Planeti Venus - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Planeti Venus

Planeti Venus

· 1 · 721

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-10-2011, 18:08:49
Edhe Venusi ka ozon


Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe Venusi, planeti i dytë më i afërt me Diellin, ka një shtresë ozoni që mbështjell atë.

Shtresa e ozonit venusiane është disa herë me densitet më të ulët se sa shtresa e ozonit të Tokës dhe gjendet në lartësinë mbi 100 kilometër mbi planet, rreth 3 herë më e lartë se sa shtresa e ozonit të Tokës.

Zbulimi u krye “aksidentalisht” nga Agjencia Europiane e Hapësirës dhe është botuar në revistën shkencore, “Icarus”. Shkencëtarët spiunuan shtresën e ozonit teksa nëpërmjet atmosferës së Venusit po studionin disa yje.

Ozoni, molekula e përbërë nga tre atome oksigjeni, njihet ndryshe si mburoja e jetës, pasi parandalon rrezet e dëmshme ultravjollcë të Diellit të depërtojnë nëpër atmosferë.

Gjetja, sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë “gjuetinë e jetës” në planete të tjera. Deri më tani shtresa e ozonit, përvec Tokës, ishte zbuluar edhe rreth Marsit. /top channel

Temat e fundit