Shkencetaret te shqetesuar per shkrirjen e akullit mbi Arktik ! - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkencetaret te shqetesuar per shkrirjen e akullit mbi Arktik !

Shkencetaret te shqetesuar per shkrirjen e akullit mbi Arktik !

· 6 · 1777

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-12-2006, 15:41:03


Një ekip shkencëtarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja ka gjetur fakte të reja shqetësuese lidhur me shkrirjen e shpejtë të akullit në Arktik.

Faktet e prezantuara në mbledhjen e unionit Unionit Amerikan për Gjeofizikën në San Francisco, sugjeruan se sipërfaqja e akullit që qëndron e ngrirë gjatë të gjithë vitit, mund të zhduket deri në 2040.

Zvogëlimi i akullit të Arktikut në vitet e fundit është shoqëruar me paralajmërimet se ai shpejt do të arrijë një pikë pa kthim.

Dy informacionet e reja të prezantuara gjatë takimit i bëjnë shkencëtarët më të sigurt se moementi kulmor për akullin e Arktikut është shumë i qartë në horizont.

Në muajin nëntor të këtij viti, Arktiku kishte 2 milion kilometra katror akull më pak se ç'duhet të kishte mesatarish dhe modeli i ri i asaj që mund të ngjasë me oqeanin në dekadat e ardhshme është se oqeani mund të jetë pa akull deri në vitin 2040.

Disa shkencëtarë besojnë se kjo mund të ndodhë më shpejt.

Problemet e Arktikut janë theksuar nga ai që njihet si mekanizimi kundërpërgjegjës.

Kjo do të thotë se ndërsa temperatura në rritje shkrin më shumë akull, atëherë më shumë rreze dielli përpihen nga sipërfaqja me ujë, dhe ujrat e ngrohta shkrijnë më tepër akull.

A.P

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-12-2007, 20:57:35
qfar do ndodh ne rast te shkrirjes se akullit?

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 21-12-2007, 21:00:11
Ç'do ndodh ne ras te shkrirjes se akullit?

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 21-12-2007, 21:01:38
Ç'do ndodh ne rast te shkrirjes se akullit?

  • Postime: 1632
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 21-12-2007, 22:30:38
Ja tuki qfar do te thot me shkrirjen e akullit.

Me shkrirjen e akullit rritet niveli i ujit ne oqean,dhe si problem i rritjes se nivelit te deteve shtohet rreziku i shteteve qe kan nivelin e ult te te tokes baraz ujit,psh Belgjika ka 2 METRA NIVELIN E DETIT,prandaj kjo dmthan shum se rreziku per shkatrrimin e shum qyteteve dhe shteteve qe kan nivelin e ulet te tokes,apo qe skan kodra rreth detit.

Kam pa filmin e Algorit ishte me te vertet nje e ide syqelur qe ai te bej te gjith njerzit te luftojn kundra ujit e jo ,kundra interesave shtetrore se tokes po i kanoset rreziku nga uji e jo nga njerzit..;zoti esht i madh dhe ai e din ket pun.

Mbaj mend ne skol Profesori i fizikes Mehmet bytyqi Fizikant dhe  astronom i rradh nder Shqiptar na pat then,se me rritjen e temperaturav shkrihet akulli dhe njerzit shduken,kjo do te ndodh mbranda 30 vjetesh.

#5 ne: 27-12-2007, 23:14:04
Niveli i akullit ne Artik bo bie nga dita ne dite,ndersa niveli i detit po rritet!E gjith kjo po ndodh nga pakujdesia e njerezve,ne po hedhim mbeturinat dhe keshtu  po hapen vrima ne ozon ,gje qe do te thote se rrezet e diellit do te depertojne lehte dhe do te kete nxehtesi te madhe.Sipas llogarijeve te shkencetareve Toka do te zhduket edhe 5 miliard vjet!!!Por kjo nuk eshte e sigurt ngaqe nje asteroid po rrezikon planetin tone (Token).  

Temat e fundit