×

Stuhite diellore

Stuhite diellore

· 5 · 790

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-10-2011, 12:05:17
Stuhia diellore dhuron spektakël në planetin Mars

Një stuhi diellore është drejtuar drejt planetit Mars, duke dhuruar një spektakël ngjyrash rreth planetit të kuq.
Shpërthimi diellor i ka dhënë jetë një aurore spektakolare plot shkëlqim planetit Mars.

Imazhet e marra nga korona diellore, nëpërmjet NASA-s, të cilat dhurojnë një pamje të magjishme japin përshtypjen se shpërthim i masës korale (CME) ka ndodhur si shkak i grimcave të lëshuara nga shpëthimi i fuqishëm që ka ndodhur në sipërfaqe të Diellit.

Efektet e shpërthimit do e mbërthejnë Planetin e kuq 48 orë, duke i dhuruar atij një shkëlqim mrekullues dhe pamje fantastike.
(e.m/BalkanWeb)

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 28-12-2011, 19:14:27
Stuhia diellore do të shkaktojë “çudira” në Tokë

Një stuhi jashtëzakonisht e fortë diellore mund të krijojë fenomene të çuditshme në Tokë në ditët e fundit të vitit, lajmëroi Agjensia Hapësinore Europiane.

Thërmija të emetuara në hapësirë janë duke udhëtuar drejt planetit tonë, ku pritet të formojnë në zona të ndryshme të globit aureola mahnitëse.

Nga ana tjetër, një fluks i tillë elementësh të ardhur nga Dielli mund të shkaktojnë një çorientim të sistemit magnetik, duke bllokuar funksionimin e radiove dhe sistemit të orientimit gjeografik nga satelitët për disa ditë me rradhë.

Stuhia është pjesë e një cikli shpërthimesh të rralla të Diellit, një cikël i zakonshëm çdo 11 vjet, por që në këtë dekatë ka arritur kulmin e tij të njohur. /top channel

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 22-01-2012, 22:54:21
Ashtu sic kishte paralajmëruar NASA gjashtë vite më parë, 2012-ta parashikohet një vit tejet aktiv për Diellin.

Në fakt, agjencia amerikane e hapësirës, ka kapur shpërthime të fuqishme në sipërfaqen e yllit të sistemit tonë. Shpërthimi, i quajtur “shpërthimi 1401” zgjati rreth 1 orë. Po ashtu një tjetër aktivitet u regjistrua po ditën e enjte, për pasojë një “re diellore” e klasit M3, e konsideruar si një stuhi gjeomagnetike tepër e fortë që sjell çrregullime në telekomunikim, u clirua në hapësirë, drejt Tokës e Venusit.

Në gjuhën e astronomisë, A, B, C, M dhe X janë shkallët e vlerësimit të një stuhie diellore, A konsiderohet më e dobeta dhe X më e fuqishmja sipas densitetit, e ndjekur nga një numër nga 1 deri në 9, gjithmonë nga më e dobeta drejt më të fuqishmes. (2 sa dyfish i 1, 3 sa trefishi i 1…).

“Stuhia elektromagnetike” pritet të mbërrijë në Tokë gjatë fundjavës, dhe më shumë probleme, sipas NASA-s, do të hasin satelitët, komunikimet satelitore, ato elektronike e elektrike. /top channel

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#4 ne: 24-01-2012, 12:48:26
...Kjo 2012 s'duket aspak premtuese.. ^o)