Në Kosove ngrihet një qendër kozmologjike - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Në Kosove ngrihet një qendër kozmologjike

Në Kosove ngrihet një qendër kozmologjike

· 1 · 652

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-12-2010, 09:51:07
Këshilltarët komunalë të Gjakovës i kanë dhënë sot dritën jeshile dy kërkesave që kishin të bënin me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e Qendrës së Planetariumit dhe Observatorit si dhe të Qendrës edukative arsimore “Gulistan” të Prishtinës për shfrytëzimin e përkohshëm të objekteve të ish-kazermës së TMK-së në Gjakovë.

Si u tha me këtë rast, në adresë të Kuvendit Komunal të Gjakovës kohë më parë kishte arritur kërkesa e shkencëtarit gjakovar Jahja Koka, drejtues i Institutit “Alb Shkenca” për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, për dhënien në përdorim për 99 vjet të një parcele  në kodrën e Çabratit për ngritjen e një qendre kozmologjike-nanoteknologjike, raporton KosovaLive.

Këshilltarët komunalë kanë kërkuar që zyra ligjore të japë sqarime më të hollësishme rreth të drejtave të komunës për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale, ndërsa këshilltari komunal Rrok Luli, duke e përkrahur këtë kërkesë ka kërkuar që të merret parasysh gjatë procedurës vijuese ligjore fakti se aty dikur kanë qenë varreza ku janë varrosur qytetarë të besimit katolik.

Zyrtari i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrës në KK të Gjakovës, Xhevat Rraci, ka theksuar se kjo parcelë e kërkuar është e komunës dhe KK i Gjakovës ka të drejtë ta jap në shfrytëzim për 10 vjet, ndërsa nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Agim Koci, ka potencuar se “…ngritja e Planetariumit nuk është vetëm interes i Gjakovës, por është një objekt shkencor strategjik në interes të shtetit të Kosovës”.

Në fakt që në shtator të vitit të kaluar në Kodrën e Çabratit kanë filluar të ngritën objektet më të veçanta shkencore që në të ardhmen do të jetë në shërbim të shkencës së astrologjisë, mirëpo Leonora Rraci, drejtoreshë e Urbanizmit në KK të Gjakovës theksoi se edhe në këtë drejtori gjendet kërkesa për leje ndërtimi.

“Pas miratimit nga ana e KK të Gjakovës për shfrytëzimin e kësaj parcele komunale, ne si Drejtori do të vazhdojmë me procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit” , theksoi drejtoresha Rraci.

Pas këtij shqyrtimi, këshilltarët komunal unanimisht miratuan këtë kërkesë.

Fizikani i njohur Jahja Kokaj, që me investimet e veta po ngrit këtë objekt, shquhet për të arriturat në fushën e astronomisë dhe si shkencëtar me zë ka punuar që nga Universiteti i Prishtinës e deri në universitetet më të njohura botërore. Aktualisht punon në Universitetin e Kuvajtit.

Muzeu shkencor në Gjakovë, i vetmi i këtij lloji në Ballkan do të jetë në shërbim të studentëve, ndërsa në të ardhmen do të kompletohet me teleskopët bashkëkohorë që mundësojnë depërtimet në thellësinë e qiellit.

Këshilltarët komunal të Gjakovës në mbledhjen e sotme aprovuan edhe kërkesën e Qendrës edukative arsimore “Gulistan”, me seli në Prishtinë për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të objekteve të ish TMK-së në Gjakovë për zhvillimin e procesit edukativo arsimor.

Silvana Haxhikadrija, drejtoreshë e Arsimit në Gjakovë, tha se dhënia në shfrytëzim e këtyre objekteve për shkollën e kësaj qendre për pesë deri në 10 vjet është në interes të komunës dhe zhvillimit të arsimit.

Marrë nga Gazeta Koha Ditore

Temat e fundit