×

Lajmi i fundit nga Astronomia!

Lajmi i fundit nga Astronomia!

· 73 · 25549

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#50 ne: 26-05-2009, 19:55:27
Atlantis kthehet në Toke
Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle   25. maj 2009

Anija kozmike Atlantis kthehet në tokë më 24. maj, pas një misioni të suksesshëm në Teleskopin gjithësorë Hubble.
Gjithcka eci sipas planit kur anija kozmike Atlantis mbrëme ora 17:39 koha daneze, ateroi në Edwards Air Force Base në Kaliforni.

Aterimi mbante me vete një mision të suksesshëm. Gjatë 13 ditëve në gjithësi, astronautët kanë kryer reparime përfundimtare të teleskopit gjithësorë Hubble. Gjatë pesë rrugëtimeve gjithësore, janë kryer reparime defektesh dhe instalime të reja të instrumenteve. Gjithashtu janë ndruar bateritë dhe gyroskopët e vjetër. Njerëzit pas Hubble shpresojnë se ky servis i ka shtuar jetën teleskopit gjithësorë së paku deri në vitin 2014.

Atlantis duhej në të vërtetë të ateronte të premten në Kennedy Space Center në Florida, por koha e keqe e bëri të pamundur. Të shtunën dhe të dielën koha nuk ishte e volitshme në Floridë, prandaj NASA duhej të bënte zgjidhje jopraktike për të ateruar anijen kozmike në Kaliforni. Për tu bërë gati për fluturimin e ardhshëm që sipas planit do të ndodhë në Nëntor, Atlantis duhet së pari të transportohet prej Kalifornisë në Floridë. Ky transport që do të bëhet në shpinën e një jumbojeti të rindërtuar, e vonon përgaditjen e Atlantis me një deri dy javë. 

Pas ardhjes së sigurtë të Atlantis në tokë, fokusi drejtohet në misionin e ardhshëm ku anija kozmike  Endeavour do të dërgohet me një platformë eksperimentale në laboratorine gjithësore japoneze Kibo. Dërgimi tani për tani është percaktuar të ndodhe më 13. qershor.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#51 ne: 28-09-2009, 23:57:41
Disk pluhuri i dyfishtë në fokus

Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle 28 shtator 2009

Astronomët kanë bërë hulumtime të detajuara të një disku pluhur të dyfishtë rreth yllit 51 Ophiuchi

Ylli 51 Ophiuchi ndodhet rreth 410 vite drite nga Toka në drejtim të fotos yjore Ophiuchus (Bartësi i gjarpërit).

Bëhet fjalë për një yll të ri të mbështjellur nga një disk pluhuri, ku planete të reja mbase janë duke u krijuar. Me ndihmë të disa observimeve të bëra me teleskopë të ndryshëm, astronomët kanë bërë hulumtime të detajuara mbi diskun pluhur rreth 51 Ophiuchi.

Ata kanë përdorur pos tjerash Keck Interferometer Nuller (KIN), që kombinon dritën prej ata 10 metër Keck-teleskopët në Havaje në atë mënyrë që drita verbuese hiqet kështu që disku pluhur të studjohet. Ata kanë përdorur gjithashtu matje të bëra me Very Large Telescope të Observatoriumit të Europës jugore në Kile dhe teleskopit gjithësorë Spritzer infra të kuq të NASA.


Një disk pluhur i brendshëm dhe i jashtëm

Observimet tregojnë se disku pluhur rreth 51 Ophiuchi përbëhet prej një disku pluhur të brendshëm të shpeshtë dhe një disku pluhur jo edhe aq të shpeshtë të jashtëm. Pjesa e brendshme zgjerohet rreth 600 mio. km jashtë yllit. Kjo i përgjigjet katër herë largesisë mesatare ndërmjet Dielli dhe Tokës - e ashtuquajtur njësi astronomike. Pjesa e jashtme zgjerohet deri më  1.200 njësi astronomike. Kjo pjesë është edhe më e trashë se pjesa e brendshme.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#52 ne: 12-01-2010, 19:03:26
Te merkuren nje mini-asteroid do te kaloje ne afersi te Tokes rreth ores 13:45 minuta, ne nje largesi reth 115.000 Kilometer.
Asteroidi eshte zbulur javen e kaluar dhe i  eshte dhene emri "2010 AL30".
Ka nje diameter 15-24 m dhe nje shpejtesi  36.000 km/h

