×

Planeti Mars

Planeti Mars

· 14 · 3856

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 19-06-2009, 21:33:58
Zbulimi i nje zone ne Mars ku rreth 3.4 miliarde vjet me pare ka ekzistuar nje liqen, ka bere xhiron e botes dhe tashme pritet te komentohet gjate nga shkencetaret qe prej vitesh ia kane kushtuar jeten e tyre studimit te planetit te kuq.

Ne ate kohe, liqeni zinte nje siperfaqe rreth 195 km katror, por mendohet se arrinte deri ne 212 km katrore. Zbulimi eshte bere nga kerkuesi i Universitetit te Kolorados, Gaetano di Achille dhe eshte publikuar ne revisten “Geophisical Research Letters”. Kjo eshte hera e pare qe shkencetaret kane ne dore provat konkrete se planeti i kuq e ka mirepritur ujin ne forme te lengshme.

Vendi i liqenit ndodhet ne nje lugine rreth 1300 km, e njohur si lugina “Shalbataba Vallis”. Sipas zbuluesit, ne disa pika te tij, liqeni arrinte deri ne 450 m thellesi dhe furnizohej nga nje lum qe ne Toke e konsiderojme si te dimensioneve normale. Edhe pse prej kohesh mendohej se ne Mars kane ekzistuar dete dhe liqene, kjo eshte prova e pare konkrete, cka hedh nje hap me tej ne “luften” e njeriut per te mesuar sa me shume nga Marsi, planeti me i ngjashem me Token ne sistemin diellor. Pamjet jane marre nga sonda “Mars Reconnaissance Orbiter” nga 300 km lartesi, ndersa ne foto duken qarte konturet e brigjeve te liqenit dhe delta derdhese e lumit.

“Ka dy shpjegime qe sqarojne zhdukjen e menjehershme te liqenit. Nje eshte ndryshimi i menjehershem klimaterik ose ftohja e menjehershme e klimes cka ka bere qe liqeni te ngrije”, shprehet Gaetano di Achille. Aktualisht, polet e Marsit jane te akullta ndersa akulli ndodhet poshte siperfaqes ne pjeset e tjera te planetit. Nga ana tjeter, shkencetaret mendojne se ne disa kratere te zjarrte ka uje ne forme te lengshme, por sapo del ne siperfaqe ngrin menjehere per shkak te temperaturave shume te uleta.

Nje tjeter e dhene qe shkencetaret kane eshte se detet ne Mars kane ekzistuar, pasi ne disa pjese bulezat e ujit jane te pranishme dhe kete e ka vertetuar sonda Phoenix. Kjo dukuri shpjegohet me faktin se uji i kripur arrin te qendroje ne gjendje te lengshme edhe nese temperaturat jane shume grade nen zero.

TCH
« Editimi i fundit: 05-08-2011, 15:44:46 nga M A X »

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 01-07-2011, 00:38:54
Marsi është një prej katër planetëve shkëmborë të Sistemit tonë Diellor. Të njohur edhe si planete tokësore ata janë të përbërë, përgjithësisht, prej shkëmbi dhe hekuri.



Marsi njihet si planeti i kuq, për shkak të ngjyrës së sipërfaqes së tij e cila, duke qenë e pasur me hekur dhe e kombinuar me oksigjen, merr një ngjyrë të kuqe ndryshku. Nga sipërfaqja e Marsit shihet një peizazh i kuq dhe një qiell i purpurt, kur era ngre pluhur të hollë në atmosferën e tij.

Sa është e nxehtë bërthama?

Lënda radioaktive që gjendet në Mars, e ka nxehur aq shumë atë kur ishte planet i ri, sa që u shkri i gjithi. Hekuri i rëndë i planetit u fundos në qendër dhe shkëmbinjtë e lehtë dolën në sipërfaqe. Me kalimin e kohës, sipërfaqja u ftoh, por shkëmbinjtë e shkrirë u shpërndanë në sipërfaqen e planetit. Vullkanet gjigante të Marsit sot shpërthejnë në mënyrë periodike.

