Planeti Kepler 22-b ndodhet rreth 600 vite dritë larg, është 2.4 herë më i madh se Toka dhe ka një temperaturë rreth 22°C.

Ky është planeti më i afërt i ngjashëm me tonin, një “Tokë 2.0”. Gjithsesi nuk dihet ende nëse planeti është i përbërë kryesisht prej shkëmbinjsh, gazi apo lëngu.
Teleskopi hapësinor Kepler është projektuar për të parë një bandë të caktuar të qiellit natën, midis 150 mijë yjeve të ndryshëm. Teleskopi është i ndjeshëm për të parë kalimin e një planeti përpara yllit të tij, duke vëzhguar disa ndryshime të vogla të dritës së yllit.
Teleskopi Kepler identifikon më pas këto ndryshime të vogla të dritës si planetë të mundshëm, të cilët konfirmohen më pas prej vëzhgimesh të tjera nga Toka.
Kepler 22-b ishte një ndër 54 kandidatët e mundshëm të raportuar nga skuadra e teleskopit, dhe është i pari që konfirmohet duke përdorur teleskopët e tjerë.
Ka të ngjarë që në të ardhmen të konfirmohen më shumë prej këtyre kandidatëve si një Tokë e dytë.
Kepler 22-b ndodhet në një distancë 15% më të shkurtër prej diellit të tij nga distanca midis Tokës dhe Diellit, dhe viti zgjat 290 ditë. Megjithatë dielli i tij ndriçon 25% më pak dritë, duke e mbajtur planetin në një temperaturë të tillë që mundëson egzistencën e ujit të lëngshëm.