×

Rruga e Qumështit do të përplaset me Andromedën!

Rruga e Qumështit do të përplaset me Andromedën!

· 2 · 497

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-06-2012, 16:22:41
Rruga e Qumështit do të përplaset me Andromedën pas… 4 miliardë vjetësh. Të dhënat vijnë nga Teleskopi Hapësinor Hubble dhe më në fund astronomët kanë kohën ekzakte se kur dy galaktikat do të bashkohen në një të vetme si pasojë e forcës së gravitetit me të cilën po tërheqin njëra-tjetrën.



Dy galaktikat që ndodhen 2.5 milionë vite dritë larg njëra-tjetrës, po afrohen me shpejtësi 400 mijë km/orë. Pas 3.75 miliardë vjetësh ato do të ‘përplasen’, ndërsa 2 miliardë vjet pas kontaktit ato do duken si një galaktikë e vetme.

Ne nuk mund ta dimë nëse njeriu do jetë ende duke jetuar mbi Tokë pas 4 miliardë vjetësh, por nëse po, pamja në qiell do të jetë spektakolare. (Në foto është pikërisht një simulim i NASA-s se si do të duket qielli në atë kohë).

Sipas astronomëve, nga afrimi i galaktikave nuk është se yjet do të përplasen në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi hapësirat boshe mes tyre janë aq të mëdha sa nuk pritet një kontakt i tillë. Ka të ngjarë që edhe sistemi ynë diellor të zhvendoset, por mos pësojë ndonjë çrregullim nga bashkimi i dy galaktikave, gjithmonë nëse dielli është duke jetuar akoma në atë kohë.

Mendohet se në atë kohë do të nisë një fazë e vrullshme formimi yjesh të reja, pasi retë e gazta do të çrregullohen, gjithashtu edhe vrimat e zeza në qendër të dy galaktikave do të bashkohen në një të vetme.

(ep/shqiptarja.com)

  • Postime: 12743
Mishel...............
#1 ne: 01-06-2012, 16:25:42
hajt ne tollum i qofte se na cmenen ...na iku jeta vdis sot e vdis neser