×

Lajmi i fundit nga Astronomia!

Lajmi i fundit nga Astronomia!

· 73 · 25551

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#25 ne: 12-07-2007, 13:28:15
Një skuader astronautesh, pjesë e agjensise europiane nderhapsinore ESA ka zbuluar avuj uji ne një planet te gazte, qe ndoshet jashtë sistemit tonë diellor.
Planeti i gazte HD 189733b ndodhet 64 vjet drite larg sistemit tonë diellor. Mendohet qe ky planet te jetë 15 herë me i madh se Jupiteri.
Lajmi është bërë publik ne revisten britanike "Nature"

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#26 ne: 06-09-2007, 18:09:38
Nje tjeter lajm nga "Natura"

Astronomet amerikan kane zbuluar "asteroidin vrases"

Ky asteroid mendohet te jete origjina e asteroidit qe shkaktoj "vrasjen" e dinosaureve.

Sipas tezes se mundshme..dinosaure t u zhduken para 65 miljon vjetesh,per shkak te goditjes se tokes nga nje asteroid 15 km i gjate,dhe pikerisht ne Yucatan te Meksikes...
Por zbulimi i asteroidit vrases i dha mundesi astronomeve te japin teorin e re...Dinosauret mund te zhdukesh dhe 100 milion vjet me pare  ,pikerisht nga ky asteroid vrases. Ky asteroid mendohet te ishte 60 kmi gjate e cili me nje shpejtesi prej 11.000 km/h i ishte drejtuar tokes, por fati e deshi qe ky asteroid te mos arrinte ne toke me kete madhesi e me shpejtesine e siperpermendur. Ne hapesiren midis planeteve Mars-Jupiterperplaset me nje asteroid 170 km te gjate..duke shmangur keshtu drejtimin...Per rreth 100 milion vjet pjeset e asteroideve jane vertitur ne hapesire...e nderko njeri prej ketyre pjese goditi token..duke shkaktuar keshtu zhdukjen e dinosaureve !!!!!!!!!!!!!!!!!


  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#27 ne: 11-10-2007, 22:04:41
Para disa javësh është bërë e ditur se Plutoni nuk do të klasifikohet me si planet!


nuk e paskam degjuar kete....

japin shpjegime pse????

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#28 ne: 09-11-2007, 18:08:09


nuk e paskam dëgjuar këtë....

japin shpjegime pse????

Te them te drejten nuk e di arsyen.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#29 ne: 09-11-2007, 18:16:23
Ylli 55 Cancri i cili ndodhet ne yjesine e Gaforres,  rrethohet nga pese planete duke u klasifikuar keshtu si nje sistem diellor me pese planete. Planeti me i fundit i zbuluar ne kete sistem ka nje madhesi 45 here me i madh se madhesia e Tokes.Ky planet rrotullohet rreth djellit te tij,pra 55 Cancri, per 260 dite.
Kater planetet e tjere jane zbuluar ne periudhen 1996 - 2004.
Planeti me i brendshem i ngjan Neptunit ndersa me i jashtmi,Jupiterit.

Ne sistemet diellore astronomet kane zbuluar rreth 260 planete, ndersa 55 Cancri eshte i vetmi me pese te tille.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#30 ne: 10-11-2007, 18:28:37
Ja dhe foto.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#31 ne: 14-12-2007, 18:37:05
Lajme te reja per "unazen" e Planetit Saturn.

Astronautet bejne te ditur se, unaze e saturnit eshte me e vjeter se ceshte menduar deri tani.
Te dhenat vijne nga sonda hapsinore "Cassini"
Deri me sot kesaj unaze i perkiste nje moshe prej 100 milion vite, ndersa mosha e percaktur eshte 4.5 miliard vite.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#32 ne: 03-01-2008, 21:50:13
Zbulohet nje tjeter planet,jashte sistemit diellor.
Planeti njihet si "TW Hydrae b"

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#33 ne: 24-01-2008, 21:24:23
 Eshte thjesht nje foto e fotografuar nga Marsrovers "Spirit"

A behet fjale vertete per nje njeri??

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#34 ne: 26-01-2008, 02:26:32
E kam pare dedhe neper kanale televizive, shume interesante,,nese eshte e vertete do te ndryshonte gjithqka,,apo eshte ndoshta vetem shkemb i gdhendur nga ererat marsiane (?)

