Një asteroid i fuqishëm do godasë Tokën në 2182-n - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një asteroid i fuqishëm do godasë Tokën në 2182-n

Një asteroid i fuqishëm do godasë Tokën në 2182-n

· 1 · 785

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-08-2010, 16:57:55
Asteroidët, të njohur si objekte të rrezikshëm të hapësirës qiellore, lëvizin në orbita të afërta me Tokë,, por deri tani nuk kanë patur asnjë ndikim në planetin tonë me pasoja të parashikueshme katastrofike.

E kjo pasi edhe pse numërohen 1440 të tillë, ata ndodhen të paktën mëse 7.500.000 kilometra nga Toka.
Por a duhet të jemi të shqetësuar për të ardhmen ndaj tyre? Ndoshta jo: pasi nuk ka asnjë plan të ardhshëm për ta prekur Tokën ndonjë prej tyre para vitit 2182.

Dhe pikërisht, ai parashikohet të jetë asteroidi 1999 RQ36, si një shkëmb i madh, i cili duket se ka një shans për të goditur planetin tonë dhe ekspertët e hapësirës kanë caktuar datën e 24 shtatorit 2182 si ditën në rrezikun më të madh për përplasje.
Një fakt të tillë e kanë pohuar astro-fizikantët nga universitetet e Pizës dhe Valladolidit në Spanjë, të cilët kanë kryer një studim ku thonë se do të jetë thelbësore për të ditur vetëm pas vitit 2080, nëse ky asteroid i vogël do të ndikojnë në planetin tonë.

Dhe se deri në atë datë do të jetë e mundur apo jo për të nisur procedurat e nevojshme për të devijuar orbitën e tij që mjafton për të shmangur përplasjen.

n.e/NOA

Temat e fundit