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#53 ne: 26-04-2010, 21:23:34
ESO (European Organisation for Astronomical Research) do te ndertoj ne kili, pikerisht ne shkretetiren  Atacama   Teleskopin me te madh ne bote

Teleskopi i quajtur E-ELT ( "European Extremely Large Telescope"  )do te ndertohet ne lartesine 3060 metra ne malin Cerro Armazones
Vendimi perfundimtar per ndertimin e ketij teleskopi pritet ne fund te ketij viti

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#54 ne: 25-10-2011, 13:21:15
Astrologji, vihet re një cift i cuditshëm yjesh!

Në qiell është vënë re për herë të parë një cift i cuditshëm yjesh.

Astrologët bëjnë me dije se njëri prej yjeve nuk ka lindur kurrë, ndërkohë që tjetri rrotullohet përrreth një ylli, i ipo shuhet si rezultat se ciklit të tij po i vjen fundi.

Ky sistem binar i çuditshëm u zbulua nga Spitzer një teleskop i NASA-s.

Ylli i cili ka arritur në fund të ciklit të nij është një ‘xhuxhe’ ngjyrë kafe sipas astrologëve, ndërsa tjetri një ‘xhuxhe’ e bardhë.
(e.m/BalkanWeb)

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#55 ne: 03-11-2011, 22:04:42
Javen e ardhshme, pikerisht me 8 nentor do te kaloj prane tokes nje tjeter asteroid. Asteroidi i njohur si 2005 YU55 ka nje diameter prej 400 dhe largesia prej tokes do te jete rreth 324.600 kilometra.
Steve Chesley i Near Earth Object Program Office shpjegon  se ky asteroid me pare shihej s nje rrezik per token, por llogaritjet e fundit treguan te kunderten, pra te pakten edhe per 100 vjet ky asteroid nuk perben rrezik per planetin tone.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#56 ne: 08-11-2011, 11:37:39
NASA: Një asteroid po i afrohet Tokës

Një asteroid i madhësisë së një aeroplanbartësi, pritet që të martën pas mesnatës, të jetë më afër Tokës se sa Hënës, ndërsa të mërkurën do të ketë afërsinë më të madhe me Tokën.

Kjo afërsi me Tokën do tu jep shkencëtarëve një mundësi të rrallë, që të bëjnë studime pa dërguar sonda në hapësirë. Shkencëtarët e NASA që e kanë krijuar grafikun e lëvizjes së asteroidit, njoftuan se distanca më e afërt me Tokën do të jetë të mërkurën, herët në mëngjes, 28 minuta pas mesnatës, sipas kohës së Evropës Qendrore.

Ata thonë se asteroidi nuk do ta godasë Tokën, duke u shmangur në largësi për 320 mijë kilometrash. Kjo është distanca më e vogël, që ndonjë asteroid i kësaj madhësie, ndonjëherë i është afruar Tokës, e për të cilin shkencëtarët e kanë ditur paraprakisht.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#57 ne: 09-11-2011, 23:19:48
Asterodi “2005 YU 55” kaloi 322 mijë km pranë Tokës

Një asteroid me madhësi sa një aeroplanbartës kaloi 322 mijë kilometra pranë Tokës, brenda orbitës së Hënës. Asteroidi “2005 YU 55”, që vlerësohet se e ka diametrin 400 metra, është më i madhi që i është afruar Tokës, që prej vitit 1976.

Mijëra astronomë profesionistë dhe amatorë ndoqën lëvizjen e tij me teleskop. Ekspertët bënë të ditur se asteroidi nuk paraqiti asnjë kërcënim as për Tokën e as për Hënën.

(er.nu/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#58 ne: 15-11-2011, 23:53:05
Zbulohet ylli me temperaturën verore si të tokës

Ylli WD 0806-661 B të cilin shkencëtarët e kanë zbuluar kohë më parë, është ylli më i ftohtë i zbuluar ndonjëherë, me temperaturën normale që përputhet me atë të një ditë me diell në Sevila.
Profesori Kevin Luman i cili e ka vërejtur këtë yll përmes teleskopit të NASA-s, tha se ai ndodhet rreth 64 milion vite drite larg nga planeti ynë.