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#35 ne: 05-02-2008, 22:15:16
NASA-Sonde "Mars Reconnaissance Orbiter" ka sjell se fundmi nje tjeter fotografi spektakolare. Behet fjale per nje pamje,"Fytyre e buzeqeshur" e nje krateri ne siperfaqen e planetit Mars.

Krateri ne fjale ka qene i panjohur me pare dhe ka nje diameter rreth 3 kilometra.
Megjithate,nje fotografi e tille vjen per te dyten here nga marsi.
ESA-Raumsonde Mars Express ne 2006 ka sjellur po nje fotografi me "buzeqeshje". Fotografia eshte realizuar ne kraterin qe mban emrin e nje astronauti  gjerman, Johann Gottfried Galle, e me nje diameter rreth 230 km.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#36 ne: 19-03-2008, 22:44:10
Teleskopi nderhapsinor "Hubble",ka zbuluar lidhje karboni, metan ne Exoplaneten HD 189733b,i cili ndodhet ne nje largesi 63 vjet drite. Exoplaneten HD 189733b ndoshte ne yjesine Vulpecula




  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#37 ne: 14-06-2008, 14:30:29
Sic e dime per planetin Pluton eshte folur se nuk do te njihet me si planet. Eshte vendosur qe trupat qiellore ose objekte te ngjashme me sistemin tone diellor do te njihen tashme me emrin Plutoide.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#38 ne: 26-06-2008, 21:28:42
Armagedoni do te ndodhe.


Asgje nuk eshte e perjetshme ne Univers.Keshtu qe dhe Toka do te perballet nje dite me fatin e saj.
Shkencetaret e qiellit tregojne se dielli do te "gelltise" planetin  Toke sepse vete dielli do te shnderrohet ne nje yll supergjigand  ku diametri i tij do te zmadhohet rreth 200 here. Megjithate ka dhe nje lajme te mire. Toka ka edhe 7 miliard  vjete jete.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#39 ne: 27-06-2008, 14:45:57
Nasa ka prezantuar pak dite me pare modelin e ri te raketave, me te cilat do te mund te udhetojne austronautet per ne Hene. Nisja e pare do te realizohet me 2010.
Modeli i Ri "Ares V"



  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#40 ne: 15-07-2008, 20:18:53
Nje Doppel-Asteroid, i madh iu afrua Tokes diten e djeshme ( 14.07.2008)
Objekti 2008 BT18, kaloj prane tokes ne rreth  oren 17:00. me nje shpejtesi me te madhe se 45.000 km/h dhe ne nje largesi rreth gjashte here me shume se largesia  Toke-Hene.
Astronomet theksojne se gjithmone asteroidet jane te shoqeruar, por shume pak prej tyre i afrohen planetit tone.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#41 ne: 25-08-2008, 23:10:10
Gjithcka eci sipas planit,kur nje proton rakete ruse e dergoi nje satelit komunikativ te ashtuquajtur IMARSAT-4 F3 larte ne gjithesi.Dergimi ndodhi me 19 gusht ora 00:43 nga qendra Baikonur ne Kazakistan.
Fluturimi zgjati 9 ore e 3 minuta,derisa Imarsat-4 Fr u vendos ne rrethin gjeostacionar.Prej ketu ky satelit nga forcat e veta do te sillet ne rreth gjeostacionar prej 35.800 km mbi hapesiren tokesore.
Dergimi i suksesshem shperndan kenaqesi per firmen ILS(International Launch Services)e cila qendron pas raketave proton per arsye komerciale.Ky sukses,bie raketen proton te llojit Breeze M ne vend te duhur, pasi qe ajo kishte patur probleme te ketilla me 14 mars te ketij viti.Me nje ridizajn te llojit Breeze M problemet do te zgjidhen dhe ILS do te dergoje edhe tre raketa tjera ne gjithsi.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#42 ne: 03-09-2008, 21:31:05
Sonda Phoenix e NASA-se (qe ndodhet ne planetin Mars)është duke analizuar disa prova qe ka gropuar. Ato jan dërguar me 31 gusht ne laboratorine kimike te sondes.
Provat janë marrë nga gropa e ashtuquajtur "Stone Soup" qe ka një thellesi prej 18 centimetrash.
Duke marrë parasysh materialin qe është germuar dhe hudhur mbi truall,hulumtuesit vlerësojnë se nuk ka akull uji ne material. Mirëpo disa copa me te mëdha japin një pasqyrre se ato permbajne një numer me të madh kryperrash. Analiza kimike do të vertetoje ne realitet se për c`far lloji te kryperrave bëhet fjale.


