Përse planetët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri? - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Përse planetët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri?

Përse planetët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri?

· 1 · 981

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-05-2011, 12:44:19
Të nëntë planetët e sistemit diellor, edhe pse kanë lindur në të njëjtin moment, janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, si nga përmasat ashtu edhe nga përbërja.



Ndryshimet varen nga largësia e tyre prej Diellit dhe efektet që ka pasur forca e rëndesës e Diellit në kohën e lindjes së sistemit diellor.

Mërkuri, Afërdita, Toka dhe Marsi, planetët më të vegjël dhe më pranë Diellit, janë planetë “tokësorë” të formuar nga gurë dhe metale.

Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni, “gjigantët e gaztë”, më larg dhe me përmasa të mëdha, janë të përbërë nga një bërthamë shkëmbore e mbështjellë nga shtresa të trasha lëngjesh e gazi dhe të rrethuar nga unaza pluhuri, akulli dhe gurësh.

Plutoni, planeti më larg Diellit, është i vogël dhe i ngrirë: disa shkencëtarë thonë që nuk është planet, por është kometë.

Planetët sipas shifrave

Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Është 1400 herë- më i madh se Toka. Mërkuri është më afër Diellit se planetët e tjerë dhe njëherit është edhe planeti më i shpejtë.

Për ta bërë një rrotullim përreth Diellit, atij i duhen vetëm 88 ditë. Saturni është i rrethuar nga shumë unaza dhe rrotullohet me shpejtësi të madhe përreth vetes.

Një ditë e tij zgjatë pak më shumë se 10 orë. Staturni ka edhe numrin më të madh të satelitëve.

Plutoni është planeti më i vogël, më i ftohtë dhe më larg Diellit, kështu që orbita e tij është paksa më e anuar. Atij i duhen më shumë se 248 vjet për të kryer një rrotullim përreth Diellit.

Afërdita është planeti më i shndritshëm, sepse është i rrethuar nga re që e reflektojnë dritën e Diellit.

Marsi është 225 milion kilometra larg Diellit, ndërsa ka ngjyrën e kuqe sepse e mbulon oksidi i hekurit. Urani e ka boshtin e rrotullimit gati paralel me planin e orbitës, prandaj duket sikur rrotullohet përreth vetes.

Toka lëvizë përreth Diellit me shpejtësi 29.8 kilometra në sekondë dhe më sa dihet, është i vetmi planet që ka ujë dhe ku zhvillohet jeta.

Neptuni karakterizohet nga një’ ngjyrë e kaltër e fortë dhe atij i nevojiten 164 vite për të kryer një’ rrotullim përreth diellit.

Temat e fundit