“Ky është me të vërtetë një yll i vogël, me temperaturën e atmosferës që është e ngjashme me atë të tokës, prej 27 deri në 80 shkallë Celzius”, tha shkencëtari.

Edhe pse ndodhet 63 milion vite drite larg nga Toka, profesori Kevin Luman tha se kjo është mjaftë afër, nëse krahasohet me largësinë e yjeve tjerë nga planeti ynë. /Telegrafi/

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#59 ne: 16-11-2011, 00:12:17
Gratë, të parat që do të shkelin në Mars

Do të jenë gratë ato që do të shkelin të parat në sipërfaqen e Marsit, të paktën nëse kjo arritje do të realizohet për herë të parë nga amerikanët.

Vendimi duket se është marrë në një mbledhje të fundit të “NASA”-s, ku është biseduar edhe një herë mbi projektet ambicioze të zbarkimi në “Planetin e Kuq”.

Një vendim i tillë duhet të shpaguajë faktin që në vitin 1969, ishte një mashkull, Neil Armstrong, ai që shkeli për herë të parë në sipërfaqen e Hënës, trupi i vetëm qiellor i vizituar deri më sot nga njerëzimi.

Përpara se një anije kozmike të mbërrijë në Mars, fillimisht pritet që të realizohen misione për në dy hënat e planetit, që duket se nga pikëpamja shkencore janë shumë më interesante dhe të panjohura për ne. Megjithatë, me vështirësitë që ka një nismë e tillë, pritet që misioni të kërkojë edhe dy dekada kohë që të realizohet.

Marsi është planeti më i afërt me Tokën. Megjithatë, ai ndodhet 150 herë më larg se Hëna. Megjithatë, nuk është e sigurt që do të jenë gratë që do të shkelin të parat në Mars, për faktin e thjeshtë se Rusia është duke zhvilluar një tjetër program hapësinor, aktualisht më i avancuar, që pritet të dërgojë njeriun në planetin në fjalë. Midis gjashtë austronautëve që po trajnohen, nuk ekziston asnjë femër. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#60 ne: 22-11-2011, 00:53:51
Shkencëtarët kanë zbuluar origjinën e yjeve në 'arrati' të ‘Rrugës së Qumështit’.

Yjet të mëdha, sipas zbulimit më të fundit, kanë lindur si pasojë e katastrofave kozmike. Sipas shkencëtarëve yjet në 'arrati' lindin nga ndërveprime të forta gravitacionale të yjeve të vetmuara dhe siteme binare.

Këtë fakt e bën të ditur një studim i kryer nga studiuesit Simon Portegies Zëart dhe Michiko Fujii nga universiteti holandez ‘Leida’ si dhe nga japonezi Kagoshima.
(el.me/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#61 ne: 22-11-2011, 16:21:35
Anija hapësinore ruse, “Soyuz”, është ulur pa probleme në Kazakistan, duke sjellë në tokë tre anëtarët e ekuipazhit nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronauti amerikan Mike Fossum, japonezi Satoshi Furukawa dhe rusi Sergei Volkov kaluan 165 ditë në SHN.

Zëvendësuesit e tyre, dy rusë dhe një amerikan, mbërritën në stacion të mërkurën e kaluar, duke u mundësuar atyre kthimin në Tokë.

“Soyuz” është aktualisht mjeti i vetëm për të arritur SHN-në pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan programin e tyre për anijet më herët gjatë vitit.

Kapsula preku terrenin pa pasur probleme në stepat me borë të Kazakistanit, në orën 08:27 me orën lokale.

Pamjet televizive treguan tre astronautët duke buzëqeshur teksa dilnin nga anija të mbuluar me batanije. “Ulja shkoi shumë mirë. Cdo gjë është në rregull”, deklaroi rusi Sergei Volkov.

