×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 16-06-2020, 18:48:30 »

 

'Oumuamua' eshte pagezuar nga shkencetaret objekti qe eshte vrojtuar te kaloje prane sistemit diellor me 17 tetor 2017. Afer sistemit tone diellor dhe brenda tij kalojne vazhdimisht objekte te ndryshme hapesinore, te cilat zakonisht jane kometa apo meteroide, por e vecanta e objektit qe kaloi ne 2017 eshte forma e cuditshme dhe mbi te gjitha sepse u pa te shtoje shpejtesine pasi filloi te largohet perseri nga sistemi yne diellor. Ishte pikerisht forma dhe fakti qe u pershpejtua beri qe te dilnin shume spekullime, aq sa u mendua te ishte nje anije kozmike e sjelle nga nje civilizim alien.

Por shumica e shkencetareve mendojne ne fakt kemi te bejme me nje objekt kozmit te natyrshem dhe jo dicka e krijuar nga qenie inteligjente. Gjithesesi teorite per perberjen e Oumuamua jane te shumta. Keshtu sefundmi eshte hedhur teoria nga ekip shkencetaresh te universitetit te Yale se ky objekt eshte nje tip ajsbergu kozmik i perbere nga hidrogjeni i ngrire, gje qe do e bente ate perseri nje nga objektet me te rrralla dhe me te cuditshme te galaktikes, sepse ajsberge prej hidrogjeni jane dicka qe nuk gjendet gjithandej ne hapesire. Kjo teori do i jepte kuptim faktit pse ky objekt shtoi shpejtesine kur ishte duke u larguar nga sistemi diellor, pasi akulli hidrogjenit ka pesuar sublimim (sublimimi eshte procesi i kalimit nga gjendja e ngurte ne te gazte pa kaluar perpara ne gjendjen e lengshme) duke i dhene Oumuamua shtysen per te fluturuar me shpejt.