Shkencëtarët besojnë se mund të kenë gjetur një planet të ri në kufijtë e largët të sistemit diellor, sa katër herë Jupiteri.
Orbita e tij është me mijëra herë më larg Diellit se ajo e Tokës, gjë e cila shpjegon faktin që ka mbetur gjithë këtë kohë pa u zbuluar.
Të dhëna që mund të vërtetojnë ekzistencën e Tyche, një gjigant gazi përtej Resë Oort, do të bëhen të ditura në fund të këtij viti, megjithëse disa besojnë se provat janë mbledhur nga NASA me teleskopin e saj hapësinor, Wise dhe pret të dërgohen.
Prof Daniel Whitmire nga Universiteti i Luizianës në Lafayette beson se të dhënat mund të provojnë ekzistencën e Tyche brenda dy viteve.
Ai tha se beson që planeti kryesisht do të përbëhet nga hidrogjeni dhe heliumi, me një atmosferë si e Jupiterit, me njolla, unaza dhe re, duke shtuar: ‘Gjithashtu pritet të ketë edhe satelitë. Të gjithë planetët e hapësirës kozmike kanë satelitë.’
Ai beson se planeti është aq gjigant, saqë do të ketë një temperaturë të ngritur nga formimi që do ta bëj më të lartë se të tjerët, si Plutoni (-73 C), meqenëse një objekti në këtë masë i duhet një kohë e gjatë për t’u ftohur.
Ai dhe Prof Matese në fillim sugjeruan që Tyche ekzisonte për shkak të kometave këndore që po vinin, ku një e pesta e numrit të pritur që nga 1898 hynin më lartë nga ç‘pritet.
Megjithatë, Tyche, nëse ekziston, duhet të zhvendos edhe kometa afër me shtëpinë, nga brendësia e Resë Oort, por nuk janë parë.
Nëse konfirmohet, statusi dhe emri i planetit të ri, që do të jetë i nënti dhe potencialisht më i madhi, duhet të vendoset me marrëveshje nga Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik.
Aktualisht mban emrin Tyche, nga perëndesha greke që qeveriste fatin e një qyteti, emri i tij duhet të ndryshoj, meqenëse e ka origjinën nga një teori që tani është braktisur thuajse totalisht.
http://www.krokodili.com/2011/02/zbulohet-planeti-me-i-madh-ne-sistemin-diellor-dhe-eshte-kater-here-sa-jupiteri/