Hënat marsiane

Marsi ka dy hëna, Fobosin dhe Deimosin, të cilat janë zbuluar në vitin 1877. Këto dy masa shkëmbore në formë patateje janë plot me kratere. Dikur ato ishin asteroide, por u ngërthyen në orbitën e Marsit. Janë shumë të vogla-Forbosi, më e madhja është rreth 27 kilometra e gjatë.

Hemisferat e Marsit

Hemisferat veriore dhe ato jugore të Marsit janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Veriu është një pllajë e re e ulët dhe e shtrirë, kurse jugu është plot malësi të lashta. Ka mundësi që ndonjë asteroid të ketë goditur veriun dhe të ketë shkëputur një copë kore.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 05-08-2011, 15:44:53
Shkencëtarët të bindur: Ujë në Mars

Kërkimet dhe durimi prej dekadash i shkencëtarëve për gjetjen e shenjave të ujit në planetin e Marsit, duket se u shpërblyen.
Një grup shkencëtarësh njoftuan se kanë rënë në gjurmë të dhjetra njollave në sipërfaqen e planetit të kuq. Sipas tyre “liqenet” marsiane ndodhen në hemisferën jugore të Marsit dhe shfaqen e zhduken sipas ndryshimit të stinëve atje.

Gjatë stinës së ftohtë njollat zhduken. Kjo sipas shkencëtarëve shpjegohet me ngrirjen e ujit, ndërsa kur planeti ndryshon pozicion kundrejt Diellit duke cuar në temperatura më të larta, pra gjatë stinës së ngrohtë, njollat rishfaqen. 

“Nuk kemi ndonjë mënyrë tjetër shpjegimi për imazhet që pamë, përvecse të themi që bëhet fjalë për prezencë uji në Mars”, thotë Alfred McEëan nga Universiteti i Arizonas dhe autor i shkrimit mbi mundësin e prezencës së ujit në Mars në revistën Science. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 05-08-2011, 16:36:03
NASA gjen prova të rrjedhjes së ujit në Mars


Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se kanë gjetur provat e para të rrjedhjes së ujit në Mars.
Të njëjtit thonë se orbita që sillet rreth Marsit që nga viti 2006, ka monitoruar atë që duket të jetë rrjedhje e ujit dhe që ndodh në disa lokacione gjatë Pranverës dhe Verës së Marsit.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë zbulimi i parë i rrjedhjes së ujit në planetin e kuq.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 14-08-2011, 11:47:36
Opportunity, foto nga Marsi

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA publikoi fotografi të marra nga roboti Opportunity në Mars pasi arriti në kraterin 22. 5 kilometra të gjerë të planetit ku do të ekzaminojë shkëmbinjtë më të vjetër që ka prekur gjatë qëndrimit shtatë vjeçar në Planetin e Kuq.
Roboti me gjashtë rrota, i furnizuar nga energjia diellore iu afrua kraterit Endeavour këtë javë pasi eci 21 kilometra nga një krater më i vogël i quajtur Victoria.

Opportunity dhe binjaku i tij Spirit u ulën në pjesë të skajshme të marsit në vitin 2004 ku kanë kryer kërkime për gjurmë të ujit në planet. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 27-09-2011, 23:42:24
Mars, dy vende të përshtatshme për jetën

Janë të paktën dy vende në Mars ku mund të ketë jetë. Bëhet fjalë për lugina të thella me material argile që është formuar në prezencë të ujit dhe që ka favorizuar edhe prezencën e formave të jetës.

Përfundimin e ka nxjerrë një kërkim i publikuar në revistën “Geology” nga Planetary Science Institute.

Minerali që mund të përmbajë sekretin e jetës në planetin e kuq quhet smectite.

NASA zgjedh raketën e së ardhmes

NASA ka zgjedhur raketën me të cilën astronautët amerikanë do të kthehen të fluturojnë përtej orbitës së stacionit hapësinor ndërkombëtar, drejt Hënës, asteroidëve dhe në të ardhmen, në drejtim Marsit.

