×

Shi meteorësh

Shi meteorësh

· 1 · 705

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-10-2011, 14:21:08
Evropa pret sot një shi të pazakontë meteorësh

Një shi i pazakontë yjesh që bien do të bjerë sot në mbrëmje në Evropë dhe në Azinë Qendrore, një ngjarje e rrallë që ndodh një herë në rreth 40 vjet, njoftoi Observatori i Parisit.
Nga 60 deri 600 yje që bien në orë, një në 10 minuta, mund të vërehen nga astronomët.
Janë parashikuar dy momente piku: në 17:09 GMT dhe 19:57 GMT, sipas llogaritjeve të Institutit të mekanikës qiellore, Observatori i Parisit.
Në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, i pari rrezikon të zhytet në dritën e muzgut. Përkundrazi, i dyti pritet të jetë mjaft i dukshëm, pa re, pavarësisht një Hëne të shndritshme. Shiu i furishëm i yjeve që bien pritet të zgjasë deri rreth orës 21:00 GMT.
Sot në orët e para të mbrëmjes, Toka pritet të futet në një re mbetjesh të hedhura nga kometa 21P/Gicobini-Zinner, e zbuluar në 1900.
"Miliona grimca pluhuri do të hyjnë në atmosferë me një shpejtësi 80 000 kilometra në orë dhe do t'u bëjnë të mundur të apasionuarve të numërojnë deri në 600 meteorë në orë", një ngjarje që ndodh një herë në rreth 40 vjet", shpjegon Observatori i Parisit.
Duke u përplasur me ajrin, këto grimca pluhuri nxehen dhe më tej bëhen të lehta: ky është fenomeni i yjeve që bien, shigjeta zjarri inkandeshente, që mund të vështrohen me sy të lirë.
Më pak të njohur se Perseidet që ndodhin çdo vit në gusht, Drakonidet që do të jenë të dukshme sot variojnë ndjeshëm në intensitet sipas viteve. Gjithçka varet nëse Toka kalon në renë e pluhurit të lënë nga kometa ose në anë të saj, shpjegon astronomi François Colas.
Në 1933 dhe 1946, kanë ndodhur disa "shira Drakonidesh historike" me "më tepër se 10 000 meteorë në orë".
Me rastin e shiut të ri që pritet sot, një avion i pajisur me rreth 10 kamera pritet të fluturojë për tetë orë në retë mbi veriun e Norvegjisë, në kuadrin e një misioni evropian, shton Observatori i Parisit, organizatori i iniciativës.

(d.b/AFP/BalkanWeb)