×
Hyrja
Profili

Wormholes - "Vrimat e krimbit" - STARGATE!

Wormholes - "Vrimat e krimbit" - STARGATE!

· 10 · 3464

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-04-2004, 11:17:44


Me siguri keni lexuar, apo degjuar te flitet per wormholes, per ekzitencen teorike te ketyre "vrimave te krimbit" ne hapesire, qe bejne te mundur lidhjen e dy pjeseve te ndryshme te universit. Ne fiziken teorike keto duhet te ekzistojne me siguri, por prova te sakta dhe bindese shkencore ende nuk ka, e nuk dihet ne do te kete ndonjehere. Ne teori keto vrima jane si tunele. Pervec hapesires se rregullt dhe normale ekziston dhe Hiperhapersira; pikerisht ne hiperhapesire kalojne keto vrima. Nese do te zbulohej ne te vertete ekzistenca e ketyre tuneleve dhe nese do te ishin te arritshem, atehere do te zgjidhej problemi i udhetimeve te gjata dhe te largeta neper galaktiken tone, apo ne tere universin. Teorikisht me ane te hiperhapesires ( qe une ne te vertete akoma nuk arrij ta kap se si mund te ekzistoje) mund te arrihen skaje te universit brenda nje kohe shume te shkurter, ne nje kohe qe duke kaluar neper hapesiren normale mund te duhen mijera, apo miliona vite drite.

Skema e meposhtme tregon se si duhet te funksionoje nje wormhole ne teori:

   

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 27-04-2004, 11:18:08
Te flitet per wormhole dhe te perdoren gjithashtu, kemi pare ne shume filma sci fi duke filluar qe nga Star Trek, ku EnetrPrice kalon shpesh neper te tilla vrima per te kaluar nga njeri kuadrant i universit ne tjetrin. Filmi ku perdoren me shume keto wormholes, eshte ai me titull Stargate si dhe seriali qe e pason Stargate SG1. Ne kete film tregohet se si nje qyteterim shume i lashte ne univers ka ndertuar porta te vogla qe perdorin parimin e kalimit neper Hiperhapesire per te bere udhetime te castit ne planete te ndryshme te universit, te cilet ndodhen miliona vite larg njeri tjetrit.

  • Postime: 332
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-07-2005, 00:05:34
eshte nje pike ne mes te vrimes se zeze, ku masa eshte e ngjeshur pafundesisht. ne praktike, sa po ti afrohesh vrimes se zeze, shume shume me larg horizontit te ngjarjes (vijes imagjinare ku koha ka ngecur dhe gjendja e mases dhe vete masa s'ka me vlere, vetem entropia e mases), ti do te shqyhesh ne dysh. ne teori, nje astronaut mund te futet ne vrimen e zeze, ta kaloje horizontin e ngjarjes pa e kuptuar dhe te synoje drejt qendres. nga parashikimet (te bazuara mbi nje sere teorish dhe ligjesh natyrore, si parimi i perjashtimit, parimi i papercaktueshmerise, ligji i dyte i termodinamikes, etj etj), ne mesin e vrimes se zeze ka nje singularitet (nje pike te paparashikueshme dhe te paimagjinueshme nga rregullat e botes sone). ne teorine e superkordave, keto singularitete mund te evitohen, domethene ekzistenca e tyre mund te mohohet, dhe perseri ne teori (nese do te mund te evitonim gravitetin perpara horizontit te ngjarjes), duke u ndeshur me horizontin, dhe duke dale nga nje ane tjeter e tij (domethene nga nje pike tjeter ne kohe), ne do te mund te shkonim ne c'do periudhe kohe qe ka ndodhur perpara castit qe po jetojme!
megjithese problemet e realizimit te kesaj jane te pafundme, perseri ne teori kjo gje eshte e mundur.

si eshte e mundur?
gjithmone behet fjale nese do te mund te evitonim fenomenet fizike, si graviteti i paimagjinueshem, etj, qe do te na vrisnin...
nje yll, pasi kalon nje kufi kritik mase ne raport me vellimin, krijon nje fushe gravitacionale aq te forte sa kolapson ne vetvete. ne kete moment, ylli kthehet ne nje gjendje tjeter, qe quhet xhuxh i bardhe me mase mijera here me te madhe sec e kishte, dhe me vellim qindra here me te vogel. si kjo gjendje, ka edhe disa te tjera (yll neutronik dhe quasar). duke zvogeluar vellimin vazhdimisht, forca gravitacionale arrin ne ate pike sa nuk lejon me driten te largohet, dhe asnje lloj tjeter energjie (drita fillon te perkulet ne vetvete qe kur ylli eshte quasar). ne nje pike, forca gravitacionale arrin ate pike sa perkul edhe kohen ne nje trajektore te mbyllur, pasi ka perkulur te tre dimensionet, si dhe cdo lloj vale dhe grimce tjeter, ne nje trajektore te mbyllur qe quhet horizonti i ngjarjes.