Agjencia hapësinore amerikane “NASA” deklaroi se kapsula ishte ulur në mënyrë anësore, gjë që është normale në një mot me erëra të forta. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#62 ne: 27-11-2011, 01:17:02
NASA ka lancuar robotin më të sofistikuar të ndërtuar ndonjëherë për të arritur në planetin Mars.

Objekti, që peshon rreth një ton, u fut brenda një kapsule që la Floridën me një raketë të tipit “Atlas 5” në orën 10:02 me orën lokale, ose 15:02 me orën tonë.

I identifikuar me nofkën “Kuriozi”, roboti do të përshkojë tetë muaj e gjysmë distancë derisa të arrijë në destinacionin e tij.

Nëse do të mund të ulet lehtë në gushtin e ardhshëm, objekti do të gërryejë terrenin marsian dhe gurët për ndonjë shenjë të mundshme që të vërtetojë nëse ambjenti aktual apo i kaluar i planetit ka mbështetur jetën mikrobiologjike.

Fluturimi i raketës “Atlas 5” zgjati pothuajse trecerek ore, ndërsa nga momenti kur roboti doli nga kapsula për të marrë rrugën drejt Planetit të Kuuq ai po lëvizte me 10 kilometra për sekond.

Pamje spektakolare të xhiruara nga maja e raketës treguan “Kuriozin” teksa largohej në rrugën e tij. “Objekti ynë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rrugës për në Mars”, ka deklaruar menaxheri i projektit, Peter Theisinger. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#63 ne: 30-11-2011, 00:02:39
Rusët akuzojnë amerikanët për dështimin e sondës së tyre hapësinore të bllokuar prej dy javësh në orbitën e Tokës, pa mundur të fluturojë drejt destinacionit të saj, Marsit.

Pretendimet e gjeneral/lejtnant Nikolay Rodoniov, komanduesi i sistemit të alarmit në rrjetin e mbrojtjes anti-raketore, i kanë dhënë menjëherë shkas dyshimeve dhe teorive të komplotit.

Arsyeja e dështimit të misionit rus, sipas tij, është një radio-stacion eksperimental amerikan, i cili ka paralizuar kontaktet me sondën “Phobos-grunt”.

Sonda e lëshuar në 8 nëntor duhet të zbriste në Phobos, satelitin më të madh të Marsit ku të merrte kampionë dheu e t’i sillte në tokë. Përvec kësaj, duhet edhe të lëshonte në orbitën e Marsit edhe një satelit kinez.

Asgjë nga këto nuk ndodhi, për shkak se anija e hapësirës mbeti e bllokuar atje lart, pa ndonjë shpjegim logjik. Mjeti 13,5 tonësh thjesht nuk i përgjigjet më komandave. Përpos kësaj, ekziston rreziku që sonda 165 milionë dollarëshe të përplaset në tokë brenda disa javësh nëse inxhinierët nuk do të arrijnë të ndreqin problemin që duket se lidhet me kompjuterin e anijes.

Sa për antenat e radio-stacionit amerikan në Gakona të Alaskës, nuk është hera e parë që ato përfundojnë në qendër të teorive të komplotit. Sipas agjencisë ruse Ria Novosti, aty është duke u zhvilluar programi kërkimor Haarp i kushtuar studimit të jonosferës dhe influencës së saj mbi telekomunikacionet. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#64 ne: 23-12-2011, 11:23:56
Shkencëtarët e NASA-s njoftuan zbulimin e dy planeteve tepër të ngjashëm me Tokën, të cilët quhen Kepler-20e dhe Kepler-20f.

Planetët u zbuluan nga teleskopi Kepler. Njëri prej planteve ka një diametër vetëm 3 përqind më të madh se Toka që e bën atë planetin më të ngjashëm me Tokën përsa i përket përmasave, thonë shkencëtarët e NASA-s.

Sipas shkencëtarëve dy planetët janë të përbërë nga shkëmbinj, pikërisht si Toka, megjithëse me këtë të dhënë vjen edhe një tjetër, jo shumë optimiste; dy planetët janë pranë yllit të sistemit të tyre dhe kjo e bën sipërfaqen e tyre të pabanueshme, të paktën kështu mendojnë shkencëtarët e NASA-s.

