Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-01-2021, 19:42:50 »

Nje tjete imazh nga Saturni.
 
Postuar nga: M A X
« ne: 04-11-2020, 09:16:36 »

Fotografi nga planeti Saturn
 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2012, 23:01:50 »

Në hapësirë ekziston një sozi e planetit Saturn. Ajo ndodhet në kostelacionin e Centaurit, 420 vjet drite larg Tokës.

Sozia e planetit është e rrethuar nga një sistem unazash dhe është e para që rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin.

Zbulimi është bërë nga një grup astrofizikantësh të koordinuar nga universiteti amerikan i Rocesterit, që do ta publikojë zbulimin në revistën “Astronomical Journal”. /top channel
 
Postuar nga: M A X
« ne: 10-08-2011, 02:48:35 »

Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij.

 


Pas 14 vjetë hamendësimesh, është zbuluar sekreti i burimit të ujit në shtresën e sipërme të atmosferës së planetit Saturn.
Regjistrimet e fundit të teleskopit kozmik evropian “Herschel” tregojnë se, avulli e ka prejardhjen nga një sërë burimesh në rajonin e polit jugor të Hënës së Saturnit Enceladus. Kjo çdo sekondë çliron rreth 250 kg ujë. Gjatë mbledhjes së Organizatës Evropiane të Astronautikës të mbajtur në Paris u tha se, kjo është hëna e vetme në sistemin diellor, e cila influencon përbërjen kimike të planetit amë.

Avulli formon një unazë përreth Saturnit. Sipas përllogaritjeve të fundit 3-5 % të sasisë së ujit të çliruar nga Enceladus depërtojnë në atmosferën e Saturnit. “Nuk ka asnjë që mund të krahasohet me Tokën”, komenton Paul Hartogh, nga Instituti Max-Planck i Studimeve për Sistemin diellor në Katlenburg-Lindau. Sipas studiuesve, deri më sot avulli nuk mund të studiohej, sepse ai është i padukshëm për syrin e njeriut. Vetëm detektorët e ndjeshëm me rreze infra të kuqe të teleskopit “Herschel” mundën ta nuhasin atë.

“Herschel” konsiderohet si teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ky instrument i teknologjisë së lartë, që mban emrin e astronautit Friedrich Wilhelm Herschel (1738-1822), u nis në vitin 2009 dhe do të mbledhë të dhëna deri në vitin 2013. /DW/
Postuar nga: Berni
« ne: 03-07-2011, 10:23:03 »

Sipas një teorie, materiali në unazat e Saturnit është mbetje nga koha kur formoheshin planetët gjigantë, materiali përpiqej të bashkohej dhe të krijonte një hënë, por rëndesa e Saturnit e shtynte tej. Një ide tjetër është se ky material vjen nga një hënë, që iu afrua shumë planetit dhe u shkërmoq.
 


Unazat e Saturnit

Saturni ka shtatë unaza kryesore dhe qindra unaza të tjera të vogla. Ato janë të përbëra nga pjesëzash dhe grimcash akulli të ndotur. Copëzat shkojnë nga rreth 1 centimetër deri në 5 metra. Çdo pjesë e materialit të unazës ndjek orbitën e vet rreth Saturnit. Unazat identifikohen nga shkronja, sipas kohës kur janë zbuluar. Gjerësia e unazave është rreth 100 metra dhe ato ngjajnë si fije letre, krahasuar me planetin.

Nuk ka formë sferike

Saturni mund të duket si një top i stërmadh, por në të vërtetë nuk ka formë sferike. Ai është më i gjerë në ekuator sesa në pole. Saturni rrotullohet rreth boshtit çdo 10.7 orë, ndërkohë materialet e tij fluturojnë drejt ekuatorit i cili fryhet dhe zmadhohet prej tyre (për këtë arsye, Saturni ka ekuatorin më të madh krahasuar me planetët e tjerë).

Saturni i stuhishëm

- Saturni duket i qetë, por atmosfera e tij e epërme është plot me stuhi dhe erëra të furishme, që fryjnë me shpejtësi rreth 1930 kilometra në orë.

- Pamja e tij e qetë krijohet nga një shtresë e hollë mjegulle dhe resh që rrethojnë planetin.

- Një zonë në hemisferën jugore të Saturnit goditet vazhdimisht nga furtunat, prandaj quhet Rruga e Stuhive.

- Një stuhi e fuqishme brenda atmosferës së Saturnit është quajtur Stuhia e Dragoit, sepse përvijimi i saj i ngjan një dragoi.
Postuar nga: drijo
« ne: 30-11-2008, 23:01:05 »

bravo je me i miri
Postuar nga: drianije
« ne: 26-05-2008, 18:56:42 »

unaza e Saturnite ben kete planet te veçante.Perbehet nga copa hekuri dhe guri qe kane madhesi prej 10 metrave deri ne pak milimetra.Unaza eshte e gjere 272.000km dhe rreth 30m e trashe.Peisazhet ne siperfaqen e Saturnit jane krijuar nga stuhite e fuqishme,qe e mbeshtjellin gjigantin, si dhe rotacioni i tij i shpejte.Titani,nje nga satelitet e tij qe eshte me i madh se merkuri, eshte i vetmi satelit qe ka atmosfere.