Me poshte nje foto e mjegullave te akullta mbi sonden Phoenix
 

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#43 ne: 10-09-2008, 01:29:03
9 shtator 2008

Astronomet pohojne se ndermjet 5-10 % te asteroideve qe i afrohen tokes,ne realitet janë kometa.

Shumica e objekteve qe i afrohen tokes janë asteroide-shkembinj te medhenj qe janë mbeturina te materialit qe toka përmban.E kundërta e asteroideve, kometat permbajne edhe akull me uj dhe akull te thate përveç materialit shkembor.
Një shembull është NEO 2001 OG108 qe u zbulua ne vitin 2001.Ne fillim u klasifikua si një democloide qe eshte një lloj i veçantë asteroidi qe ka fusha te zgjatura(bisht) si kometat.Observime te shumta i binden astronomet se fjala ishte për një komete.Ky vleresim u vertetua pas afër një viti pas zbulimit, kur nxehtesia e diellit bëri qe pak nga akulli i NEO 2001 OG108 te avullohet dhe te krijoje mjegulla rreth objektit (on koma) një reagim tipik për kometa.
Megjithatë nuk janë të gjitha kometat qe do të zbulonin identitetin e tyre ne këtë mënyrë.Kometat qe kanë humbur shumë akull nuk do të krijonin as bisht e as koma. Astronomet i quajne objektet e ketilla për kometa te vdekura te cilat shumë vështirë dallohen nga asteroidet.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#44 ne: 07-10-2008, 06:56:59
Sonda Phoenix ka sjellur te tjera informacione interesante nga planeti i kuq, Mars. Behet fjale per floke debore te cilat fatkeqsisht zhdukeshin pa rene ne truallin e planetit.
Shkencetaret amerikan kane studiuar nje kampion nga planetii kuq dhe arriten te gjenin dy minerale te cilat kane "prejardhje" nga uji, karbonat kalciumi  (Kalk) dhe Phyllosilicat.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#45 ne: 08-11-2008, 19:46:30
Galaksat e pluhurosura ne fokus

Astronomet kane perdorur teleskopin  James Clerk Maxwell (JCMT) ne Havaje per te studjuar kushtet ne galaksat e pluhurosura.
Disa nga sistemet yjore gjigante, galaksat, njihen nga nje percim shume i madh energjie. Mirepo, pasi qe keto galaksa permbajne shume gaz e pluhur, percimi i kesaj energjie nuk eshte i dukshem ned rite te rendomte dukshmerie. Ne te kunderten galaksat ndricojne fuqishem ne drite infra te kuqe, sepse pluhuri ne galakse nxehet. Galaksat quhen UltraLuminous InfraRed Galaxies (ULIRG).
Astronomet pretendojne se rezultati i percimit te energjise prej ULIRG eshte transformimi i gazit ne yje te rrenda dhe teper ndricuese. Gjithashtu mund te behet fjale per procese te nderlidhura me vrima te zeza super te rrenda ne qendren e galaksave.
Tani nje grup astronomesh kane perdorur teleskopin JCM ne Havaje per te bere observime te detajuara te nje numri ULIRG. JCMT ben observime ( rrethe sub milimetrash) ne rrezatim, qe eshte dicka mes drites infra te kuqe dhe radiorrezatimeve. Observimet ne rreth sub milimetrash bejne te mundur te pamurin neper pluhur dhe gaz qe fshehin pjeset qendrore te ULIRG.
Gjurmuesit kane pare pos tjerash,gaz te ngrohte (CO) dhe (HCN). Keto gazra gjenden ne ato rrethe ku yje te reja lindin dhe u japin mundesi gjurmueseve mundesine per te mesuar me teper per maredheniet fizike ne keto galaksa te pluhurosura.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#46 ne: 13-11-2008, 12:59:59
Sapo lexova nje artikull qe vertete me habiti shume.

