Mrekullitë e sistemit tonë diellor - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mrekullitë e sistemit tonë diellor

Mrekullitë e sistemit tonë diellor

· 1 · 652

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-05-2011, 15:31:33
Shtrëngata më të mëdha se Toka, kanione gjigante, geizera të lartë qindra kilometra, vende të ndriçuara gjithmonë nga Dielli, shatërvanë pluhuri akulli, këto janë vetëm disa nga mrekullitë e sistemit diellor

Mrekullitë e sistemit tonë diellor

Shtrëngata më të mëdha se Toka, kanione gjigante, geizera të lartë qindra kilometra, vende të ndriçuara gjithmonë nga Dielli, shatërvanë pluhuri akulli, këto janë vetëm disa nga mrekullitë e pafundme të sistemit tonë diellor.

Jupiteri: Stuhia që nuk pushon prej katër shekujsh

Shtrëngata më e madhe e sistemit diellor, e cila ka shpërthyer në Hemisferën Jugore të Jupiterit prej katër shekujsh, që kur u vëzhgua për herë të parë me teleskop, s'është ndalur më. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi retë përreth dhe është kaq e madhe sa mund të përfshijë dy ose tre planetë si Toka. Shtrëngata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashtë ditë tokësore (që i korrespondojnë 14 ditëve të Jupiterit), e nxitur nga erëra që i kalojnë 400 km/o dhe prodhon një gjëmim shurdhues. Në bazën e saj krijohen vetëtima që mund të shkatërrojnë një qytet të tërë.

Nga Toka, shtrëngata i ngjan një veze ngjyrë portokalli (prej saj ka marrë edhe emrin "njolla e madhe e kuqe"), e ngjyrosur me nuanca të ndryshme, të cilat vijëzojnë sipërfaqen e Jupiterit. Nga pikëpamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe është një anticiklon gjigant: Një zonë e presionit të lartë që rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Mërkuri, aty ku Dielli shkon zig-zag

Lindjet dhe perëndimet e Diellit janë të paharrueshme në planetin e Mërkurit. Dhe kjo, jo për ngjyrat e tyre, siç ndodh në Tokë, por sepse mbi këtë planet atmosfera është shumë e rrallë, e si pasojë qielli është i zi, pa re ose ngjyrime të tjera. Në fakt planeti i Mërkurit ka një veçanti: "Dita" e tij (e përcaktuar nga rrotullimi i ngadaltë rreth vetes), është më e gjatë se "viti" (i përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Më saktë: Në këtë planet, dy ditë i korrespondojnë tre vjetëve (ose më saktë pothuajse 9 muajve tokësorë).

E gjitha kjo bën që, nëse do të gjendeshim mbi sipërfaqen e këtij planeti, do të vinim re se Dielli do të dizenjonte trajektore të çuditshme: Për shembull mund ta shihnim të rritej, ose të zgjerohej ndërsa ngrihej në qiell, pastaj papritur të tërhiqej pas, për të marrë rrugën e zakonshme drejt perëndimit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit