×

Njerëzit do të jetojnë në Mars në vitin 2023

Njerëzit do të jetojnë në Mars në vitin 2023

· 3 · 662

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-06-2012, 21:44:22
Një kompani e pavarur e udhëtimit në hapësirë synon që deri në prill 2023 të dërgojë katër njerëz në planetin Mars, të cilët nuk do të kthehen më.

Mars One deklaron se një ekip prej katër personash do të udhëtojë çdo dy vjet drejt planetit të kuq dhe se deri në 2033 do të jenë 20 njerëzit që do të jetojnë atje.

Për të realizuar këtë projekt, kompania ka nisur bisedimet me kompani të tjera të fushës si Space X, që kohët e fundit lëshoi në hapësirë raketën e parë private.

Kompania holandeze ka mbështetjen e fizikantit, fitues të çmimit Nobek, Gerard't Hooft. Qëllimi i saj është të nisë trajnimin e astronautëve vitin që vjen dhe programi i përzgjedhjes dhe trajnimit do të kthehet në një 'event mediatik', i ngjashëm me një reality show.

"Ne e shohim këtë si një udhëtim që na takon të gjithëve dhe për këtë arsye çdo hap do ta bëjmë bashkë",-thuhet në një deklaratë të kompanisë, sipas të cilës kjo do të jetë edhe mënyra për ta financuar këtë mision.



"Misioni në mars do të jetë eventi më i madh mediatik. E gjithë bota do të mund të shohë dhe të ndihmojë në marrjen e vendimeve, të ndjekë trajnimin dhe përgatitjen e njerëzve e t'i shohë teksa vendosen në Mars.


Astronautët do të ndajnë me ne eksperiencat tona teksa ndërtojnë një shtëpi të re, bëjnë eksperimente e eksplorojnë planetin",-thuhet në deklaratë.



Plani i kompanisë Mars One ka qenë në zhvillim e sipër që nga viti 2011.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 06-06-2012, 21:55:17
 :O :O

  • Postime: 525
erionmuca
#2 ne: 07-06-2012, 20:31:46
Kjo do kishte ndodh me qindra vite perpara sikur te mos nderhynte shume feja.
Ai personi qe zbuloi Plutonin, kur vdiq ja cuan hirin me rrakete kozmike ne Pluton. Me pelqeu shum kshu si histori. Ti kesh varrezat ne pluton.

http://en.wikipedia.org/wiki/Clyde_Tombaugh