e bukura e gjithe kesaj, eshte qe asgje nuk humbet ne kete rast. cdo lloj mase qe e kalon kete horizont, vetem sa shton siperfaqen e horizontit (duke u bazuar ne ligjin e dyte te termodinamikes). e njejta gje ndodh edhe me kohen. pra krijohet nje lloj sfere, ne te cilen koha ka mbetur ne momente te ndryshme, ne varesi te vendndodhjes ne siperfaqe (ketu eshte e veshtire te shpjegohet pa pasur parasysh dimensionet hapesinore te hiperhapesires, pasi tre dimensionet tona jane pjese e horizontit tashme ;)). pra nese do te mundnim te leviznim ne hiperhapesire, pra ne disa dimensione te paperceptueshme nga ne, do te mundeshim edhe te dilnim ne nje kohe tjeter, me kusht qe koha qe do te dalim te jete ne te shkuaren, pasi e ardhmja nuk mund te ngece ne horizontin e ngjarjes.
(kjo mesiper ishte udhetimi teorik me i mundshem permes kohes)

cfare eshte hiperhapesira dhe wormholes?
hiperhapesira eshte permbledhja e te gjithe dimensioneve qe mund te ekzistojne. grimcat elementare, si dhe kordat (ose grimcat virtuale) ekzistojne ne disa dimensione te tjera nga dimensionet tona hapesinore. si keto dimensione, mendohet qe ekzistojne edhe ne universe paralele, etj etj. dhe keto universe lidhen me tonin permes wormholes. keto vrima mendohet se duhet te ekzistojne edhe permes universit tone.
por qe keto vrima te ekzistojne, ne ato pika ku ato mund te jene, materia duhet te kete densitet negativ. dhe meqe kjo sot per sot eshte e pamundur te vertetohet, wormholes qendrojne akoma ne kufirin e fantashkences, dhe udhetimi permes hapesire-kohes dhe permes dimensioneve paralele eshte ende nje histori e bukur filmi ose libri...


Referenca:
Nje histori e shkurter e kohes - Stephen Hawking
si dhe disa artikuj fizike, qe fatekeqesisht nuk i mbaj mend kush i ka shkruar ose nuk kane pasur emrin e autorit.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 15-09-2005, 16:54:42
Në trillimet shkencore, krimbvrimat (wormholes) quhen ndonjëherë ylldyer (stargate); ato ofrojnë një shkurtim rruge midis dy pikave të hapësirës shumë larg njëra-tjetrës. Kerce përmes një krimbvrime hipotetike, dhe mund të dalësh pas disa minutash në anën tjetër të galaksisë. Natyrisht që krimbvrimat pajtohen me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, ku gravitacioni shtrembëron jo vetëm kohën por edhe hapësirën. Kjo teori lejon atë që i ngjan rrugëve të tjera të mundshme apo itinerare tuneli që lidhin dy pika të hapësirës. Ashtu si një tunel që kalon nën një kodër mund të jetë më i shkurtër se rruga mbi sipërfaqen e saj, një krimbvrimë mund të jetë më e shkurtër se rrugëtimi i zakonshëm përmes hapësirës së zakonshme.

Ju cfare mendoni per kete?


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 15-09-2005, 18:26:46 nga erlehta »

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 15-09-2005, 18:26:15
"Porta e yjeve"

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1587
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-09-2005, 19:07:19
Besohet se mund te egzistoje nje tjeter lloj strukture e tunelizuar ne Univers e cila mund te perdoret si porte per te udhetuar ne kohe.Wormholes,dryshe te quajtura Einstein Rosen Bridges jane konsideruar te kene potencialin me te madh per udhetim ne kohe,nese ato me te vertete egzistojne.Jo vetem qe mund te na lejojne te udhetojme ne kohe,por mund te na krijojne mundesine per te udhetuar shum vite drite larg tokes,ne te njejten sasi kohe qe mund te na duhet neve per te udhetuar me mjete nga nje qytet ne nje tjeter.



Wormholes jane konsideruar te mundeshme ne baze te teorise se Ainshtajnit mbi relativitetin,qe thote c'do mase lakon kohen e hapesires rreth vetes.Per ta kuptuar me mire imagjino dy persona duke mbajtur nje qarqaf te tendosur nga te dyja anet.Nese dikush do vendose ne mes te qarqafit nje top besbolli,ky top do krijoje lakimin e qarqafit.Ne pastaj do vendosesh nje top tjeter diku ne cep te qarqafit,topi do ece ne drejtim te topit te tjeter te basbollit neper lakimin e krijuar ne qarqaf.

