×

Titani - Hena e Saturnit

Titani - Hena e Saturnit

· 2 · 413

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-03-2012, 10:07:06
Në hënën e Saturnit Titan ekzistojnë vende ku shiu bie një herë në çdo një mijë vite, është konkluzion ky i një hulumtimi të fundit astronomik.

Toka dhe Titani janë botët e vetme në sistemin Diellorë, ku lëngjet bien nga lart në sipërfaqen e fortë edhe pse në Titan bie metan, e jo ujë. Përllogaritja bazohet në gjetjet e sondave Cassini dhe Huygens rreth furtunave me shi të cilat ndodhën më 2004 dhe 2010.

Dr. Ralph Lorenz paraqiti detajet për punën e tij në Konferencën mbi njohuritë për hënat dhe planetet (LPSC) në Teksas, raportoi të enjten BBC. Titani të befason me faktin se si është “i njëjtë, por i ndryshëm” nga Toka. Erërat dhe shiu kanë formuar sipërfaqen, duke krijuar kanalet e lumenjve, liqenet, bjeshkët dhe brigjet.

Por, atje hidrokarburet e lëngëta zënë vendin e ujit. Në Titan, temperatura e sipërfaqes ka vlerën mesatare prej -179 C.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)