Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 19-11-2020, 17:02:22 »

Madhesia e Plutonit ne krahasim me Token
Postuar nga: Berni
« ne: 19-07-2010, 15:29:37 »

 

Sonda hapësinore “Hubble” ka nxjerrë informacione të reja më të fundit për planetin më të diskutueshëm të sistemit diellor, Plutonit, që duke vëzhguar pamjet më të fundit, astronomët amerikanë kanë zbuluar që planeti xhuxh po ndërron ngjyrë.


E kuqe e thellë

Pikërisht në kohën që do të festohet dhe përvjetori i “lindjes” së Clyde Tombaugh (4 shkurt 1906), të astronomit amerikan i njohur për zbulimin e Plutonit, shkencëtarët e NASA-s kanë publikuar hartën më të detajuar të të gjitha kohërave ku tregohet largësia e planetit xhuxh. Produkti është rezultat i disa viteve punë që tregon nëpërmjet syrit të profetit Plutonin si një botë lara-lara të bardha, portokalli dhe kafe të errët. Kështu që, sipërfaqja e planetit të akullt ndryshon në varësi të stinëve. Për astronomët ka qenë me të vërtetë një surprizë: imazhet evidentojnë një trup qiellor nga i cili buron një ngjyrë e kuqe më e thellë përkundrejt vëzhgimeve të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Për kërkuesit e NASA-s planeti ka ndryshuar sipërfaqen e vet më shumë sesa planetët e tjerë qiellorë të sistemit tonë diellorë. Pamjet e fundit të Plutonit nga 2006-a janë reduktimi i planetëve, kur ka lindur Unioni Astronomik Ndërkombëtar (IAU) dhe imazhet kanë qenë më të shumta gjatë vitit 2002 dhe 2003. Marc Buie nga Southwest Research Institute të Boulder, në Colorado, bashkë me kolegët e tij kanë punuar katër vjet me ndihmën e 20 kompjuterave për të mbledhur imazhe të reja të planetit.

Informacionet e reja

Duke krahasuar të dhënat aktuale me ato të vitit 1994, shkencëtarët kanë evidentuar se si zona polare në mënyrë graduale po qartësohet. Një nga vendet më të largëta dhe të ftohta të sistemit polar po vazhdon gjithsesi të dhurojë emocione dhe të nxjerrë pyetje të reja: më vonë në vitin 2015 sonda “New Horizons”, e cila është hedhur në treg katër vite më parë, do të kalojë afër planetit dhe do të vëzhgojë me kujdes ndryshimet e tjera gjeologjike. Në bord do të jetë gjithashtu edhe hiri i astronomit nga Illionis që zbuloi planetin xhuxh të sistemit diellor në 18 shkurt 1930.

Standard