëm, rezulton se objekti është me përmasa disa kilometra dhe mund të shkaktojë probleme të theksuara edhe tek planetët e tjerë. Mendohet se objekti mund të jetë një kometë ose një asteroid, i cili pasi ka hyrë në atmosferë, ka shpërthyer pikërisht në planetin Jupiter, duke shkaktuar një rrezatim të dukshëm. Fotografimi që është bërë nga Hubble tregon qartazi se atmosfera nuk ka atë pamje të qetë që kishte më parë, madje gjurma ku ka kaluar objekti është tej mase e dukshme. Të mos harrojmë që kometat mund të shkaktojnë probleme serioze dhe për këtë mund të kujtojmë rrëzimin e disa fragmenteve të kometës Shoemaker-Levy 9 në vitin 1994, e cila la jo pak pasoja. Edhe pse në planetin më të madh të sistemit diellor rrëzimet e trupave qiellorë janë më të shpeshta, gjithsesi ato mund të krijojnë probleme. Ajo që mund të ndodhë ka lidhje me gravitetin, duke bërë që planeti të pësojë një sforcim të dukshëm të lëvizjes së tij. Shkencëtarët mendojnë se nëse kjo gjë do të kishte ndodhur me Tokën, pa dyshim që do të ishte një katastrofë. Por, nëse do të ndodhte ky fenomen me ne, a do të ishte faji i astronomëve? Të paktën me ato pajisje që ata kanë, janë të pafuqishëm për të ndaluar këto fenomene, prandaj na duhet vetëm të presim.

Standard

Temat e fundit