HD85512b, planeti i ngjashëm me tokën
Astronomët besojnë se kanë gjetur një tjetër planet, jasht sistemit tonë diellor, i cili gjendet në zonën që lejon krijimin e jetës. Por moti aty është pak më ndryshe nga i yni, me temperatura të larata dhe avull kudo.
Astronomët europian bërën të ditur lajmin e zbulimit të hënën, bashkë me 50 planet të tjerë jashtë sistemit tonë diellor, në koferencën në Moran. Lajmi më i vecantë, ishte për planetin që duket se gjendet në zonën e banueshme. Kjo do të thotë se nuk është tepër ngrohtë apo tepër ftohtë, gjë që tregon se mund të gjende ujë në gjendje të lëngshme, cka lejon krijimin e jetës.
Pra këtij zbulimi, vetëm një planet tjetër është zbuluar se gjendet në zonën e banueshme. Ai u zbulua në vitin 2007. Planeti i ri është pothuajse 3.6 herë më i madh se toka. Temperaturat shkojnë nga 30 në 50 gradë, me shumë lagështi në atmosferë.
Fakti i ekzistencës së një klime të tillë nuk do të thotë që është i banueshëm nga ne, por mund të jetë për qenie të tjera.
Graviteti atje është 1.4 herë më i lartë nga ai i tokës. Qelli është i mbuluar me re në nivelin 60%, mbulimi i tokës nga retë është në nivelin 50%, pra nuk është një diferencë e lartë.
Planeti HD85512b, orbiton pranë një ylli që gjendet 35 vite dritë nga toka, në yjësinë Vela.
(a.h/BalkanWeb)