Yjet e Stinëve
Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle
U publikua më 1 korrik 2009
Netët e ndritshme janë mbi ne dhe kjo d.t.th. se qielli nuk bëhet krejtësisht i erët. Pasi që kemi kaluar kohën e diellit veror më 21 qershor, netët gradualisht do të zgjaten dhe do të bëhen më të erta. Megjithatë netët e ndritshme do të përfundojnë më 7 gusht.
Qiellit veror të ndritshëm duhet ti hudhet një sy. Më shumë që bien në sy janë tre yjet e ciltërta: Vega, Deneb dhe Altair, që së bashku përbëjnë të ashtuquajturin trekëndësh veror.
Vega është ylli më i ciltërt në foton yjore Lyra (Lyren), që është një foto yjore e vogël por mjaft karakteristike. Vega është në vendt të 5-të për nga ciltërsia në qiell dhe gjendet afër 25 vite drite larg Tokës.
Deneb është ylli më i ciltërt në foton yjore Cygnus (Mjellma)-një nga fotot yjore që përbëjnë një figurë që i përshtatet emrit. Deneb përbën bishtin e Mjellmës, ndërsa koka përbëhet nga një yll i dyfishtë të quajtur Albireo.
Altair është ylli i fundit i trekëndëshit veror që është ylli më i ciltërt në foton yjore Aquila (Shqiponja). Shqiponja dhe Mjellma ndodhen mu në mes të rrypit të Rrugës së Qumështit, por për shkak të netëve të ndritshme nuk është lehtë të vërehet Rruga e Qumështit.