Toka po ndryshon polet brenda pak vitesh - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Toka po ndryshon polet brenda pak vitesh

Toka po ndryshon polet brenda pak vitesh

· 1 · 906

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-09-2010, 15:40:36
Zhvendosja e poleve disa herë ngatërrohet me ndryshimin e poleve, kur polet magnetike ndryshojnë vend, pra që veriu bëhet jug dhe anasjellas.
Një zonë e vogël në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vërteton se fusha magnetike e Tokës po ndryshon pole. Mineralet magnetike u krijuan në këtë zonë gurore 15 milionë vjeçare në një moment kur poli verior magnetik po ndryshonte me shpejtësi, duke u bërë poli jugor dhe anasjellas. Këto “ndryshime të fushave gjeomagnetike” ndodhin çdo 200 mijë vjet, duke u dashur afërsisht 4 mijë vjet për ndryshimin përfundimtar. Por gurët e Nevadës po tregojnë se ndryshimi aktual po ndodh shumë shpejt.



Kushdo që ka me vete një kompas, mund të bëjë matjet e tij, duke parë se poli verior ndryshoi me një gradë vetëm gjatë javës së kaluar, një çast jashtëzakonisht i vogël për kohën gjeologjike. Ky është vetëm rasti i dytë ku është parë një ndryshim i tillë gjeomagnetik. I pari u përshkrua në vitin 1995 në gurët e Maleve Stins, në Oregon po në SHBA, po nuk u pranua nga komuniteti shkencor. Një shembull i dytë që përforcon këtë teori tregon se ky ndryshim po ndodh shumë shpejt, brenda pak viteve ose një shekulli në vend të mijëvjeçarëve. Zhvendosja e poleve disa herë ngatërrohet me ndryshimin e poleve, kur polet magnetike ndryshojnë vend, pra që veriu bëhet jug dhe anasjellas. Duke studiuar magnetizmin e gurëve antikë, shkencëtarët kanë mësuar se ndryshimi i poleve ka ndodhur në intervale jo të rregullta, përgjatë historisë së Tokës, mesatarisht një herë në 300 mijë vjet. Hera e fundit që ka ndodhur ishte përafërsisht 780 mijë vjet më parë. Sipas profesorit të Universitetit të Kalifornisë, Geri Glaxmajer, i cili ka modeluar këtë fenomen me një superkompjuter, ndryshimi i poleve vjen si pasojë e lëvizjes së hekurit të shkrirë në pjesën e jashtme të kores së Tokës, çka mund të ndryshojë fushën magnetike të Tokës. Ndryshimi i poleve ndodh përgjatë mijëra viteve, periudhë në të cilën polet magnetike mund të shfaqen në vende të çuditshme; për shembull, poli i veriut mund që në mënyrë të papritur të shfaqet në ishullin Tahiti në Paqësor. Kohët e fundit, disa studiues kanë sugjeruar se një luhatje e fushës magnetike në një zonë të quajtur si Anomalia e Atlantikut të Jugut mund të jetë një shenjë e një ndryshimi të poleve në të ardhmen, çka në mënyrë jo të çuditshme mund të ndodhë edhe në vitin 2012, një përforcim për besimtarët e apokalipsit, megjithëse shkencëtarët thonë se kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Nëse ndryshimi i poleve do të ndodhte, sipas gjeofizikanit të Universitetit të Stanfordit, Norm Sllip, ajo mund të shkaktonte fenomene të çuditshme. Aurorat mund të ishin të dukshme në ekuator në vend të poleve, kompaset nuk do të ishin më të besueshme dhe transmetimet radiofonike mund të pësonin efekte të pandreqshme. Rrezet qiellore mund të depërtojnë në atmosferën e Tokës me më shumë lehtësi, por në çdo rast jeta njerëzore do të vijonte punën e vet. Nga ana tjetër, një zhvendosje fizike poli do të shoqërohej me një peshë shumë herë më të lartë të pasojave në koren e Tokës, por edhe pranë sipërfaqes, si për shembull formimi i një vullkani gjigant shumë larg ekuatorit. Në teori, forca rrotulluese e Tokës do të tërhiqte objekte shumë të mëdha të brendshme larg aksit rreth të cilit planeti ynë rrotullohet. Nëse kjo peshë do të ishte mjaftueshëm e pabalancuar, Toka do të vijonte të rrotullohej në mënyrë të paparashikueshme derisa kjo peshë të rishpërndahej në afërsi të ekuatorit. Në këtë proces, kontinentet mund të ndryshonin vend nga zona tropikale në Arktik, në një shpejtësi shumë herë më të madhe të lëvizjes të kontinenteve, si pasojë e përplasjes së pllakave tektonike. Gazeta Standard

Temat e fundit