Mars500, “zbarkon në Tokë” pas 520 ditësh - Astronomi

×
Hyrja
Profili

Mars500, “zbarkon në Tokë” pas 520 ditësh

Mars500, “zbarkon në Tokë” pas 520 ditësh

· 2 · 626

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-11-2011, 16:33:13
Pasi thyen rekord botëror për izolim, si pjesë të eksperimentit të tyre për “udhëtim” në Mars dhe kthim në Tokë, ekuipazhi Mars500 ka dalë prej anijes së tyre kozmike imagjinare për herë të parë pas 520 ditëve.
Eksperimenti i izolimit që ka filluar me 3 qershor 2010 dhe që përfundoi me 4 nëntor 2011 paraqet një hap revolucionar drejt një misioni të vërtetë për në Mars. Eksperimenti Mars500 i kompletuar nga Agjencioni Evropian për Gjithësi (ESA) në Institutin e Problemeve Biomjekësore në Moskë, është një studim psikologjik dhe fizik që synon të shikoj sesi ndikon izolimi tek njerëzit. Eksperimentet afatgjata janë shumë të rëndësishme sepse pa to nuk do të dihet nëse njerëzit janë në gjendje të mbijetojnë udhëtimin e gjatë në gjithësi apo nëse mund të ndodh që ata të çmenden tërësisht.

Eksperimenti Mars500 ka zgjatur 520 ditë – që është përafërsisht koha që mund të nevojitet për të bërë një flurimi të gjatë më Mars, për tu futur në atmosferën e tij, për të hulumtuar sipërfaqen, për tu kthyer në orbitë, dhe për të bërë rikthimin dhe arritjen në Tokë. Ekipi gjithashtu ka performuar më shumë se 100 eksperimente të ndërlidhura me kushtet reale në Mars, edhe pse këto eksperimente janë të gjitha të ndërlidhura më shumë me “problemet e jetëgjatësisë së misionit në gjithësinë e thellë”.

Gjersa kanë qenë në bord, ekuipazhi i Mars500 – të gjithë meshkuj në këtë rast – kanë pasur qasje vetëm në një zonë prej 500 metra kub dhe kanë përjetuar vonesa komunikimi prej 8 deri në 736 sekonda. Eksperimenti sigurisht ka testuar izolimin nën kushte të llojeve të ndryshme, me vetëm një përjashtim – ka pasur gravitet, gjë që nuk ka në gjithësi.

Në ora 10:00 GMT, është hapur porta e anijes kozmike dhe ekuipazhi i vullnetarëve – tre rus, një kinez dhe dy evropian – kanë dalë dhe janë taktuar me familje, miq dhe doktor (sipas disa raporteve ata kanë pranuar mbi 100,000 dollarë për këtë udhëtim të tyre, ndërsa pagesa e astronautit nga Kina nuk është bërë e ditur). Tani pasi ka përfunduar eksperimenti, ekuipazhi do të bëjë disa evaluimi mjekësore dhe psikologjike. Askush nuk e di sigurt se çka do të ndodh në të ardhmen – një mision i vërtetë për në mars apo diçka tjetër, por ajo që dihet është se këto eksperimente janë vitale për të ardhmen e misionit në Mars. /pcworldalbanian

Mars500 - 520 days in 15 minutes

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 06-11-2011, 16:36:58
Amerikanët në Hënë, por rusët plan të afërt, Marsin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.

Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për rreth një vit e gjysmë në një tub çeliku, saktësisht 520 ditë, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e Kuq, “mbërritën” me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.

Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen ne Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t’u kthyer në Tokë, tre prej austronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit.

Gjashtë austronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e Planetit të Kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Wang Yue.

(d.b/FOX/BalkanWeb)

Temat e fundit