Në planetin Kepler 20e, temperatura mendohet të jetë rreth 470 gradë celcius, ndërsa në planetin Kepler 20f, 760 gradë. Shkencëtarët mendojnë se në planetin Kepler 20e, mund të ketë pasur dikur ujë dhe jetë, por kjo është thjesht një hipotezë.

Gjithësesi, kjo është hera e parë që zbulohen planete me përmasa të ngjashme me Tokën në univers dhe kjo arritje është përshëndetur nga komuniteti shkencor. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#65 ne: 28-01-2012, 09:29:40
Në orën 17:00 një asteroid me diametër 11 metër “qethi” Tokën, duke kaluar në një distancë më të afërt se sa distanca që ndodhet mes Tokës dhe satelitit të saj natyral, Hënës.

Asteroidi 2012-BX34, sic është pagëzuar nga shkencëtarët kaloji 60 mijë kilometra larg Tokës, thuajse sa dyfishi i distancës së Tokës me orbitën ku lëshohen satelitët artificialë për telekomunikim dhe studime të tjera.

Ardhja e asteroidit ishte një “surprizë” për shkencëtarët dhe ai është vërejtur për herë të parë në hapësirë vetëm dy ditë më parë, kjo sipas shkencëtarëve, për shkak të përmasave të tij të vogla që e kanë ndihmuar t’u shmanget teleskopëve.

Kalimi i tij kaq pranë është një rekord më vete, thonë studiuesit, pasi është një ndër trupat qiellorë që kalon më afër me Tokën (rekordi është kalimi i një asteroidi vetëm 20 mijë kilometra larg).

“Mbetet një ndër ‘takimet’ më të afërta me trupat jashtëtokësorë mbi të cilin kemi të dhëna të përgjithshme të sakta”, deklaron Gareth Williams , drejtor i “Minor Planet Center” në Shtetet e Bashkuara.

Asteroidi ‘viziton’ Tokën vetëm pak ditë nga vendimi i Bashkimit Europian për financimin me 4 milion euro të “NeoShield”, programit europian të studimit të mundësisë për devijimin e trajektoreve të trupave qiellorë që paraqesin rrezikshmëri për Tokën. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#66 ne: 06-02-2012, 18:59:22
Teleskopi hapësinor, Hubble sjell në Tokë të tjera imazhe mahnitëse nga universi. Këtë herë objektivi i Hubble ka kapur një galaktikë me formën e "spirales së mbyllur", pamje të cilat sipas NASA-s do të ndihmojnë të kuptojmë më mirë “Rrugën e Qumështit”.

Shumica e galaktikave të njohura deri më sot nga shkenca futen në kategorinë e “spiraleve të mbylluara”, quhen kështu për shkak të strukturës që kanë. Përqendrimi i planeteve dhe yjeve në galaktikat e tilla është më shumë në “vorbullën”, bërthamën e saj dhe sa më larg “vorbullës” aq më të rralla janë yjet dhe planetet.

Kjo, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në studimin e galaktikave dhe kuptimin më të mirë të universit. Sipas tyre nga masa e përqendrimit mund të përcaktohet mosha e galaktikave. Kështu, sa më e përqendruar të jetë galaktika, aq më e re është dhe sa më e zbehtë të jetë bërthama e saj, aq më e moshuar është.

Në pamjet e sjella nga Hubble, lartë në të majtë të fotos, vihet re një dritë më e fortë, që sipas NASA-s mund të bëhet fjalë për formimin e një ylli, ose për një sistem binar, dmth një yll dhe një “vrimë e zezë” që vërtiten rreth të njëjtës orbitë. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#67 ne: 01-03-2012, 09:42:06
-Shkencëtarët i kanë sytë tek një asteroid i madh që mund të godasë Tokën në pak dekada.

Shkëmbi në hapësirë që astronautët e kanë quajtur 2011 AG5, është rreth 140 metër i gjerë. Pritet që masa shkëmbore të afrohet pranë planetit tonë në vitin 2040 konkretisht më 5 shkurt dhe studiuesit po shohin mundësinë si ta shmangin lëvizjen e tij.

Bisedimet rreth kësaj cështje u mbajtën dhe në sesionin e 49 të Nënkomitetit Shkencor e Teknik në Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij muaji në Vjenë.