I pagëzuar SLS (Space Launch System) është vektori hapësinor më i fuqishëm i ndërtuar nga Amerika pas Saturn-V,qe zbarkoi në Hënë në 1969, i dizajnuar nga Wernher von Braun.

SLS mund të çojë në hapësirë nga 70 në 130 tonë, sipas nevojave dhe ky fleksibilitet arrihet duke ndryshuar arkitekturën modulare të mjetit.

Raketa është studiuar për t’u larguar nga Toka dhe të kryejë misione në thellësitë e kozmosit.

Objektivët që synohen janë ambjenti përreth Hënës dhe ndonjë takim i afruar me ndonjë asteroidë dhë më pas me ambjentin marsian me hënët e tij. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 16-11-2011, 00:13:12
Do të jenë gratë ato që do të shkelin të parat në sipërfaqen e Marsit, të paktën nëse kjo arritje do të realizohet për herë të parë nga amerikanët.

Vendimi duket se është marrë në një mbledhje të fundit të “NASA”-s, ku është biseduar edhe një herë mbi projektet ambicioze të zbarkimi në “Planetin e Kuq”.

Një vendim i tillë duhet të shpaguajë faktin që në vitin 1969, ishte një mashkull, Neil Armstrong, ai që shkeli për herë të parë në sipërfaqen e Hënës, trupi i vetëm qiellor i vizituar deri më sot nga njerëzimi.

Përpara se një anije kozmike të mbërrijë në Mars, fillimisht pritet që të realizohen misione për në dy hënat e planetit, që duket se nga pikëpamja shkencore janë shumë më interesante dhe të panjohura për ne. Megjithatë, me vështirësitë që ka një nismë e tillë, pritet që misioni të kërkojë edhe dy dekada kohë që të realizohet.

Marsi është planeti më i afërt me Tokën. Megjithatë, ai ndodhet 150 herë më larg se Hëna. Megjithatë, nuk është e sigurt që do të jenë gratë që do të shkelin të parat në Mars, për faktin e thjeshtë se Rusia është duke zhvilluar një tjetër program hapësinor, aktualisht më i avancuar, që pritet të dërgojë njeriun në planetin në fjalë. Midis gjashtë austronautëve që po trajnohen, nuk ekziston asnjë femër. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 16-11-2011, 00:15:16
Rusia mund të fitojë garën e planetit të kuq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969, por tani Rusia mund të hakmerret duke dërguar njerëzit më larg se kurrë, në Mars.
Në fakt, gjashtë burra të mbyllur për një vit e gjysmë në një tub çeliku, i cili simulonte të gjitha kushtet e udhëtimit dhe zbarkimit në planetin e kuq, "mbërritën" me sukses në planet dhe u kthyen në Tokë, ndërsa kapsula e tyre e izoluar u hap në qendrën hapësinore të ndodhur në afërsi të Moskës.
Misioni synonte të zbulonte mënyrën se si do të reagonte trupi dhe mendja njerëzore ndaj misionit të vështirë dhe rrugës së gjatë deri në mbërritjen në Mars. Besohet se brenda pak kohësh, Rusia mund të jetë në gjendje të dërgojë njeriun e parë në të parin planet ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Përveç kushteve të udhëtimit, që do të kërkojë gjashtë muaj kohë për të shkuar dhe po aq për t'u kthyer në Tokë, tre prej astronautëve simuluan edhe kushtet e zbarkimit në sipërfaqen e Marsit.
Gjashtë astronautët, midis të cilëve mund të përzgjidhen dhe të parët që do të shkelin në sipërfaqen e planetit të kuq janë tre rusë, Alexey Sitev, Alexandr Smoleevskiy, Sukhrob Kamelov, një francez, Romain Charles, një italian, Diego Urbina dhe një kinez, Wang Yue. RD

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 22-11-2011, 01:05:22
Duke iu falënderuar roverit “të pensionuar” Spirit, në çdo moment mund të bëni një shëtitje nëpër Mars. Ai punën e vet e ka kryer 5 vite, 3 muaj dhe 27 dit. Shikoni incizimin dhe për tre minuta shëtitni nëpër Mars.

