×

Zbulohet planeti i përbërë nga diamantët

Zbulohet planeti i përbërë nga diamantët

· 2 · 567

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-08-2011, 00:58:28
Astronomët besojnë se kanë zbuluar një planet të përbërë tërësisht nga diamantet. Lajmi është publikuar nga revista Science. Ylli mendohet të jetë thelbi i tkurrur i një ylli dikur të madh.
Shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit mendojnë se kanë zbuluar një yll në Rrugën e Qumështit që është shndërruar në një planet të vogël i përbërë prej gurëve të çmuar.
Planeti është sa pesë herë diametri i Tokës, dhe ka masë pak më të madhe se Jupiteri. /panorama

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-12-2011, 15:10:49
Edhe pse çdokush ka të drejtë të mendoj për shkuarjen në planetin diamant dhe të fitoj një pasurisë të tërë me një çuarje të kacisë, shkencëtarët porosisin se kushtet për jetesë atje dhe largësia nga Toka, paraqesin pengesa që vështirë kapërcehen.
Ka kohë që dihet se janë zbuluar planetët e pasur me diamante, por dhe se thjeshtë janë tepër larg nga Toka. Sipas fjalëve të Cayman Unterborn, i cili është duke bërë doktoraturë në Universitetin e Ohajos, këta planet janë në largësinë prej në mes 73 dhe 250 vjet drita nga Toka, shkruan Huffington Post.

Ky nuk është problemi i vetëm, për shkak se këta planet janë vende të errët dhe të ftohës, në të cilët jetesa siç e njeh njeriu, thjeshtë nuk mund të mbijetoj. Problemi përfundimtar janë diamantet, për shkak se ata në ato planetë ndodhen thellë nën sipërfaqe, respektivisht rreth 150 kilometra nën sipërfaqen e planetëve.

Për krahasim, vrima më e thellë që e ka bërë njeriu në Tokë është 12 kilometra dhe këtë rekord e mban Exxon Neftegas Limited. Për shkak të kësaj, madje edhe të arrihej deri atje, të mbijetojën kushtet e vështira, do të nevojitej një kaci me të vërtetë unike për të nxjerr ata diamant në sipërfaqe.

Nga gjërat tjera interesante rreth këtyre planetëve, vlen të ceket edhe se ata janë kryesisht të përbërë nga vullkanet joaktive masa e të cilëve mund të jetë edhe deri 15 herë më e madhe se ajo e Tokës. Por, për ndryshim nga Toka, bërthama e së cilës është e pasur me hekur, ndërsa sipërfaqja me materiale në bazë silici, në planetët diamante kryesisht do të mbretëronte karboni. /Telegrafi/