×

Shpellë në Hënë 100 metra e thellë

Shpellë në Hënë 100 metra e thellë

· 1 · 420

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-10-2011, 19:39:56
NASA incizoi një shpellë të madhe në Hënë të thellë 100 metra

Sateliti LRO i NASA-s i cili është në orbitë rreth Hënës ka spikatur një vrimë të madhe, e shkencëtarët vlerësojnë se ajo është e thellë mbi njëqind metra.
LRO nuk është sateliti i parë i cili ka zbuluar vrima të këtilla, por shkencëtarët e NASA-s po hulumtojnë nëse kjo vrimë është e përshtatshme për ndërtimin e bazës eventuale në Hënë. Është shumë me rëndësi të hulumtohet nëse kjo vrimë, respektivisht shpellë, ofron mbrojtje të mjaftueshme nga rrezatimi kozmik dhe meteorët.

“Nëse konstatohet se Hëna ka një numër të caktuar të shpellave të cilat ofron mbrojtje të pjesshme nga rrezatimi dhe meteorët, ndoshta mund të ndodhë të shndërrohet në një destinacion shumë më interesant se që dukej më herët”, tha kozmonauti veteran rus Sergej Krikalev, i cili ka shërbyer në dy ekuipazhe të ndryshme kozmike si de ka fluturuar me space shuttle-in e pushuar.

Në fotografinë që shihet duket shpella të cilën e ka incizuar LRO në sipërfaqen e Hënës të njohur si “Deti i qetë” (Sea of Tranquility). LRO përveç kësaj shpelle incizoi edhe disa të tjera më të vogla, e shkencëtarët po i studiojnë këto fotografi për të vërtetuar nëse ekziston ndonjë sistem nëntokësorë i lëvizjes së lavës, nëpër të cilin dikur ndoshta lëvizte lava nën sipërfaqen e Hënës.

“Ky zbulim i ri se Hëna ndoshta është e përshkruar nga kanalet mund të jetë vendimtar në qasjen e ardhshme ndaj ndërtimit të bazës. Do të mjaftonte të përdorej një modul që fryhet me kore të jashtme të qëndrueshme”, theksoi Krikalev. /Telegrafi/