Astronomet jane te bindur qe ne 2025 do te mund te komunikojne me alienet :O

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#47 ne: 14-11-2008, 00:49:35
Drite polare mistike ne Saturn

Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle
13. Nentor 2008

Sonda Cassini ka zbuluar nje forme te re mistike per drite polare ne planeten unazore-Saturn.
Edhepse sonda Cassini ka qarkulluar neper Saturn qysh nga Korriku i vitit 2004, ajo vazhdon te beje zbulime te reja aty.
 

Fotografi te bera ne drite infra te kuqe kane zbuluar nje forme drite polare ne polin verior te Saturnit deri tani te panjohur.  Fotografia ketu eshte nje kombinim inxhizimi i bere me dy ngjyra te drites infra te kuqe.

Drita polare e posa zbuluar nuk i ngjan dickaje qe eshte pare me heret neper vende tjera te sistemit diellor.Drita polare ndodhet si zakonisht vetem ne nje unaze(rreth), mirepo ketu perfshin nje hapesire me te madhe dhe ka drite polare ku sipas gjurmuesve nuk duhet te kete gje. Drita polare formohet kur dy copeza te mbushura elektrike qendrojne gjate fushes magnetike te nje planete dhe godasin atmosferen e saj.
Drita polare e Jupiterit krijohet nga copeza te kapura ne fushen magnetike te planetes gjigante, ndersa drita polare qe deri tani eshte pare ne Saturn krijohet nga copeza nga Dielli (era e diellit). Sipas hulumtueseve drita polare e posa zbuluar, nuk mund te futet ne asnjeren kategori. Ata pretendojne se fshihet nje njohuri baze mbi fushen magnetike te Saturnit dhe reagimin ndryshues te eres se diellit  ne zbulimet mbi driten polare mistike.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#48 ne: 12-01-2009, 11:13:46
"ARCADE" ka arritur te rregjistroje disa zhurma te panjohura ne hapsire, idensiteti i te cilave ka befasuar studiuesit.
Keto zhurma ishin gjashte here me te larta se c´priteshin.
Burimi se nga vijne me te vertete  keto sinjale, nuk eshte bere ende i njohur.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#49 ne: 12-03-2009, 22:14:03
Vrime e zeze ne floket e Meduzes
Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle
12. mars 2009

Sateliti Chandra dhe teleskopi gjithesore Hubble kane veshtruar me afer galaksen NGC 4294, e cila gjithashtu quhet galaksa Meduza.
Fotoja e te ashtuquajtures galaksa Meduza eshte nje kombinim i nje inxhizmi me drite te dukshme i bere me teleskopin gjithesore Hubble (ngjyre portokalli) dhe observimeve nga rrezet rentgen te bera nga  sateliti  Chandra (ngjyre te kaltert) te NASA-se.
Ne drite te dukshme duket nje bisht nga materiali qe shtrihet nga pjesa qendrore e flokeve te galakses Meduza. Ky bisht eshte krijuar nga ndikimi gravitacionar gjate ndeshjes (perplasjes) se galaksave.

Observimet e Chandra-se zbulojne burime rentgenore te pasterta qe shihen si njolla te vogla te kalterta. Njeri nga keto burime shihet ne anen e majte te flokeve te Meduzes, dhe sipas shkencetareve te ketyre observimeve, ky burim eshte nje vrime e zeze qe eshte pjese e nje sistemi te dyfishte yjore. Vrima e zeze vjedh gazra nga ylli i aferm dhe deri sa gazi te zhduket ne vrimen e zeze, ai nxehet jashtezakonisht shume dhe dergon rreze rentgen te pasura me energji.

Shumica e burimeve rentgenore te pasterta ne galaksa jane yje te dyfishta rentgenore qe perbehen prej nje ylli te thjeshte dhe mbeturinat e nje ylli te rrende te vdekur, nje vrime te zeze apo nje ylli neutron. Pasi qe keto yje te vdekshme mund te prodhojne rreze rentgen per nje kohe te gjate, shkencetaret mund t`i perdorin ato si nje lloj ”fosili kosmik”, per te mesuar se si u krijuan yjet ne galaksa.
 

lajmi i fundit ne fier

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:01:35
nga InfoZ
Lajmi.net

Nisur nga InfoZRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 03-03-2020, 21:18:58
nga InfoZ
Macja me e shemtuar e universit, lajmi me i lexuar 2009

Nisur nga SocialNetworkRubrika Mix

Postimi i fundit 08-01-2010, 10:51:14
nga SocialNetwork