Zbulohet jetë në hapësirë - Astronomi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet jetë në hapësirë

Zbulohet jetë në hapësirë

· 1 · 539

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-12-2010, 14:48:49
Shkencëtarët kanë zbuluar jetë, në mbetjet e një meteoriti të vogël të përplasur në Sudanin e veriut, dhjetëra mijëra vite më parë. Zbulimi befasues u publikua në mëngjesin e sotëm në rrjetin e revistës shkencore “Space”.

Në krater u lokalizuan 19 aminoacide, të cilat nuk mund të kishin përfunduar atje në kushtet e jetës në Tokë. Lajmi hedh poshtë teorinë se jeta nuk ekziston dhe as nuk mund të mbijetojë në boshllëkun e hapësirës.

“Gjetja e këtyre aminoacideve, do të thotë se ka më shumë se një mënyrë për të formuar aminoacide në hapësirë”, deklaroi Daniel Glavin, një shkencëtar i NASA-s. “Në hyrjen në hapësirën e Tokës, temperaturat kanë qenë më të larta se 1 000 gradë, prandaj është shumë e çuditshme se si nuk janë shkatërruar”.

Ristudimi i shumë kratereve të meteorëve në planetin tonë mund të nisë së shpejti, pasi më parë asnjëherë nuk ishin bërë kërkime mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të tillë.

Deri më sot besohej se asnjë mikroorganizëm apo përbërje organike nuk mund t’i rezistonte impaktit me sipërfaqen e Tokës dhe temperaturave tepër të larta në hyrjen në atmosferë.

Aminoacidet janë molekula bazë në ndërtimin e proteinave dhe të domosdoshme për ekzistencën e jetës. Ato gjendet kudo, duke nisur që nga flokët, e deri tek struktura mikroskopike si enzimat. /top channel

Temat e fundit