Ne kete shembull hapesira eshte kufizuar nga dy dimencione,dhe jo kater dimensione qe ne fakt perbejne Universin.Imagjino kete qarqaf te lakuar ne dysh duke krijuar nje pjese te siperme,nje te poshtme dhe duke lene hapesire ne mes!Nese do vedosesh nje top basebolli ne pjesen e siperme te qarqafit dhe nje tjeter ne pjesen e poshtme qe korrespondon me piken e siperme,atehere ky topi i dyte do takoje te parin.Dicka e njejete ndodh me wormholes.

Ne hapesire,masat te cilat ushtrojne presion ne pjese te ndryshme te Universit mund te korrespondojne sebashku duke formua tunel.Ky tunel quhet wormhole.Sa gje fantastike do ishe ! Te udhetosh nga toka ne nje tjeter galaksi dhe te kthehesh perseri ne nje kohe te shkurter sa kushton nje kafe per tu pregaditur,lol.

Ne kete skicen me poshte eshte nje illustrim se si mund te udhetosh ne Sirius,nje yll qe eshte vene re ne Canis,konstilacion i madh poshte Orion.Sirius eshte rreth 9 vite drite larg nga toka(90 trilion kilometra ) Sigurisht qe distanca eshte teper e larget per udhetuesit qe udhetojne neper hapesire qe te udhetojne e kthehen perseri per te na treguar mbi Sirius.Distanca me e larget qe njeriu mund te kete udhetuar eshte Hena e cila eshte vetem 400.000 km larg nga Toka.Pra sikur te gjenim wormhole qe te na lidhte me Sirius ne do shkurtonim kohen ne menyre te egzagjeruar duke u shmangur triliona kilometrave qe do na hanin per te udhetuar ne hapesire.



C'lidhje ka kjo me udhetimin ne kohe?

Ashtu siq thame me siper ne baze te teorise se relativitetit,kur shpejtesia e nje objekti i afrohet shpejtesise se drites,koha ngadaleson.Shkencar et kane arritur te zbulojne se edhe me udhetimin e Shutles se NASO's astronautet udhetojne disa nanosekonda ne te ardhmen..Per ta kuptuar kete imagjino dy persona...personi A dhe personi B.Personi A qendron ne Toke dhe personi B niset me Shutle.Para nisjes oret e tyre jane te sinkronizuara ne menyre te rregullt.Sa me shume personi B i afrohet shpejtesise se drites aq me ngadale rrjedh koha per te (ndryshe nga personi A) Nese personi B udheton me 50% te shpejtesise se drites do duket qe ne kthim personi A do jete me i moshuar se personi B.Arsyja eshte se koha ka rrjedhur shume me shpejt per personin A sesa per personin B qe ka udhetuar me shpejtesi te afert me ate te drites.Shume vite mund te kene
kaluar per personin A nderkohe qe personi B mund te kete kaluar vetem disa ore.

Nese wormholes egzistojne dhe zbulohen nga njeriu,atehere mund te na krijojne mundesine per te udhetuar ne te kaluaren si dhe ne te ardhmen.Ja si mund te behet..!Le ta supozojme se porta e wormholes eshte e kalueshme!Personi B qe ne shembullin e mesiperm udheton me 50% te shpejtesise se drites ne hapesire vetem per disa ore mund te marre nje porte ne hapesire,nderkohe qe porta tjeter e wormholes do jete tek personi A ne toke.Te dy keta persona mund te vazhdojne ta shikojne njeri tjetrin gjate kohes qe personi B udheton ne
hapesire (per te gjithe ju qe e keni pare filmin Donnie Darko e keni shume me te lehte ta kuptoni) Kur personi B kthehet ne doke disa ore me vone,shume vite mund te kene kaluar per personin A.Tani nese personi A do hedhe nje sy ne wormhole,do shikoje veten e tij ne nje moshe me te re,ne moshen kur personi B eshte larguar neper ate wormhole.E bukura e ketij fenomeni eshte se personi A mundte hyje ne wormhole dhe te udhetoje neper te kaluaren e tij,nderkohe qe personi B mund te hyje dhe te udhetoje ne te ardhmen.

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-09-2005, 05:17:57
Shume info te vlefshme dhe interesante :) Bravo!

  • Postime: 2

#7 ne: 09-11-2006, 21:36:22
Unë kam një pyetje nëse dikush mund të përgjigjet:

"Nëse këto vrima do të ekzistonin me të vërtetë,
dhe të zgjasnim një litar prej Siriusit deri në
Tokë, sa do të ishte litari i gjatë: Sa distanca
konvencionale apo do të del më e shkurtër?"

përshëndetje
Presheva

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 10-11-2006, 23:40:21
Normalisht qe distanca duhet te jete teper me e shkurter, aq e shkurter sa qe ajo distance pershkohet ne nje kohe te vogel.

  • Postime: 2

#9 ne: 11-11-2006, 07:02:54
Atëherë si është e mundur që dy objekte të kenë dy distanca:
1.distanca konvencionale dhe 2. distanca nëpër Vrimë  krimbit:
Kjo gjë nuk përputhet me realitetin!

Temat e fundit