×

Zbulohet planeti me katër diej

Zbulohet planeti me katër diej

· 2 · 427

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 17-10-2012, 23:07:30
Astronomët kanë zbuluar një planet qiejtë e të cilit janë të ndriçuar nga katër diej të ndryshëm.

Orbita e tij përbëhet nga dy breza me yje një fenomen mjaft i rrallë ky në astronomi.

Zbulimi është bërë nga disa vullnetarë të cilët kanë përdorur faqen e internetit Planethunters.org së bashku me një ekip nga Britania e Madhe dhe institute nga SHBA-të, ndërsa vëzhgimet janë bërë nga Observatori i Keck.

Planeti, që ndodhet vetëm  5.000 vite-dritë larg, është emërtuar PH1 sipas sajtit Gjuetarët e Planeteve(Planet Hunters).

Ai është menduar të jetë një "gjigant gazi" pak më i madh se sa Neptuni, por më shumë se gjashtë herë se madhësia e Tokës.

Zbulohet planeti me katër diej - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 18-10-2012, 08:48:02
Një ekip astronomësh njoftuan sot zbulimin e një planeti, qielli i të cilit ndriçohet nga katër yje, sistemi i parë diellor i këtij lloji i vëzhguar deri tani.

Planeti, i quajtur PH1, gjendet rreth 5 000 vjet dritë larg nga Toka (një vit dritë është i barabartë me 9 461 miliardë kilometra).

"Vetëm gjashtë planete njihen deri tani të rrethuar nga dy yje", theksuan astronomët.

PH1, një planet gjigant me madhësinë e Neptunit, rrotullohet rreth dy yjeve me një masë respektivisht 1,5 dhe 0,41 herë më të mëdhenj se dielli, në 138 ditë.

Ndërsa dy yjet e tjera rrotullohen rreth këtij sistemi planetar në një distancë një mijë herë më të madhe se ajo, Tokë-Diell.

(d.b/BalkanWeb)