Mars Rover Spirit's Entire Journey on Mars - Time Lapse

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 27-11-2011, 12:53:14
SHBA-ja lëshoi sot me sukses drejt planetit Mars robotin ''Curiosity'', më i sofistikuari dhe më i rëndi i dërguar ndonjëherë më parë për ekslorimin e planetit të kuq dhe për të përcaktuar nëse ka jetë ose jo, sipas imazheve të transmetuara drejtpërsëdrejti nga NASA.

Raketa ''Atlas V'' nuk u lëshua në Cap Canaveral në Floride ashtu siç ishte parashikuar në orën 10:02 lokale.

''Ndarja me pjesën e dytë të hedhësit ndodhi pa probleme rreth 44 minuta pas lëshimit'', konfirmuan përgjegjësit e fluturimit.

Roboti duhet të arrijë në Mars në mes të muajit gusht 2012.
(m.a/apf/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 17-12-2011, 09:37:24
 Sonda Phobos-Grunt do të bjerë në tokë ndërmjet datave 6 dhe 19 janar të vitit 2012-të. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia hapësinore ruse Roskosmos.

Sonda e drejtuar në planetin Mars ishte hedhur në 9 nëntor të 2010-ës, por pësoi një avari pa mundur të dalë nga orbita e planetit tonë.

Parashikohet që pjesa më e madhe e saj të shkatërrohet në atmosferë, megjithëse shkencëtarët argumentojnë se rreth 200 kg të saj mund të prekin edhe sipërfaqen e tokës.

Phobos-Grunt ka kushtuar 163 mln dollarë dhe shkencëtarët rusë kanë punuar për ngritjen e saj që nga viti 1992.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 15-10-2012, 19:41:10
Pritej të ishte thjesht një tjetër gungë e parëndësishme në sipërfaqe, por guri i parë i këqyrur me kujdes nga sonda e NASA-s në Mars ishte më interesant se kaq.

Objekti piramidal, i mbiquajtur “Jake Matijevic” sipas një inxhinieri të misionit, ka një përbërje që nuk është parë deri më tani në planetin e kuq.

Shkencëtarët e kanë lidhur me disa shkëmbinj të pazakontë, por të njohur prej kohësh në Tokë. Bëhet fjalë për gurë të formuar nga magma të pasura me ujë, të cilat ftohen ngadalë në trysni të lartë.

Të tilla formacione, sic sqaron eksperti Edëard Stolper, janë mjaft të përhapura në planetin Tokë e gjenden sidomos në ishuj oqeanikë si Havai, Shën Helena apo Azoret, por janë zbuluar edhe në rajonin e Rio Grandes e gjetke. Pra nuk është dicka shumë e zakontë, por mjaft e njohur në Tokë, tha bashkekoordinuesi i misionit nga instituti i teknologjisë në Pasadena.

Sonda Curiosity e ekzaminoi Jake Matijevicin tre javë më parë, por në ato momente nuk u mendua se guri i errët do te kishte vlerë kaq të madhe shkencore.

Sonda me energji bërthamore u ul në planetin e kuq në fillim të gushtit me misionin të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në Mars, e të marrë prej andej imazhe e të dhëna të cdo lloji.

Guri tokësor në Mars - Top Channel Albania - News - Lajme
 

Per here te pare vrojtohet lindja e nje planeti

Nisur nga InfoZRubrika Astronomi

Postimi i fundit 26-05-2020, 13:12:29
nga InfoZ
Zbulohet planeti me katër diej

Nisur nga erlehtaRubrika Astronomi

Postimi i fundit 18-10-2012, 08:48:02
nga erlehta
Kepler 22-b, planeti i ngjashëm me Tokën

Nisur nga BerniRubrika Astronomi

Postimi i fundit 20-12-2011, 15:13:23
nga M A X
Planeti Venus

Nisur nga M A XRubrika Astronomi

Postimi i fundit 09-10-2011, 18:08:49
nga M A X
Zbulohet planeti që ngrohet nga dy diej

Nisur nga M A XRubrika Astronomi

Postimi i fundit 16-09-2011, 23:57:34
nga M A X