Të mërkurën, 15 qershor 2011, eklips total i hënës - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të mërkurën, 15 qershor 2011, eklips total i hënës

Të mërkurën, 15 qershor 2011, eklips total i hënës

· 2 · 824

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-06-2011, 17:04:19
Eklipsi i plotë i hënës do të ndodhë të mërkurën më 15 qershor dhe do të jetë më i gjati në 11 vitet e fundit.
Hija e tokës do të mbulojë komplet satelitin tonë për 1 orë e 40 minuta; fenomeni natyror nuk ndodh kaq gjatë që prej vitit 2000.

Sipas astronomëve të Observatorit të Schiapparelli-t në Vareze të Italisë, eklipsi i plotë do të jetë në orën 21:30.Ndërkohë më 1 korrik pritet që të ndodhë edhe një eklips i pjesshëm diellor, që mund të shihet vetëm në Antarktidë. /top channel

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-06-2011, 00:14:00
Në Europë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Australi ka nisur të shihet eklipsi i Hënës.
Edhe në Tiranë, fenomeni është shfaqur rreth orës 21:30 të së mërkurës.

Ekspertët thonë se është eklipsi i parë i plotë i këtij viti dhe më i gjati në këto 11 vitet e fundit. Ky lloj eklipsi ndodh kur hija e Tokës së ndricuar i bie hënës, e cila merr një ngjyrë të kuqe të fortë.

Një ekspert i NASA tha se tonaliteti i së kuqes varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si ato që vijnë nga ndotja apo ato të liruara nga fenomenet vullkanike.

Fenomeni natyror nisi në oren 19:24 minuta dhe do të përfundojë në orën  01:00 të mëngjesit të ditës së enjte.

Vëzhguesit në shumë vende të  Europës nuk munden të shohin pjesën e parë të eklipsit sepse ndodhi pak para shfaqjes së hënës. /Top Channel

Eklipsi i Hënës parë nga Tirana (pamjet pa koment)

Temat e fundit