×

Nga 1-7 mars edhe planetët mund të shihen me sy të lirë

Nga 1-7 mars edhe planetët mund të shihen me sy të lirë

· 1 · 407

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-03-2012, 23:06:50
 Nuk ka ndodhur për gati një dekadë, por këtë javë duhet ti mbani sytë nga qielli, pasi do të mund të shihni me sy të lirë pesë planetë. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme do të mund të dhurohet për disa netë të muajit Mars.

Nga data 1 deri më 7 mars, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të mund të shihen me lehtësi pa ndihmën e instrumenteve optike, një fakt i njohur që nga antikiteti.

Megjithatë, nuk ka ndodhur që nga viti 2004 që të gjithë planetët të ishin të dukshme në qiell në të njëjtën kohë.

Astronomët amerikanë sqarojnë se edhe Hëna bashkë me 7 planetët e ndritshmëm, të gjithë do të jenë të dukshëm gjatë një nate të vetme, por jo gjatë orëve të njëjta ose në të njëjta rajone të qiellit.


(Nëse shihni me kujdes foton, e cila është kryer një orë pasi dielli ka perënduar do vini re vendosjen e planetëve, në qiell gjatë kësaj jave. Nga e majta duke vështruar në drejtim të perëndimit dhe jug perëndimit dhe më pas nga e djathta në drejtim të lindjes do vini re si  do duken planetët me sy të lirë)
(el.me/BalkanWeb)