Objekti u zbulua në janar të vitit 2011 nga vëzhguesit e observatorit Mount Lemmon në Tiscon, Arizona.

"2011 AG5 është një objekt që ka shanse të mëdha për të goditur Tokën rreth 28 vite më vonë. Gjithsesi ne po e vëzhdojmë lëvizjen e tij dhe po bëjmë llogaritjet tona dhe mbase mund të rezultojnë dhe e kundërta që të mos i afrohet Tokës”, u shpreh Detlef Koschny i Agjencisë Hapësinore Europiane për Misionet në sistemin diellor nga qyteti i Noordwijk në Holandë.
"Nuk mund ta quajmë kërcënim të plotë ndaj Tokës nëse ne nuk e vërejmë aktivitetin e masës shkëmbore në 2 orbitat e tij”, thekson Koschny për Space.com.

"Fatmirësisht objekti mund të dallohet edhe nga Toka në intervalet e viteve 2013-2016. Gjatë këtyre viteve ne do të studiojmë lëvizjet e tij dhe për të krijuar shqyrtuar mundësitë nëse do të jetë e mundur t'ia ndryshojmë kursin asteroidit dhe kjo të behet para vitit 2023".

Për këto të dhëna është interesuar dhe NASA.
Në përgjigje të një letre nga studiuesit në lidhje me objektin AG5 2011, Administrator Charles Bolden i NASA tha se në vitin 2011 ata kanë monitoruar potencialin e rrezikut që mund të vijën nga ky masiv shkëmbor. "I kemi marrë këto detyra shumë seriozisht.", theksoi Bolden.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#68 ne: 01-03-2012, 11:15:24
Isak Newton parashikoi fundin e botes ne 2040-2050

  • Postime: 12743
Mishel...............
#69 ne: 02-03-2012, 13:52:09
akoma me fundin juve mi...lonci nom
RootlessTree
#70 ne: 05-03-2012, 16:31:04
Njeriu i shkrete, ke te besoje me pare:
Maya-t
Meteorin
Diten e Gjykimit
apo mberritjen U.F.O-ve.

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#71 ne: 08-03-2012, 16:25:14
Njeriu i shkrete, ke te besoje me pare:
Maya-t
Meteorin
Diten e Gjykimit
apo mberritjen U.F.O-ve.


  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#72 ne: 03-05-2012, 23:33:28
Agjensia Hapësinore Europiane miratoi një mision me kosto prej një miliardë eurosh, për eksplorimin e Jupiterit dhe Hënave të tij të mbuluar me akull.

Ndërtimi i sondës, e cila do të quhet ndryshe “Lëngu”, u aprovua në një takim të delegacioneve me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëe në AHE, në Paris.

Projekti ka një afat dhjetë-vjeçar, pasi sonda do të jetë gati për lëshim në vitin 2022, ndonëse do të ketë nevojë edhe për tetë vjet të tjera shtesë për të mbërritur deri në sistemin e Jupiterit.

Ideja për një mision të tillë shqyrtohej që prej vitit 2007, si pjesë e planeve të Europës për eksplorimin e planeteve të mëdhenj.

I pajisur me sisteme të shumta zbulimi, sateliti do të peshojë mbi pesë tonë, më shumë se çdo satelit i tjerë më parë.

Detyra e tij do të jetë të hetojë nga pranë tre satelitët e Jupiterit, Kaliston, Europën dhe Ganimedën, nga ku do të dërgojë të dhëna në kohë reale në Tokë.

Për vetë natyrën e këtyre Hënrave dhe faktin që janë të mbuluara me akull, prej kohësh janë cilësuar si vendet më të mundshme për zbulimin e formave të jetës në Sistemin Tonë Diellor.
 

lajmi i fundit ne fier

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:01:35
nga InfoZ
Lajmi.net

Nisur nga InfoZRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 03-03-2020, 21:18:58
nga InfoZ
Macja me e shemtuar e universit, lajmi me i lexuar 2009

Nisur nga SocialNetworkRubrika Mix

Postimi i fundit 08-01-2010, 10:51:14
nga SocialNetwork