×

Shkencëtarët: Mundësia për jetë në Mars 99%

Shkencëtarët: Mundësia për jetë në Mars 99%

· 1 · 391

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 17-04-2012, 12:23:09
SHBA- Në korrikun e vitit 1976 një sondë e lëshuar në Mars nuk pati arritur të sjellë ekzemplarët të cilët do të konfirmonin ekzistencën e jetës, mirëpo, tri dekada më vonë, shkencëtarët mendojnë se ai eksperiment nuk pati dhënë rezultatet e vërteta.

Viking 1 nuk pati arritur të gjejë dëshmi për ekzistencën e jetës, më saktë të mikrobeve të huaja në ekzemplarët e tokës së marrë.

Analiza matematikore e ekzemplarëve solli përfundimin se në ekzemplarë deri diku janë ndryshuar vlerësimet fillestare – dhe se ata në të vërtetë përmbajnë shenja të fuqishme të jetës.
“Analizat e fundit sugjerojnë për ekzistencën e jetës në Mars dhe ato përkrahin faktin se Viking 1 në të vërtetë ka gjetur mikrobe në Mars”, tha një nga shkencëtarët nga instituti Kek.

Shkencëtarët që kanë kryer eksperimentin janë të ndarë rreth përfundimeve të cilat mund të nxjerrin këto rezultate. “Zbulimi i materieve organike nuk është dëshmi e jetesës,  kjo është vetëm dëshmi e ekzistencës së materieve organike”, tha Christofer McKey nga qendra e hulumtimeve Ames e NASAs.

“Dëshmi ultimative do të ishte incizimi i baktereve të panjohura . Duhet dërguar një mikroskop me të cilin do të shikonim nëse këto baktere lëvizin. Në bazë atë asaj çfarë kemi zbuluar deri tani, 99 për qind jemi të sigurt se ka jetë në Mars”, mendon Josef Miller nga shkolla e medicinës Kek.

Shkencëtarët shpresojnë se misioni i radhës i dërguar në Mars do të arrij të marr 100 për qind përgjigje të saktë në përgjigjen nëse ka jetë në atë planet.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)