Një statujë 200 mijë vjeçare është gjetur në Hënë?! - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një statujë 200 mijë vjeçare është gjetur në Hënë?!

Një statujë 200 mijë vjeçare është gjetur në Hënë?!

· 1 · 769

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-03-2011, 13:46:46
Dr Charles Morris zbuloi se në laboratorin e NASA-së gjendet një statujë femre me krahë në shpinën e saj, të cilën ekipi i “Apollo 11” e solli nga hëna 40 vjet më parë, në vitin 1969

Një shkencëtar sjell prova që sipërfaqja e Hënës ka qenë e banuar nga jetë inteligjente.

Gjeologu Dr Charles Morris zbuloi se në laboratorin e NASA-së gjendet një statujë femre me krahë në shpinën e saj, të cilën ekipi i ”Apollo 11” e solli nga hëna 40 vjet më parë, në vitin 1969.

"Kjo nënkupton që në një kohë Hëna ka pasur një atmosferë nxitëse për jetën. Për më tepër, një herë ishte shtëpi e një race të njerëzve të sofistikuar me një sens të lartë të bukurisë", ka thënë Dr. Charles, për uebsajtin The Crit.

Këto artikuj, kanë bërë të ditur edhe detajet lidhur me përbërjen e "statujës së engjëllit", që përfshin një përzierje të hekurit dhe gurit. Ajo besohet se është gjetur nga astronautët në një shkëmb në një mal hënor.

Analizat kimike ka zbuluar se skulptura është 200 mijë vjet e vjetër, që mund të nënkuptojë se ajo është bërë 170 mijë vjet para se njerëzit të paraqiten në Tokë.

Tunele nëntokësore në Hënë

Misioni indian “Çandarajaan 1” ka zbuluar tunele poshtë sipërfaqes së Hënës, - tha një shkencëtar i lartë i agjencisë indiane. Sipas tij, banimi i njerëzve dhe krijimi i habitateve të përshtatshme mund të mundësohet në këto “tuba” në të ardhmen. Drejtori i Qendrës së Zbatimit Hapësinor në Organizatën e Kërkimit Hapësinor Indian, që ndodhet në qytetin Ahmedabad, Dr. Ranganath Navalngud, tha se kamera që hartografon terrenin, një instrument ky që përdor India në misionet hënore, ka gjetur “lloje të rinj gurësh” dhe tunele shumë të mëdha. Këto tuba janë formuar pas sasive të mëdha të llavës së nxjerrë nga vullkanet, - deklaroi ai. “Tubat të cilët janë boshë janë gjetur nën sipërfaqen e Hënës. Zbulime të tilla janë identifikuar nga misioni “Çandarajaan 1”, nga kamera e hartografimit të terrenit që është një instrument i yni” – tha ai. “Tashmë, këto tunele që nuk janë prishur dhe që janë nën sipërfaqen e Hënës e që janë identifikuar ... janë disi interesante”, – tha për reporterët Navagund. “Jo sot, jo nesër, por në vitet që vijnë, këto tunele mund të jenë hapësira që mund të krijohen habitate të caktuara”, – tha ai, duke shtuar se shkencëtarët po investigojnë këto zbulime.

Drejt turistëve në Hënë

Në fakt, edhe pse turizmi hapësinor ende nuk ka filluar, çmimet kanë filluar të bien që tani. Në Rusi, udhëtarët që dalin në hapësirë, madje qëndrojnë disa ditë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, paguajnë 40 milionë dollarë. Për një udhëtim shumë më të shkurtër, por po aq interesant, Virgin Galaktik të merr 200 mijë dollarë, por një kompani tjetër, Space Adventures, merr vetëm 100 mijë dollarë për të njëjtin udhëtim si ai që do të bëjë King.

PJ King nuk ka frikë, edhe pse do të shkëputet disa milje prej tokës. Pas afërsisht 18 muajsh, duke nisur që nga dita e sotme, ai do të lëshohet në hapësirë në një anije kozmike turistike, e cila do të kryejë shëtitje orbitale rreth planetit tonë. King, një biznesmen i suksesshëm irlandez, 41 vjeç, është një nga qindra udhëtarët që kanë paguar, madje edhe janë trajnuar për udhëtimin orbital, 64 milje larg sipërfaqes së tokës.

“Një nga arsyet që po e bëj këtë udhëtim, është se dua që evenimente të tilla që konsiderohen speciale dhe që shoqërohen me çmime jashtëzakonisht të kripura, të kthehen në të zakonshme, të bëhen çdo javë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të udhëtojnë në hapësirë”. King do të paguajë 200 mijë dollarë për një vend në anijen Virgin Galaktik.

Në fakt, edhe pse turizmi hapësinor ende nuk ka filluar, çmimet kanë filluar të bien që tani. Në Rusi, udhëtarët që dalin në hapësirë, madje qëndrojnë disa ditë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, paguajnë 40 milionë dollarë. Për një udhëtim shumë më të shkurtër, por po aq interesant, Virgin Galaktik të merr 200 mijë dollarë, por një kompani tjetër, Space Adventures, merr vetëm 100 mijë dollarë për të njëjtin udhëtim si ai që do të bëjë King.

“Unë besoj tek kjo gjë, - thotë King, - këta nuk janë vetëm një tufë njerëzish të pasur që nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre. Midis pasagjerëve ka nga ata që kanë tërhequr paratë e siguracionit të jetës, vetëm e vetëm për të realizuar ëndrrën e jetës së tyre, daljen në hapësirë”. Rreth 360 pasagjerë do të marrin pjesë në udhëtimin e parë të kompanisë Galaktik Virgin, por sipas zyrtarëve të lartë të kësaj kompanie, numri i turistëve të hapësirës do të rritet sapo t’u dalë frika dhe ta shohin që është më se e sigurt.

Gazeta Standard

Temat e fundit