Sateliti “Planck” përfundon hartën e Universit - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sateliti “Planck” përfundon hartën e Universit

Sateliti “Planck” përfundon hartën e Universit

· 2 · 1649

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-07-2010, 14:55:29
Sateliti europian “Planck” i Agjencisë Europiane Hapësinore ka arritur të realizojë një hartë të plotë të fillesave të Universit.



Ky është një hap i madh për astronominë moderne që i ka filluar përpjekjet për këtë projekt që në vitin 1989. Para 21 vjetësh, NASA lëshoi në hapësirë satelitin Cobe i cili duhej të mblidhte të dhëna për anomalitë radioaktive.

Më pas NASA lëshoi në hapësirë edhe satelitin Wmap-Wilkinson por përgjigjen më të saktë për krijimin e universit e ka dhënë sateliti europian. Në bordin e “Planck” ka një teknologji shumë të zhvilluar, duke plotësuar puzzle-n e madh të Universit.

Mjegullnaja e Orionit, galaktika Andromeda, reja e Magelanit, Rruga e Qumështit dhe shumë qoshe të tjera të Universit, janë hartuar në mënyrë dixhitale, duke dhënë një tablo të plotë. Ky satelit mund të zbulojë edhe funksionin e prejardhjen e energjisë së errët që përbën 73 % të Universit.   

TCH

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-07-2010, 15:40:40
Teleskopi “Planck” zbulon “dritën e vjetër”

Universi është vendi i jashtëzakonshëm dhe misterioz në të cilin jetojmë. Shkencëtarët e kanë fotografuar disa herë, kuptohet një pjesë të tij, por së fundmi ata kanë mundur që të fiksojnë edhe atë që quhet “drita më e vjetër” në kozmos. Kjo është arritur përmes teleskopit evropian, “Planck”, që është dërguar një vit më parë në hapësirë, pikërisht për të survejuar këtë dritë. Për të bërë hartën e kësaj drite, observatorit iu deshën 600 milionë euro dhe 6 muaj punë. Ajo tregon atë që ekziston përtej Tokës përmes instrumenteve që janë të ndjeshëm ndaj dritës, në një gjatësi shumë të gjatë vale, shumë më të gjatë nga sa mund të na shohin sytë. Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për të dhëna të jashtëzakonshme, që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë Universin dhe rrugën që iu desh atij për të arritur në pikën ku është sot. “Është një foto e mrekullueshme, një bukuri e pastër”, thotë një nga shkencëtarët e projektit “Planck”. Një pjesë dominuese e pamjes zihet nga galaktika jonë, “Udha e Qumështit”, ndërsa linja e shndritshme horizontale që kap gjithë pamjen është disku kryesor i galaktikës, plani në të cilën ndodhet edhe Toka dhe Dielli ynë. Kjo është edhe zona ku formohet pjesa më e madhe e yjeve të galaktikës sonë, por duke qenë se kjo foto regjistron vetëm dritë në frekuenca shumë të mëdha, grimcat që shohim nuk janë aspak yje. Ato janë lënda e parë e përbërësve të yjeve, sasi shumë të mëdha gazi dhe pluhuri kozmik. Shumë të veçanta janë edhe linjat e dritave që përbëhen nga pluhur i ftohtë që ndodhet mijëra vjet dritë larg qendrës së galaktikës në të dy skajet e saj ekstreme. Kryesisht e gjithë pamja përbëhet nga gazi dhe pluhuri, që në fakt na jep një informacion shumë të vyer për atë që ndodh realisht në “shtëpinë” tonë të madhe, universin ku gjallon Toka dhe sistemi ynë diellor. Në këtë mënyrë kemi një informacion shumë të rëndësishëm, që nuk ka ekzistuar më parë. Përmes këtyre të dhënave kemi mundësinë që të hulumtojmë dhe të kuptojmë sistemin e formimit të galaktikave. Një nga objektivat kryesorë të misionit të fundit ka qenë edhe emetimi valor i sfondit të galaktikës, ose siç e quajnë ndryshe në gjuhë të thjeshtë, “Drita e parë”. Kjo është drita që u lejua të qarkullonte në hapësirë pas ftohjes së shpërthimit të “Big Beng”-ut, prej së cilës u formuan atomet e hidrogjenit.

Sipas shkencëtarëve, para se të ndodhte kjo, kozmosi ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë dhe në këto kushte lënda dhe rrezatimi ishin bërë një me njëri-tjetrin. Kjo e bëri universin opak. Shkencëtarët mund të detektojnë variacione temperature në këtë energji shumë të vjetër dhe nga këto detektime mund të marrin informacione për zanafillën e universit dhe për çdo gjë që erdhi më pas. Një nga sfidat e mëdha të këtij misioni europian është gjetja e fakteve për një “inflacion” të shtrirjes dhe përhapjes së një energjie që mendohet se është më e shpejtë se vetë drita dhe për të cilën kozmologët besojnë se ekzistonte në univers në momentet e para të krijimit të tij. Teoritë parashikojnë se kjo ngjarje mund të jetë “e shkruar” pikërisht në “dritën e vjetër” dhe se detaje, apo gjurmë të saj, mund të përftohen përmes aparateve shumë sensitivë. “Planck” është projektuar që të ushtrojë funksione të tilla. Disa nga detektorët e tij operojnë në një temperaturë shumë të ulët dhe aktualisht sonda është në proces të sigurimit të një versioni të dytë të hartës. Deri më tani ajo ka fonde mjaftueshëm për të krijuar edhe 4 versione më të përparuara të hartës. Sipas shkencëtarëve, çdo e dhënë e fundit është më e mirë dhe më e saktë se ajo pararendëse dhe nga e dhëna në të dhënë shfaqen shumë më pak kufizime krahasuar me fillimin. Grupi që merret me këtë projekt kërkon dhe pak kohë për të analizuar të gjitha të dhënat dhe për të vlerësuar rëndësinë e tyre. Një përgjigje e plotë për hartat pritet që të dalë në vitin 2012. Por rëndësia e tyre është aq e madhe, sa ndërkohë kanë filluar edhe interpretimet e paautorizuara të përfundimit të tyre nisur vetëm nga imazhet e publikuara në media, si imazhi i mësipërm.

“Panck” është pjesë e misionit “Esa”. Ai u lançua në vitin 2009 dhe nisi punën me vëzhgimin e pjesëve kozmike që ndodheshin rreth 1 milion kilometra larg Tokës, në pjesën e errët të universit. Sonda mbart dy instrumente që observojnë qiellin në 9 frekuenca të ndryshme.

Shqip

Temat e fundit