Njeriu nis kolonizimin në Mars - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Njeriu nis kolonizimin në Mars

Njeriu nis kolonizimin në Mars

· 2 · 765

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-10-2010, 16:06:59
“Një përqasje do të ishte të dërgoheshin fillimisht katër astronautë, dy në çdo njërën prej anijeve kozmike, secila me produktet e nevojshme, që të qëndrojnë në një vend të caktuar të Marsit”



Fushat e mëdha të Marsit mund të jenë vendi më premtues për kolonizimin njerëzor jashtë Tokës, por a mjafton një rrugë për në planetin e kuq? Dy shkencëtarë mendojnë se po.

Në një artikull të botuar këtë muaj në Revistën e Kozmologjisë, shkencëtari ambientalist Dirk Shulze Makuç dhe fizikani Pol Dejvis argumentojnë se një mision vetëm vajtje me njerëz në Mars jo vetëm që ka sens në kuptimin ekonomik, por do të shënojë edhe fillimin e kolonizimit afatgjatë të planetit.

Kërkuesit thonë se ndërkohë që një udhëtim me njerëz në Mars dhe kthimi i tyre në Tokë është e mundshëm teknikisht, kostoja politike dhe financiare e një misioni të tillë e bën thuajse të pamundur që të bëhet në vitet e ardhshme.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e shpenzimeve do të bëhet për kthimin e sigurt të ekuipazhit dhe anijes në Tokë, autorët përfundojnë se një udhëtim vetëm vajtje me njerëz në Mars do të ulte kostot dhe do të niste kolonizimin marsian.

“Ne kemi parasysh se eksplorimi i Marsit do të nisë dhe do të vijojë për një periudhë të gjatë vetëm në bazë të udhëtimeve vetëm vajtje”, – tha Shulze-Makuç, që është profesor në Fakultetin e Shkencave të Tokës dhe Mjedisit në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit në Pullman.

“Një përqasje do të ishte të dërgoheshin fillimisht katër astronautë, dy në çdo njërën prej anijeve kozmike, secila me produktet e nevojshme, që të qëndrojnë në një vend të caktuar të Marsit. Një mision njerëzor vetëm vajtje në Mars do të ishte hapi i parë i vendosjes së pranisë njerëzore të përhershme në planet”.

Më 11 tetor, presidenti Obama nënshkroi një ligj të rëndësishëm për NASA-n që përcakton të ardhmen e eksplorimit hapësinor të agjencisë. Ky nënshkrim shtron rrugën për një mision njerëzish në një asteroid përpara vitit 2025, me shpresën që Marsi do të vijojë diku në vitet 2030.

Vendndalimi i ardhshëm: Marsi

Një udhëtim me njerëz në Mars do të donte përafërsisht gjashtë muaj duke përdorur metodat aktuale të nisjes dhe teknologjinë e tanishme kimike të raketave, sipas studimit të ri. Planeti i kuq ka një atmosferë, forcë të moderuar graviteti, ujë dhe dioksid karboni, si edhe mineralet esenciale, duke e bërë një pikësynim për kolonizimin potencial njerëzor.

Një mision vetëm vajtje në Mars do të shoqërohej me disa risqe të dukshme. Megjithatë, rreziku është shpesh pjesë e pandashme e eksplorimit, dhe kështu ka qenë gjithnjë, sipas kërkuesve.

“Realisht do të jetë shumë pak ndryshe nga vajtja e parë e kolonëve të bardhë në Amerikën e Veriut, që lanë Evropën pa pasur idenë e rikthimit”, – tha Dejvis, kozmolog në Universitetin Shtetëror të Arizonës, në Feniks, SHBA. “Eksplorues si Kolombusi, Frobisheri, Skoti dhe Amundseni, edhe pse nuk nisnin udhëtimet e tyre me qëllim qëndrimin në destinacionin e ri, morën përsipër risqe të mëdha personale për të eksploruar vendet e reja, nën idenë se kishte mundësi të qenësishme që të mund të vdisnin në këtë përpjekje”.

Shkencëtarët theksojnë se ekspedita të tilla nuk do të përbënin misione vetëvrasjeje, por përkundrazi do të kulmonin në një seri misionesh nga koha në kohë, me qëllim mundësimin e një kolonizimi afatgjatë.

Projekti i propozuar do të niste me përcaktimin e vendit të përshtatshëm për koloninë marsiane, idealisht e shoqëruar me një shpellë ose një strehë tjetër natyrore, si edhe pranë burimeve të nevojshme, si uji, mineralet e të tjera.

“Marsi ka shpella shumë të mëdha natyrale, dhe disa prej tyre ndodhen në lartësi të ulët, shumë afër ish-oqeanit verior, çka do të thotë se mund të kenë brenda depozita akulli, si shumë shpella akulli në Tokë, – tha Shulze-Makuç. – Shpellat e akullit do të shërbenin për të zgjidhur problemet fillestare të kolonëve për ujë dhe oksigjen. Marsi nuk ka shtresë ozoni dhe magnetosferike dhe shpella e akullit do të përbënte edhe si një shtresë ndaj rrezatimit jonizues dhe ultraviolet”.

Shulze-Makuç dhe Dejvis propozojnë që astronautët të furnizohen periodikisht me nevojat kryesore nga Toka, por megjithatë, do të pritej prej tyre që të përdornin burimet që ndodhen në planetin e huaj. Kërkuesit parashikojnë që kolonët të arrijnë gradualisht vetë përmbushjen e nevojave të tyre dhe të shërbenin për zgjerimin e kolonizimit njerëzor.

Një laborator larg shtëpisë

Shulze Makuç dhe Dejvis sugjerojnë që ndërtimi i pranisë njerëzore në Mars jo thjesht përbën një varkë sigurimi për njerëzit në rast të një megakatastrofe në Tokë, por do të ishte edhe një platformë unike për kërkimin e ardhshëm shkencor.

Astrobiologët janë dakord se ka probabilitet të lartë që Marsi ka, ose dikur kishte jetë mikrobiologjike, ndoshta thellë nën sipërfaqe dhe Dejvis dhe Shulze-Makuç sugjerojnë që lehtësitë shkencore në Mars mund të jenë një shans i rrallë për të studiuar një formë të jetës jashtëtokosëre dhe një të dhënë mbi një evolucion të dytë.

Përveç kësaj, Marsi mund të shërbejë si një laborator social, pasi vendosja e një popullsie shumëkulturore dhe shumëkombëshe në një tjetër botë, mund të sillte implikime të qenësishme sociale dhe politike në Tokë, çka do të shërbente për të rritur nivelin dhe për të bashkuar shoqërinë edhe në Tokë.

Por a ka njerëz që do të prenotonin një udhëtim vetëm vajtje në Mars? Me sa duket, po. “Kërkime informale të kryera pas leksioneve dhe prezantimit të konferencave mbi propozimin tonë, kanë treguar vazhdimisht që shumë njerëz janë të gatshëm të jenë vullnetarë për një mision vetëm vajtje, si për arsye të kuriozitetit shkencor, edhe për shkak të shpirtit të aventurës dhe të asaj që është parashkruar për njerëzimin”, – thonë shkencëtarët.

Gazeta Standard

  • Postime: 29
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-10-2010, 19:30:55
nuk eshte kjo si te shkosh ne hene ,,   duhet pak me shume pune dhe investime te medha ,, por besoj qe njeri i par qe do te shkel ne mars do te jete para armstrongut i cili kaloi afro 300 mije km ....

Temat e fundit